-
VIDEO
Mjeshtër në riparimin ne biçikletave, Myzafer Duraku rrëfen zanatin që ka trashëguar nga babai i tij
Myzafer Duraku, mjeshtër në riparimin ne biçikletave në qytetin e tij të vendlindjes, thotë se zanatin e punës e ka trashëguar nga babai I tij dhe me këtë zanat ai mund të mbajë ekonomikisht familjen e tij.
-
VIDEO
Këpucar 60 vjet me çekiç në dorë, Xhevat Ceni rrëfen historinë e zanatit
Xhevdet Ceni, këpucar i vjetër në lagjen Perash të Shkodrës, rrëfen historinë e punës dhe zanatit të këpucbërësit, prej më shumë se 60 vjetësh.
-
VIDEO
'Shkodra e zanatçinjve duarartë' l Veri Jug
Veri Jug ka udhëtuar në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, në Shkodër dhe është ndalur në dy familje zanatçinjsh të vjetër. Në dyqanin e vogël të Xhevdet Cenit, këpucbërës dhe tek Myzafer Duraku, riparues biçikletash ose biçiklist. Ndiqni hap pas hapi magjinë e punës, krijimin e këpucëve të reja disa prej të cilave kanë shkuar deri në Amerikën e largët dhe pasionin e një biciklisti që mban në muret e servisit një fotografi të rrallë, dy biçiklistë fotografuar nga studio Marubi në vitin 1897. Ndiqni reportazhin “Shkodra, qyteti I zanatçinjve duarartë”, të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
Klinika 24- Llojet e anestezisë gjatë procesit të lindjes! Efektet dhe a ndikojnë tek i sapolinduri?
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit
-
VIDEO
Sa e rrezikshme është Salmonela? Ushqimet që bartin bakterin, receta në kushte shtëpie l Klinika 24
Sa të rrezikuar jemi nga salmonela, ç’duhet të bëjmë në kushte shtëpie nëse dyshojmë se jemi prekur, ndiqni mjeken infeksioniste këtë të shtunë në emisionin Klinika 24.
-
VIDEO
Komunistët e Shqipërisë në dokumentat e GESTAPO-s dhe si u krijua PKSH!
Cilat ishin shkaqet e para për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare? Kush e krijoi PKSH-në dhe cili i ftoi jugosllavet të vinin ne? Për herë të parë, çfarë thonë dokumentet gjermane për mbirjen e komunizmit në Shqipëri fill pas vitit 1937 dhe kë dërguan gjermanët këtu? I ftuar ne studio historiani dhe studiuesi Marenglen Kasmi. Esencë, sonte, ora, 21:00 në Report Tv
-
VIDEO
Këlliçi denoncon presionin e Veliajt ndaj Drejtësisë, por është ai që bën presion mbi SPAK për të hetuar gazetarët që e kritikojnë si politikan!
“Këlliçi denoncon presionin e Veliajt ndaj Drejtësisë, por është ai që bën presion mbi SPAK për të hetuar gazetarë”. Kështu e komentoi sot gazetari Carlo Bollino në Report TV sulmin e radhës nga kandidati i PD-së, Belind Këlliçi.
-
VIDEO
Baze: SPAK po vepron me dy standarde, po futet në anarki! Përgjimet dëmtojnë vetëm reputacionin e tij dhe jo tonin! Zvarritja e gjyqeve ekskluzivitet i Berishës, s’e zhbën dot reformën
Gazetari Mero Baze shpjegon në një intervistë të dhënë sot për “Studio Live”, në Report Tv, se si SPAK po krijon standarde dyfishe në lidhje me publikimin e përgjimeve apo hetimeve të dosjeve, duke mos marrë as masa dhe madje lejuar publikimin në disa raste. Dyshimet për keqpërdorim nga segmente të caktuara
-
VIDEO
‘Divorcoi gruan, kunati e vrau mizorisht’/Babai i viktimës:E donim si vajzë, gjakun se fal
Ngjarja e 21 shtator 2019 që tronditi qytetin e Lezhës, ku Albert Kaca aksidentoi për vdekje ish kunatin Ylli Mena. Ngjarje e cila u denoncua edhe në emisionin Pa Gjurmë nga prindërit e viktimës Preng dhe Mrikë Mena. Prej vitit 2019 kur ata humbën të birin nga kjo jetë vetem 38 vjec, gjithashtu çifti Mena kishin humbur kontaktet edhe me 3 mbesat e mitura. Vajzat u larguan së bashku me nënën e tyre drejt Italisë. Dy të moshuarit nuk kanë pasur kurrë konflikte me familjen Kaca, por bënë fajtor Albertin, për të cilin thonë se aksidentoi me dashje djalin e tyre, duke i marrë jetën për shkak të divorcit me të motrën. Mrikë rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ se çifti shkonin mirë dhe duheshin me njëri-tjetrin ndërsa me plagë në zemër nuk di të thotë pse ajo martesë përfundoi në divorc e më pas në tragjedi. Me dhembje të madhe gjyshërit kërkuan që të shihnin 3 mbesat e tyre dhe të ruanin kontaktet. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish-nuses së tyre Shpresa Kacës, e cila hodhi poshtë pretendimet e familjes Mena ndërsa tregoi edhe shkaqet e divorcit. Të dy palët u përballën live me njëri tjetrin duke ngritur akuza të rënda mes tyre.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Prill 2025 – Receta/ 3 motra kampione/ Fenomeni ‘Adoleshenca’/ Komploti botëror kundër grave
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me perime / Bishtaja me mish viçi / Sallatë me oriz të zi.
Në studion e “Rreze Dielli” jemi me tre vajza të jashtëzakonshme, të cilat jo vetëm ndajnë të njëjtin pasion për atletikën, por edhe të njëjtin gjak. Janë tri motra, tri kampione dhe tri histori suksesi që i kanë bërë krenarë jo vetëm familjen, por edhe gjithë Shqipërinë. Ato kanë ndjekur rrugën e një emri të madh të atletikës shqiptare – kampiones Luiza Gega – dhe sot janë ndër sportistet më premtuese të vendit. Me medalje të fituara në kampionate kombëtare, ballkanike dhe europiane, ato tregojnë se talenti dhe përkushtimi janë një trashëgimi e vyer në familjen e tyre. Por si është të ndash sportin me familjen? A ka konkurencë mes tyre? Si është raporti me Luizën dhe çfarë ëndrrash kanë për të ardhmen? Sot do t’i zbulojmë të gjitha këto në një bisedë të ngrohtë e plot energji me tre kampione të atletikës Relaksa, Redia dhe Alesia Dauti!
Një film që po bën bujë dhe ka ndezur debatet! "Adolescence" është duke u ndjekur masivisht dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme tek të rinjtë dhe prindërit. Çfarë fshihet pas këtij fenomeni? Si ndikon tek adoleshentët dhe çfarë mesazhesh përcjell? Çfarë elementesh sociale e bëjnë atë kaq tërheqës për këtë grupmoshë? A mund të ketë ndikime pozitive apo negative në sjelljen e të rinjve, si mund ta analizojmë këtë nga pikëpamja sociologjike? A tregon ky film një pasqyrë të vërtetë të jetës së adoleshentëve dhe cilat janë sot sfidat më të mëdha të tyre, por dhe vetë prindërve? Në studion e “Rreze Dielli” kemi një eksperte të fushës, sociologen Rajna Kovaçi për të analizuar këtë fenomen më nga afër.
Përmes prizmit të këndvështrimit femëror, libri “Komploti botëror kundër grave” gjurmon dhe ndjek që nga fillimi zhvillimin në historinë njerëzore të grave dhe të burrave. Në libër shpalosen shumë personazhe botërore, që nga lashtësia e deri në ditët tona, si dhe rrëfehet mënyra se si ka ndikuar në formimin e gruas të ditëve tona. Nëse doni të kuptoni sekretet e komplotit botëror të grave dhe fillesat e lëvizjes feministe, çlirimin nga paragjykimet etj, ky libër është shumë i vlefshëm për gratë! Ky libër i Azora Rajs vjen i përkthyer në shqip nga Rajna Kovaçi, e cila na tregon më shumë në studion e “Rreze Dielli”.
-
VIDEO
Hakerimi në SPAK, flet ish-prokurori për Report Tv: Nuk ka rrjedhje informacioni, duhen marrë masa
I ftuar në studio ishte ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili ka folur në lidhje me lajmin e hakerimit e email-ve të Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Pse fenomeni ‘Adoleshenca’ po ndez debatet në botë?
Një film që po bën bujë dhe ka ndezur debatet! "Adolescence" është duke u ndjekur masivisht dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme tek të rinjtë dhe prindërit. Çfarë fshihet pas këtij fenomeni? Si ndikon tek adoleshentët dhe çfarë mesazhesh përcjell? Çfarë elementesh sociale e bëjnë atë kaq tërheqës për këtë grupmoshë? A mund të ketë ndikime pozitive apo negative në sjelljen e të rinjve, si mund ta analizojmë këtë nga pikëpamja sociologjike? A tregon ky film një pasqyrë të vërtetë të jetës së adoleshentëve dhe cilat janë sot sfidat më të mëdha të tyre, por dhe vetë prindërve? Në studion e “Rreze Dielli” kemi një eksperte të fushës, sociologen Rajna Kovaçi për të analizuar këtë fenomen më nga afër.