• VIDEO

    'LUFTA' për pensionet/ Çoçoli: Premtimet e PS më të matura, të realizueshme brenda 4-vjeçarit! Zotimet e PD, mision i pamundur, kolapsojnë shtetin

    Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, ishte i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ku në mënyrë analitike, sqaroi se sa të realizueshme janë premtimet e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, lidhur me pensionet.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Prill 2025 – Receta/ Ushtrime tonifikimi në shtëpi/ Projekt edukativ i nxënësve

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë / Tartë me petë sfoliatë dhe gliko portokalli / Biskotat e Pashkës.

    Si të tonifikojmë trupin nga shtëpia dhe cilat janë zonat më problematike / '10 minuta për trupin', ushtrime të shpejta për bark, këmbë dhe vithe! Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie, të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin. Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Dy instruktoret Erilanda Bakalli dhe Alma Hasani demostrojnë në studion e “Rreze Dielli” disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.

    MeDit, bota virtuale kthehet në një mundësi për mësim dhe zhvillim, e mbushur me mundësi dhe siguri! MeDit është një aplikacion edukativ për fëmijë, i krijuar në kuadër të modulit të Kompanisë së Nxënësve. “Misioni ynë është të ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për fëmijët në botën virtuale, duke i udhëzuar dhe ndihmuar në fusha të ndryshme të shkencës, artit dhe aktiviteteve të jetës së përditshme përmes videove edukative dhe mësimore” shprehet mësuese Orilda Kalami në studion e “Rreze Dielli”, e cila së bashku me dy gjimnazistet Sindi Sulaj dhe Era Shamata tregojnë më shumë mbi këtë projekt, i cili synon të mbështesë fëmijët e moshës 5-12 vjeçare në zhvillimin e aftësive të reja, duke u ofruar mësime dhe këshilla që i ndihmojnë të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë argëtuese dhe të sigurtë, duke i ndihmuar gjithashtu të bëjnë zgjedhje të mira dhe të shmangin ndikimet negative nga bota virtuale dhe rrjetet sociale.

  • VIDEO

    Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, analisti për Report Tv: Opozita ra në grackën e Kurtit për të fituar kohë

    Seanca e parë e parlamentit të ri në Kosovë dështoi pasi deputetët nuk u betuan dje. Seanca u mbyll që pas dështimit të pikës së parë të rendit të ditës, ku opozita votoi kundër verifikimit të mandateve në raportin e komisionit të përkohshëm.

  • VIDEO

    Inceneratori i Tiranës/ GJKKO dënon me 3 vite burg ish-ministrin Lefter Koka! Përfiton gjykimin e shkurtuar, masa i shuhet pasi dënimi konsiderohet i vuajtur! Dënohen dhe 6 të tjerët, 1 i pafajshëm

    Vjen dënimi i tretë për ish-ministrin dhe deputetin e PS-LSI. GJKKO i jep fund procesit dhe shpall fajtor Lefter Kokën, pas Fierit dhe Elbasanit, edhe për Tiranën. Dënohet me 3 vite, por i ulet një e treta pas gjykimit të shkurtuar. Shpallen fajtorë edhe 6 tëpandehurit e tjerë të dosjes, njëri përfiton pafajësinë. Dy dënime kthehen në shërbim prove, 4 masa sigurie shuhen, edhe 5 vite jashtë funksioneve publike

  • VIDEO

    Gjimnazistët ‘sipërmarrës’ realizojnë projektin edukativ për fëmijët: Presim përgjigje nga Android

    MeDit, bota virtuale kthehet në një mundësi për mësim dhe zhvillim, e mbushur me mundësi dhe siguri! MeDit është një aplikacion edukativ për fëmijë, i krijuar në kuadër të modulit të Kompanisë së Nxënësve. “Misioni ynë është të ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për fëmijët në botën virtuale, duke i udhëzuar dhe ndihmuar në fusha të ndryshme të shkencës, artit dhe aktiviteteve të jetës së përditshme përmes videove edukative dhe mësimore” shprehet mësuese Orilda Kalami në studion e “Rreze Dielli”, e cila së bashku me dy gjimnazistet Sindi Sulaj dhe Era Shamata tregojnë më shumë mbi këtë projekt, i cili synon të mbështesë fëmijët e moshës 5-12 vjeçare në zhvillimin e aftësive të reja, duke u ofruar mësime dhe këshilla që i ndihmojnë të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë argëtuese dhe të sigurtë, duke i ndihmuar gjithashtu të bëjnë zgjedhje të mira dhe të shmangin ndikimet negative nga bota virtuale dhe rrjetet sociale.   

       

  • VIDEO

    ‘Sekretet e barkut petë’ / Ushtrimet më të mira per uljen e barkut ‘Vetëm 5 minuta në shtëpi’

    Si të tonifikojmë trupin nga shtëpia dhe cilat janë zonat më problematike / '10 minuta për trupin', ushtrime të shpejta për bark, këmbë dhe vithe!

    Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie, të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin.  Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Dy instruktoret Erilanda Bakalli dhe Alma Hasani demostrojnë në studion e “Rreze Dielli” disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.

  • VIDEO

    Përplasja me agjentët e BKH-së në Fier, arrestohen 2 nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër

    Arrestohen 2 nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, si edhe një person tjetër, pas përplasjes me agjentët e BKH-së në Fier. Në pranga kanë rënë Ledjan Kapllanaj, Klaudio  Kapllanaj dhe Gerald  Kollçaku. 

  • VIDEO

    Tartë me petë sfoliatë dhe gliko portokalli nga zonja Albana

    Tartë me petë sfoliatë dhe gliko portokalli

    Përbërësit:

    • 1 petë sfoliatë
    • 200 gr gliko portokalli ose reçel portokalli
    • 100 gr krem djathi
    • 1 e verdhë veze
    • Pak sheqer pluhur për zbukurim

    Përgatitja:

    Fillimisht nxehim furrën në 190°C. Përgatisim bazën e tartës. Shtrijmë petën sfoliatë në tavë (mbi letër pjekjeje), me një thikë bëjmë një kornizë të lehtë rreth 1.5 cm nga skajet, që t’i lejojë anët të fryhen bukur gjatë pjekjes. Lyejmë me krem djathi qendrën e petës, sipër vendosim glikonë e portokallit duke e përhapur me kujdes. Mund të shtojmë edhe pak nga lëngu i glikos për shije më të thellë. Lyejmë anët e petës me të verdhë veze dhe e vendosim tartën në pjekje për rreth 20–25 minuta. Pasi të jetë gati e lëmë të ftohet dhe më pas e servirim spërkatur me sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë nga zonja Albana

    Kunguj të mbushur me oriz dhe mish të grirë

    Përbërësit:

    • 4-6 kunguj mesatarë
    • 200 gr mish i grirë
    • 1 filxhan oriz
    • 1 qepë e grirë
    • 3-4 lugë vaj
    • 2 domate ose 3 lugë salcë domate
    • 2 thelpinj hudhër (sipas dëshirës)
    • Majdanoz, kopër ose nenexhik
    • Kripë, piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Lajmë mirë kungujt, presim kapakun sipër dhe me kujdes heqim pjesën e brendshme me një lugë (pa e çarë kungullin). Pjesën e brendshme e grijmë hollë për t'a përdorur në mbushje. Në një tigan skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj. Shtojmë mishin e grirë, kungullin e grirë, domatet, orizin dhe erëzat. E lëmë të gatuhet për 7-10 minuta, derisa masa të lidhet. Shtojmë pak ujë në fund që mbushja të mos jetë shumë e thatë. Mbushim kungujt pa e ngjeshur mbushjen, vendosim kapakët e tyre ose feta domateje. I vendosim kungujt në tenxhere, shtojmë pak vaj, kripë, ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët ose mund t'i vendosim në furrë në pjekje në 190°C për 40–45 minuta.

  • VIDEO

    Biskotat e Pashkës nga Albana/ Ja sekreti që biskotat fatsjellëse të shkrihen në gojë

    Biskotat e Pashkës

    Përbërësit:

    • 250 gr gjalpë i butë
    • 200 gr sheqer
    • 3 vezë (2 për brumin, 1 për lyerje)
    • 60 ml qumësht
    • 1 lugë çaji vanilje ose lëng portokalli
    • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
    • 1 lugë çaji sodë buke
    • 500-550 gr miell
    • Pak lëkurë portokalli për aromë

    Përgatitja:

    Rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet masë e lehtë dhe kremoze. Shtojmë vezët një nga një, pastaj qumështin dhe vaniljen (ose lëngun e portokallit). Përziejmë miellin, sodën dhe pluhurin  pjekës dhe e shtojmë gradualisht në masën e lagësht. Formojmë një brumë të butë, jo ngjitës dhe e lëmë të pushojë 20 minuta. Formojmë më pas biskotat në forma spirale, lakore, ose gërsheta të vogla. I vendosim në tavë me letër pjekjeje dhe lyejmë sipëfaqen me një vezë të rrahur. I pjekim biskotat në furrë në temperaturën 180°C për 15-20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  Ilir Meta tregon si po bën fushatë nga qelia te pse Berisha kandidoi Gjin Gjonin e Arjan Ndojën dy ikonat e drejtësisë së vjetër e deri tek vaksina ka vetëm për lopët e militantëve të partisë.

  • VIDEO

    E FORTË/ Fatura e LaCivita do i kushtojë Berishës, debate në studio! ZBULOHET skenari l Repolitix

     

    Deputeti i PS Petro Koçi tha se Berisha e ka marr LaCivita pasi reputacioni i tij është i ulët. Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje. Koçi u ndal edhe tek integrimi në BE, ku tha meritat janë të gjitha të PS që vendi ka arritur deri në hapjen e disa grupkapitujve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv