• VIDEO

    Pitalka me suxhuk nga zonja Albana

    Pitalka me suxhuk

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lugë gjelle sheqer
    • 1 lugë gjelle maja e thatë
    • 300 ml ujë i vakët
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • Fara susami ose të zeza (opsionale)

    Përgatitja:

    Në një tas përziejmë majanë me sheqerin dhe pak ujë të vakët. E lëmë të fermentohet për 5-10 minuta. Shtojmë miellin, kripën, vajin dhe ujin e mbetur. Përziejmë dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për 1 orë, derisa të dyfishohet. Hapim brumin në një formë të rrumbullakët ose katrore dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. E spërkatim sipërfaqen me ujë dhe vendosim farat e susamit. E pjekim në furrë të parangrohur në 220°C për rreth 15-20 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Prill 2025 – Receta/ Të jetosh me autizmin/ Marrëdhëniet pas të 40-ve / Këngëtarja Elona Cenaj

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pacarok me miell misri dhe spinaq / Tavë me patëllxhanë dhe djathë / Byreçka role me lakër.

    Sot është Dita Botërore e Autizmit, një ditë ndërgjegjësimi lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimit të jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Mbështetja e vogël financiare dhe shërbimet e pakëta publike i pengojnë fëmijët dhe të rriturit me çrregullime të spektrit të autizmit në Shqipëri që të marrin trajtimet e duhura, duke vënë në rrezik zhvillimin dhe të ardhmen e tyre. Elsi nuk i kishte bërë akoma 2 vjeç kur nëna e tij nisi të dyshonte se diçka nuk shkonte me të birin. Pas vizitave të njëpasnjëshme, ai u diagnostikua me çrregullime të spektrit autik, një kalvar dhe një rrugëtim i gjatë mundimesh dhe sfidash. Sot Elsi është 17 vjeç, së bashku me nënën e tij, zonjën Bardha rrëfejnë në studion e “Rreze Dielli” sfidat e të jetuarit me autizmin, dashurinë pa kufij, forcën dhe lidhjen e tyre të veçantë nënë e bir. Bardha Prifti tregon se të gjithë jetën ia ka dedikuar të birit, u largua nga puna dhe është përkushtuar ‘me mish e me shpirt’ siç shprehet ajo që të mund të integrojë sado pak të birin, dhe ndjehet krenare për atë që ka arritur. Nuk harron të falenderojë dhe bashkëshortin e saj, i cili ka qenë mbështetësi i palodhur, por tregon dhe pengun e saj më të madh: ç’do të bëhet me të birin kur ata të mos jenë më?!

    Jeta, vetëbesimi, dashuria në dekadën e katërt të një gruaje. Pse dhe si përjetohet adoleshenca e dytë në këtë periudhë? Cili është sekreti për të qenë të lumtur me veten pas të 40-ave? A është më e lehtë apo më e vështirë të fillosh një lidhje të re në këtë moshë? Dashuria dhe marrëdhëniet pas të 40-ave.... Çfarë thonë panelistet e ftuara në studion e "Rreze Dielli", psikologia Bona Miekley dhe këngëtarja Elona Cenaj.

    Elona Cenaj, një emër i njohur në muzikën shqiptare, ka realizuar ëndrrën e saj fëmijërore për të performuar në skena të mëdha. Me një karrierë të pasur që përfshin koncerte në diasporë dhe pjesëmarrje në evente kulturore prestigjioze, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” ajo ndan momente nga rrugëtimi i saj artistik, rrëfen si lindi pasioni për muzikën dhe për këngët e jugut inspiruar nga i ati që mbante iso-në polifonike, si dhe na prezanton me këngën e saj më të re 'Dashurisë i rëntë pika'. Elona rrëfen duke qeshur se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës, djali i saj 20-vjeçar u dashurua me një nga vajzat e klipit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 3 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga ngjarje e rëndë në SPAK te 950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka e deri tek pse po sulmohet Jorida Tabaku nga kamikazët e Berishës?

  • VIDEO

    Dosja e SASPAC/ Karaj: Beqaj rrezikon 20 vite burg, sikur të kishte bërë 4 vrasje! Ilir Metës i janë gjetur edhe 6 telefona nga SPAK! Muça: Për çdo 3 mijë euro një vit burg

    Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi sot edhe dërgimin e dosjes së ish-ministrit Ilir Beqaj në GJKKO nga Prokuroria e Posaçme, me 6 akuza penale. Flasin avokati Leonard Karaj dhe gazetari Flogert Muça, çfarë rrezikon ish-ministri dhe lajmi më i fundit për hetimet ndaj Ilir Metës

  • VIDEO

    ‘Repolitix’/ Gjylameti: Premtimet e PD si ‘Liza në botën e çudirave’, PS rriti rroga e pensione që nga 2013! Alimehmeti: Na vodhët programin

    Të ftuar në panelin e moderatorit Denis Minga, në Report Tv, ishin deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, gjithashtu dhe dy gazetaret e televizionit, Raziela Myslimaj dhe Danjela Maloku

