-
VIDEO
Pa Gjurme-'Të qëndroje te burri,s'të pranoj në shtëpi'/ 7 vite pa folur,nënë-bijë:Më dh*nonte e më..
Një histori e dhimbshme u trajtua pasditen e some nga nëna e dy fëmijëve, Ylema Dulaj, që ka ngelur pa strehë dhe pa mbështetje. U martua me mblesëri me një burrë 20 vite më të madh. Fillimet e martesës me bashkëshortin Gramoz Lamaj, në kujtesën e 30 vjeçares kanë qenë të qeta. Problemet e ciftit nisën vetem 2 muaj më pas, kur Ylemaja kuptoi se ai luante bixhoz dhe të gjitha lekët i linte atje. Problemet që ish bashkëshorti kishte me përdorimin e alkoolit, bënë që debatet të degjeneronin deri në atë pikë që ai e dhunoi dhe foshnjen 4 muajshe tentoi ta hidhte nga dritarja... Ky ishte momenti që 30 vjecarja vendosi ta denonconte, dhe një vit pas kësaj ngjarje ajo iu drejtua dyerve të gykatës për zgjidhjen e martesës. Nena e re, shkoi te familja e saj për të kërkuar mbështetje. Por nuk ndodhi sic e priti.... Ata e refuzuan kthimin e vajzës në shtëpi, duke i kthyer shpinën. Ka 7 vite që 30 vjecarja është divorcuar dhe po rrit e vetme fëmijët e saj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Mars 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Mpirja e duarve, shkaktarët & trajtimi
Zonja Albana solli një recetë të shpejtë dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Brushtull, Dredhanik me arra.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Prill, përkatësisht 31 mars – 6 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër dinamike ku Neptuni në Dash dhe Mërkuri në retrogradë sjellin zhvillime të stuhishme. “Kjo javë shënon fenomene intensive astrologjike, me Neptunin që hyn në Dash për një periudhë 14-vjeçare, duke ndikuar në vizionet dhe aspiratat kolektive. Mërkuri kthehet në mënyrë retrogradë te Peshqit, duke sjellë paqartësi në komunikime. Aspektet e favorshme të Saturnit dhe Uranit ofrojnë baza të forta, ndërsa Marsi do të rrisë vendosmërinë dhe veprimin”, theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Të paktën një herë në jetë të gjithë mund të kemi përjetuar ndjesinë e mpirjes së duarve. Mpirja e duarve është një ndjesi e çuditshme që mund të ndodhë në duar, gishta, ose ndonjëherë në gishta dhe krah, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi 'nxehtësie' ose 'gjembash', dhe mund të shoqërohet me humbje të ndjeshmërisë. Kjo ndjesi shpesh mund të jetë e përkohshme, por në disa raste mund të jetë një shenjë e një problemi të shëndetit. Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë mpirjen e duarve? Nëse mpirja është përkohshme dhe kalon shpejt ajo mund të mos jetë shqetësuese, por nëse ajo përsëritet apo zgjat shumë mund të jetë sinjal i një problemi shëndetësor. Pikërisht në lidhje me këtë temë, çfarë 'fshihet' pas mpirjes së duarve, flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në “Rreze Dielli”, i cili na tregon shkaqet që sjellin mpirje të duarve dhe disa trajtime natyrale.
-
VIDEO
8 tonë fileto me salmonelë/ AKU kërkon heqjen e licencës për kompaninë AMG, Palnikaj: Nuk e dimë sa mish u konsumua! Audit Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Autoriteti i Ushqimit ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë “AMG”, që futi në Shqipëri mish me salmonelë. Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm Ministrisë së Bujqësisë, Drejtues i Task-Forcës për sigurinë ushqimore tha në Report Tv se nuk dihet se sa mish i kontaminuar është konsumuar.
-
VIDEO
Mpirja e duarve, çfarë fshihet pas / Ylli Merja: Sëmundja që trajtohet me këto veprime të thjeshta
Të paktën një herë në jetë të gjithë mund të kemi përjetuar ndjesinë e mpirjes së duarve. Mpirja e duarve është një ndjesi e çuditshme që mund të ndodhë në duar, gishta, ose ndonjëherë në gishta dhe krah, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi 'nxehtësie' ose 'gjembash', dhe mund të shoqërohet me humbje të ndjeshmërisë. Kjo ndjesi shpesh mund të jetë e përkohshme, por në disa raste mund të jetë një shenjë e një problemi të shëndetit. Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë mpirjen e duarve? Nëse mpirja është përkohshme dhe kalon shpejt ajo mund të mos jetë shqetësuese, por nëse ajo përsëritet apo zgjat shumë mund të jetë sinjal i një problemi shëndetësor. Pikërisht në lidhje me këtë temë, çfarë 'fshihet' pas mpirjes së duarve, flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në “Rreze Dielli” në Report TV, i cili na tregon shkaqet që sjellin mpirje të duarve dhe disa trajtime natyrale.
-
VIDEO
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
Gazetari komentoi takimin e Ramës në Athinë teksa tha se dera e hapur e BE është meritë edhe e diasporës. Ai tha se Athina zyrtare, përveç retorikës, nuk ka ofruar asgjë për Shqipërinë ndërsa shtoi se kryeministri duhet të takohet me faktorin shqiptar atje për të bashkërenduar kërkesat e tyre ndaj shtetit grek.
-
VIDEO
Vrasja e palestinezes/ Miqtë: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se tregonte të vërtetën! Prindërit bënë planin për eliminimin e saj në Tiranë
Historia e vrasjes së palestinezes Rayan Alwan në Tiranë nga babi i saj mbetet e mbushur gjithë mister. Miqtë e saj thonë se prindërit planifikuan vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. Miqtë rrëfejnë se nëna e saj ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se vajza do zbulonte të vërtetën.
-
VIDEO
‘Zhvillime të stuhishme’, Kujdes, këto 3 shenja nga... / Horoskopi javor 31 mars-6 prill
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Prill, përkatësisht 31 mars – 6 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër dinamike ku Neptuni në Dash dhe Mërkuri në retrogradë sjellin zhvillime të stuhishme. “Kjo javë shënon fenomene intensive astrologjike, me Neptunin që hyn në Dash për një periudhë 14-vjeçare, duke ndikuar në vizionet dhe aspiratat kolektive. Mërkuri kthehet në mënyrë retrogradë te Peshqit, duke sjellë paqartësi në komunikime. Aspektet e favorshme të Saturnit dhe Uranit ofrojnë baza të forta, ndërsa Marsi do të rrisë vendosmërinë dhe veprimin”, theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Dredhanik, Brushtull e shkrifët nga zonja Albana
Dredhanik me arra (Brushtull e shkrifët)
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë supe vaj
- 1 lugë supe sheqer
- 3-4 filxhanë kafeje qumësht
- 1 lugë kafeje sodë
- 1 lugë kafeje kripë
- 1 bustinë vanilje
- Ujë sipas nevojës
- Për mbushjen:
- 250 gr sheqer
- 200 gr gjalpë
- 100 ml vaj
- 250 gr arra të shtypura
Përgatitja:
Në një tavë të thellë rrahim vezën, hedhim qumështin, kripën, sodën, vaniljen dhe i përziejmë. Shtojmë një lugë vaji dhe hedhim miellin, duke e punuar për të formuar brumin. Shtojmë pak ujë (nëse duhet) derisa të formohet një brumë si për byrek, jo shumë i fortë. E lëmë të pushojë brumin rreth 15 minuta, duke e mbuluar me një pecetë. E ndajmë më pas në pesë pjesë të barabarta dhe secilën prej tyre, e ndajmë në pesë copa të vogla. I hapim pak me okllai dhe i lyejmë me gjalpë. I vendosim njëra mbi tjetrën pesë e nga pesë. Secilën prej tyre, e hapim petë të madhe. E spërkasim me gjalpë e vaj, me sheqer dhe me arra. E palosim drejt qendrës nga të dyja anët dhe në formë rrethore e vendosim në tavën e lyer. Kështu veprojmë edhe me katër petët e tjera, duke i vendosur në tavë, rreth së parës në formë rrethore. Bëjmë kujdes që petët të mos jenë shumë të ngjeshura me njëra-tjetrën. E vendosim dredhanikun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë, për rreth 50 - 55 minuta. Pas pjekjes, e spërkasim me pak sheqer pluhur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 31 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama mesazh Greqisë nga Athina se ligji i luftës është absurditet te katalogu i babëzisë e deri tek Superioria "hap shalët".
-
VIDEO
Vdekja e Oktapodit 36 vjeçar të Pogradecit! Amarcord, Report Tv
Oktapodi i Pogradecit, krijimi, rrënimi, shkëlqimi, i bar restorantit të njohur të ushqimit social me jetën e ndërprerë në mes ashtu siç një dashuri lihet përgjysmë krejt papritur! Kush e krijoi, kush punoi në të dhe kush pati fatin ta shijonte?
-
VIDEO
‘Veri -Jug’/ Në qytezën antike ilire të Orikut, peshkatari i vjetër rrëfen sekretet e punës
Perla e kësaj qyteze të zbuluar vetëm tre vjet më parë është teatri antik me 500 ulëse, muri rrethues i qytezës, banesat e vjetra dhe limani epirot, vendi ku u ndeshën dy gjeneralët e mëdhenj romakë Jul Cezari dhe Pompeu.
-
VIDEO
Adoleshentët e sotëm dhe sfidat e edukimit! Psikoterapisti zbulon moshat më delikate l Klinika 24
Ndërsa në pjesën e dytë me terapistin ndalemi tek problemet që sjell një moshë sfiduese siç është adoleshenca… Do të tentojmë t ju përgjigjemi pyetjeve që ngre mini seriali britanik më i ndjekur për momemtin Adolescence…