-
VIDEO
DOSJA K - Përpjekjet e një gjuhëtari, nën hijen e Sigurimit
Nga vitet e vështira si mësues në zonat e thella malore në Kukës e Krumë, përpjekjet titanike për tu diplomuar në universitet,, ndërsa përballej vështirësi të tjera si mësimdhënës në dajc, të Zadrimës, në Gramsh, dhe në Nikës në Krujës shpresat që e mbanin gjallë se një ditë do të ishte më pranë kryeqytetit e do të thellohej më tepër në fushën e gjuhësisë, studimet e pandërprera në mënyrë autodidakte, mësimi i mbi 5 gjuhëve të huaja për tu thelluar në veprat albanologjike, një diskutim i guximshëm në Kongresin e Drejtshkrimit, dhe tetntativat e njëpas njëshme për të botuar në revistat gjuhësore…. Nga fundi i viteve 50 e deri në fund të viteve ’80 jeta e gjuhëtarit Kolec Topalli do të ishte një martonë sfilitëse sfidash të panumërta të një gjuhëtari pasionant, por që regjimi e mbante në rreth të kuq për shkak të biografisë, dhe nën përndjekje të pandërprerë vit pas viti, përgjatë gjithë diktaturës….
-
VIDEO
Kikia për Report TV: Partitë e vjetra janë kthyer në ‘klube miqsh’ dhe kryetarët në CEO! ‘Shqipëria bëhet’ nuk është e qartë se çfarë përfaqëson
Në "Sot Live në Shqipëri", Kikia tha se partitë e vjetra nuk kanë përpjekje për të ngritur institucione vote, siç e quajti ai, dhe ndaj kjo, sipas analistit, prodhon qasje të padobishme. Nga ana tjetër, Kikia tha se strukturat e partive përfundojnë në ‘klube miqsh’, ‘struktura private’ dhe kryetarët kthehen në ‘CEO’.
-
VIDEO
Fruthi/ Eugena Tomini në Report Tv: Nuk është kryer në kohë vaksinimi, 2 raste janë në Tiranë, të prekurit të moshës nga 1-5 vjeç
Për të folur lidhur me situatën nga fruthi në vendin tonë e ftuar ditën e sotme në emision 'Sot Live në Shqipëri' ishte drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini. Tomini tha se rastet e prekura janë ato që nuk është kryer në kohë vaksinimin.
-
VIDEO
Kosovë/ 15 prill seanca e parë e parlamentit të ri, analisti për Report Tv: Lëvizja Vetvendosje ende nuk ka dhënë ende një emër! Ja cilët janë kandidatët më të përfolur
Në datën 15 prill do mbahet seanca e e parlamentit të ri pas zgjedhjeve të mbajtura në 9 shkurt. Analisti Valon Arifi tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se Lëvizja Vetvendosje nuk ka ende një propozim apo një emër për kryetarin e ri të Kuvendit. Përflitet se Fatmir Limaj mund të një kandidat
-
VIDEO
Prekëse| ‘Si e zbulova problemin e tim biri’, nënë e bir në një rrëfim sfide, force e dashurie
Sot është Dita Botërore e Autizmit, një ditë ndërgjegjësimi lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimit të jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Mbështetja e vogël financiare dhe shërbimet e pakëta publike i pengojnë fëmijët dhe të rriturit me çrregullime të spektrit të autizmit në Shqipëri që të marrin trajtimet e duhura, duke vënë në rrezik zhvillimin dhe të ardhmen e tyre. Elsi nuk i kishte bërë akoma 2 vjeç kur nëna e tij nisi të dyshonte se diçka nuk shkonte me të birin. Pas vizitave të njëpasnjëshme, ai u diagnostikua me çrregullime të spektrit autik, një kalvar dhe një rrugëtim i gjatë mundimesh dhe sfidash. Sot Elsi është 17 vjeç, së bashku me nënën e tij, zonjën Bardha rrëfejnë në studion e “Rreze Dielli” sfidat e të jetuarit me autizmin, dashurinë pa kufij, forcën dhe lidhjen e tyre të veçantë nënë e bir. Bardha Prifti tregon se të gjithë jetën ia ka dedikuar të birit, u largua nga puna dhe është përkushtuar ‘me mish e me shpirt’ siç shprehet ajo që të mund të integrojë sado pak të birin, dhe ndjehet krenare për atë që ka arritur. Nuk harron të falenderojë dhe bashkëshortin e saj, i cili ka qenë mbështetësi i palodhur, por tregon dhe pengun e saj më të madh: ç’do të bëhet me të birin kur ata të mos jenë më?!
-
VIDEO
40 vjeçaret, adoleshenca e dytë / Dashuria dhe marrëdhëniet pas të 40-ve, ja ç’thonë zonjat
Jeta, vetëbesimi, dashuria në dekadën e katërt të një gruaje. Pse dhe si përjetohet adoleshenca e dytë në këtë periudhë? Cili është sekreti për të qenë të lumtur me veten pas të 40-ave? A është më e lehtë apo më e vështirë të fillosh një lidhje të re në këtë moshë? Dashuria dhe marrëdhëniet pas të 40-ave.... Çfarë thonë panelistet e ftuara në studion e "Rreze Dielli", psikologia Bona Miekley dhe këngëtarja Elona Cenaj.
-
VIDEO
‘Kartoni Jeshil’ 1-vjeçar me Maqedoninë e Veriut, qytetarët për Report Tv: Jemi të kënaqur, nëse ulet akoma do jetë edhe më mirë
50 euro për 1 vit do të paguajnë të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët duan të udhëtojnë në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Përfituesit më të shumtë të vlerës së re, janë kryesisht banorët e Bashkive Korçë, Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd, të cilët janë frekuentues të shumtë të Ohrit dhe Strugës, për qëllime tregtare dhe turistike
-
VIDEO
‘Gjatë videoklipit, lindi dashuria’, këngëtarja Elona Cenaj tregon si u dashurua i biri me vajzën e…
Elona Cenaj, një emër i njohur në muzikën shqiptare, ka realizuar ëndrrën e saj fëmijërore për të performuar në skena të mëdha. Me një karrierë të pasur që përfshin koncerte në diasporë dhe pjesëmarrje në evente kulturore prestigjioze, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” ajo ndan momente nga rrugëtimi i saj artistik, rrëfen si lindi pasioni për muzikën dhe për këngët e jugut inspiruar nga i ati që mbante iso-në polifonike, si dhe na prezanton me këngën e saj më të re 'Dashurisë i rëntë pika'. Elona rrëfen duke qeshur se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës, djali i saj 20-vjeçar u dashurua me një nga vajzat e klipit.
-
VIDEO
Pacarok me miell misri dhe spinaq nga zonja Albana
Pacarok me miell misri dhe spinaq
Përbërësit:
- 300 gr miell misri
- 200 gr spinaq
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë ose pluhur pjekje
- 500 ml ujë të nxehtë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle fara luledielli
- 1 lugë gjelle fara kungulli
- 1 lugë gjelle fara susami
- 1 lugë gjelle fara liri
- 50 gr djathë i bardhë
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë miellin e misrit me kripën dhe sodën e bukës. Shtojmë spinaqin e grirë dhe e përziejmë mirë. Ngadalë shtojmë ujin e nxehtë duke e përzier vazhdimisht derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë vajin e ullirit dhe farat e ndryshme. Nëse dëshirojmë, shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar për një shije më të pasur. E lëmë masën të pushojë për 5-10 minuta. Ngrohim një tigan të madh dhe e lyejmë lehtë me vaj. Hedhim masë nga brumi në tavë, e shtypim pak që të marrë formë të sheshtë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 220 gradë për 30 minuta.
-
VIDEO
Drejtoi një prej makinave në vrasjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO lë në qeli ish të dashurën e Safet Bajrit
Eria Ago ka mohuar akuzat dhe ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Nga ana tjetër Apeli i Gjykatës së Posaçme e ka rrëzuar kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
-
VIDEO
Tavë me patëllxhanë dhe djathë / Shije speciale në 5 minuta nga zonja Albana
Tavë me patëllxhanë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 250 ml salcë domate ose domate të grira
- 100 gr djathë kaçkavall të grirë
- 150 gr djathë pice
- 200 gr djathë të bardhë
- 5-6 lugë supe vaj
- 1 filxhan kafeje verë
- 8-10 thelpinj hudhër
- Piper i zi ose i bardhë
- Arrë moskat dhe rigon
- 4-5 domate të vogla
- 1 tufë majdanoz
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët, i presim për së gjati dhe i lëmë 5-10 minuta në ujë me kripë. Ndërkohë përgatisim salcën me domatet e grira ose me salcë domateje. Hedhim në tigan pak vaj dhe domatet, për t'i kaurdisur derisa të treten. Shtojmë pak kripë, piperin e zi ose të bardhë, hudhrat e grira, rigonin, një filxhan kafeje verë, një filxhan çaji ujë dhe i trazojmë të gjitha së bashku. Kontrollojmë shijen për kripë. Patëllxhanët i nxjerrim nga uji dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tigan hedhim pak vaj dhe i vendosim patëllxhanët për t'i skuqur shumë pak nga të dyja anët. Përgatisim djathin e bardhë, duke e prerë në kubikë të vegjël dhe domatet e vogla i presim në katërsh. Fillojmë shtrimin në tavë. Hedhim në fund të tavës 3-4 lugë nga salca e domates, e hapim dhe vendosim me radhë patëllxhanët pranë njëri-tjetrit. U hedhim përsipër nga salca e përgatitur dhe mandej shpërndajmë kubikë nga djathi i bardhë. Mbi të, shtrojmë djathë pice dhe përsëri një shtresë patëllxhanë. Veprojmë njëlloj si në shtresën e parë, hedhim salcë, djathë të bardhë, djathë pice dhe në fund shpërndajmë djathin e grirë. Për ta zbukuruar, vendosim nga një fetë domate, larg njëra-tjetrës dhe pak majdanoz të grirë imët. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë, për 20 minuta.
-
VIDEO
Byreçka role me lakër nga zonja Albana
Byreçka role me lakër
Përbërësit:
- 200 gr lakër
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq
- 2 qepë të njoma
- 1 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë çaji xhenxhefil
- 1 thelpi hudhër
- 8-10 petë për spring rolls
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj, skuqim hudhrën dhe xhenxhefilin për disa sekonda. Shtojmë karrotën e prerë hollë në shirita, specin dhe lakrën e grirë imët. I gatuajmë për 3-4 minuta derisa të zbuten pak. Shtojmë qepët e njoma, salcën e sojës, vajin e susamit, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë dhe e lëmë masën të ftohet. Më pas marrim një petë për spring rolls, vendosim pak nga mbushja në cep dhe e mbështjellim duke mbyllur anët. Lyejmë skajin me pak ujë që të ngjitet dhe kështu veprojmë me të gjithë petët. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë ose mund t'i pjekim në furrë në 180°C për 15-20 minuta.