    • VIDEO

      Dosja e SASPAC/ Karaj: Beqaj rrezikon 20 vite burg, sikur të kishte bërë 4 vrasje! Ilir Metës i janë gjetur edhe 6 telefon nga SPAK! Muça: Për çdo 3 mijë euro një vit burg

      Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi sot edhe dërgimin e dosjes së ish-ministrit Ilir Beqaj në GJKKO nga Prokuroria e Posaçme, me 6 akuza penale. Flasin avokati Leonard Karaj dhe gazetari Flogert Muça, çfarë rrezikon ish-ministri dhe lajmi më i fundit p♪7r hetimet ndaj Ilir Metës

    • VIDEO

      Pa Gjurme-‘Nëna dhe motra i vodhën lekët babait’/Djali:Të dyja më urrejnë, kam humbur çdo kontakt

      Braktis djalin e saj dhe për ironi të fatit rrit vajzën e tjetër kujt, kjo është historia shokuese që do të denoncohet pasditen e sotme nga 56-vjeçari Gjet Gjoka.Kjo histori e ka zanafillën në vitin 1988 kur një familje normale, Marte dhe Mark Gjoka jetonin në Rrëshen dhe ishin prindër të një djali, Gjetës. Një ditë nëna e tij duke u kthyer për në shtëpu rastësisht në rrugë ka takuar një grua të komunitetit egjiptian e cila në pamundësi për të rritur vajzën 11 muajshe asokohe, ia jep Martes. Kjo e fundit pa lajmëruar askënd kthehet në shtëpi me vajzën e vogël me qëllim për ta rritur si të ishte vajza e saj. Por kjo gjë nuk u pranua nga I shoqi, Marku i cili pas shumë debateve i kërkoi divorcin dhe kështu nëna braktisi edhe djalin duke u larguar me vajzën e birësuar. Sipas 56-vjeçarit, ishte viti 2006 kur pasi Marku shiti një pronë, zonja Marte bashkë me vajzën vendosi të kthehej sërish në familje duke u ribashkuar… por qëllimi i saj ishin paratë. Ajo arriti t’I merrte bashkëshortit paratë e tokës së shitur ndërsa bleu një shtëpi në Thumanë. Ishte dhjetori i 2021 kur kryefamiljari ndërroi jetë ndërsa sot në atë shtëpi jeton nëna dhe vajza e birësuar. I braktisur sot Gjet Gjoka ka përfunduar rrugëve ndërsa prej 3 vitesh ka shkëputur çdo kontakt me të ëmën.Ai i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” pasi ka një mesazh për të përcjellë ndërsa kërkon të rrëfejë këtë histori të tristë.

    • VIDEO

      Qeveria hije e PD-së dhe emrat e ministrave nëse fiton më 11 maj? Alimehmeti: Shikoni kush prezanton programin sipas fushave dhe mbani shënim me laps!

      Debati në studion e ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme u fokusua edhe tek ajo që mund të ndodhë pas 11 majit nëse dy forcat e mëdha fitojnë, PS për mandatin e katërt dhe PD për t’u rikthyer në pushtet pas 12 vitesh në opozitë.

    • VIDEO

      ‘Repolitix’/ Gjylameti: Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’, kemi rritur rroga e pensione që nga 2013! Alimehmeti: PS na vodhi programin, e realizojmë në 100 ditë, jo me ‘prit gomar, të mbijë bar’

      Të ftuar në panelin e moderatorit Denis Minga, në Report Tv, ishin deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, gjithashtu dhe dy gazetaret e televizionit, Raziela Myslimaj dhe Danjela Maloku

    • VIDEO

      Një nga ne/ Njihuni me Shpëtimin, marangozin që këndon labçe: E kemi në gen, nuk i harrojmë rrënjët

      Me një përvojë mbi 40 vjeçare në treg, ai shquhet për cilësinë, kreativitetin dhe përkushtimin që tregon në punimet e tij. Ndonëse mbizotërojnë prodhimet e importit, Shpëtim Canaj nuk i shikon si pengesë.

    • VIDEO

      Dënimi i Marine Le Pen me 4 vite burg, Falma Fshazi në Report Tv: Vendimi s'është politik, reagimi i saj i ashpër! Gjyqtarët janë marr në mbrojtje

      Për pedagogen Falma Fshazi, e cila ishte sot në një lidhje skype nga Franca në emision ‘Studio Live’, dënimi i Le Pen nuk është poltikë. Ajo tha se gjykata ka fakte dhe prova se ajo, ka abuzuar me fondet europiane.

    • VIDEO

      Haklaj: Partitë e reja u krijuan kur Basha përjashtoi Berishën, refuzuan bashkimin me ne! Saliu i mashtroi, vetting politikës! Muçi: Jo qeveri me PD-PS, të tjerat parti individësh

      "Studio Live” në Report Tv për zgjedhjet/ Kandidati për deputet i KEA në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Azgan Haklaj thotë se partitë e reja i shërbejnë Berishës. Bashkë me të ishte i ftuar edhe një nga krerët e “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi, njëkohësisht i pari si kandidat i listës së Tiranës

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv