• VIDEO

    Karta e Vuçiç për zgjedhjet në Serbi/ Behluli për Report Tv: Flitet se do propozojë një kryemnistër me nënshtetësi amerikane

    Zhvillimet e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës në Serbi pas presionit të protestave masive kanë qenë dhe diskutimi në studion ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. E ftuara, Ardita Behluli analiste në lidhje me çështjet ndërkombëtare ka folur për zhvillimet në Beograd.

  • VIDEO

    A është fëmija im autik? Spiro Saqellari: Ja si të dalloni shenjat e hershme, vendimtare...

    A është fëmija im autik? Logopedi Spiro Saqellari flet në studion e “Rreze Dielli” për rëndësinë e dallimit të shenjave të hershme të një fëmije me këtë çrregullim. Si prind ju nuk do të besoni kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm, idealisht përpara moshës 18-muajshe bën një diferencë të madhe. Autizmi është një spektrum i çrregullimeve, shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërveprojë me të tjerë. Shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë çrregullime mesatare, ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar. Por çdo fëmijë në spektrin autik ka problem, në këto tre fusha: Komunikimi verbal dhe jo verbal; Ndërveprimi me të tjerë dhe botën jashtë dhe Mendimi dhe sjellja fleksibël. Logopedi dhe njëkohësisht specialisti i autizmit, Spiro Saqellari tregoi disa nga shenjat më dalluese të një fëmije autik si dhe u ndal në thirrjen për prindërit “Kushtojini më shumë vëmendje dhe kohë fëmijëve sa janë të vegjël, mos i lini para ekraneve, por flitini, lexojini dhe tregojuni sa më shumë përralla!”, një apel ky si për prindërit ashtu për dhe gjyshërit.

  • VIDEO

    Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni për Report Tv: I gjithë prilli do të dominohet nga reshjet e shiut! Java që vjen do të jetë e ftohtë

    Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, reshjet e shiut vijojnë të jenë ende prezente në vendin tonë. Temperaturat do të ulen me 1-2 gradë. Të premten në veri të vendit, kryesisht në Alpe do të kemi reshje të dëborës

  • VIDEO

    'Jam e sëmurë', GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, anëtare e organizatës kriminale të Suel Çelës

    GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, e akuzuar nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, të vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës.

    • VIDEO

      Fokaçe me ullinj nga zonja Albana

      Fokaçe me ullinj

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 300 ml ujë i vakët
      • 7 gr maja e thatë / 20 gr maja e freskët
      • 2 lugë gjelle vaj ulliri
      • 1 lugë çaji kripë
      • 1 lugë çaji sheqer
      • 100 gr ullinj
      • 1 lugë çaji rigon ose trumzë
      • Kripë e trashë për sipërfaqen

      Përgatitja:

      Në një tas përziejmë ujin e vakët me majanë dhe sheqerin. E lëmë të pushojë për 5-10 minuta, derisa të shkumojë. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin e ullirit. I përziejmë mirë dhe më pas e kalojmë në një sipërfaqe të lyer me pak miell për ta punuar brumin për rreth 10 minuta, derisa të bëhet elastik dhe i butë. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të vijë për 1 orë derisa të dyfishohet në vëllim. Pasi brumi të ketë ardhur, e shtrijmë në një tavë të lyer me vaj ulliri, duke e shtypur lehtë me gishta për të krijuar gropëza të vogla. Shtojmë ullinjtë në sipërfaqe, duke i shtypur pak që të futen në brumë. E spërkatim fokaçen me vaj ulliri dhe pak kripë të trashë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën  200°C për rreth 20-25 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE në Tiranë, pritet takim me kreun e KQZ

      Ambasadori Lamberto Zannier, që do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit, ka mbërritur në Tiranë. Zannier mësohet që ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

    • VIDEO

      Makarona guacka të mbushura me ragù nga zonja Albana

      Makarona guacka të mbushura me ragù

      Përbërësit:

      • 250 gr makarona guacka të mëdha
      • 1 qepë e vogël
      • 1 karrotë e vogël
      • 2 thelpinj hudhër
      • 200 ml salcë domatesh
      • 350 gr ragù
      • 2 lugë gjelle vaj ulliri
      • 1 lugë çaji rigon
      • 1 lugë çaji kripë
      • ½ lugë çaji piper të zi
      • 100 gr djathë i grirë
      • 100 gr djathë mocarela
      • 1 vezë

      Përgatitja:

      Fillimisht përgatitim salcën e ragù-së. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën e karrotën derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe më pas salcën e domates dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim ragu-ne e gatshme, rigonin, kripën dhe piperin. E lëmë salcën të gatuhet në zjarr të ulët për pak minuta, derisa të lidhet. Ndërkohë ziejmë makaronat sipas udhëzimeve të paketimit derisa të jenë "al dente", më pas i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Pasi salca të jetë ftohur pak i shtojmë një vezë dhe pak djathë parmixhano (rreth 50 gr) për t’i dhënë një teksturë më të qëndrueshme. Mbushim secilën guackë me një lugë ragù dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. I mbulojmë me pak salcë domatesh të mbetur, vendosim sipër mocarelën dhe pjesën tjetër të djathit parmixhano. E vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 20-25 minuta.

    • VIDEO

      Supë me thjerrëza të kuqe dhe patate nga zonja Albana

      Supë me thjerrëza të kuqe dhe patate

      Përbërësit:

      • 200 gr thjerrëza të kuqe
      • 2 patate mesatare
      • 1 qepë e vogël
      • 1 karrotë
      • 2 thelpinj hudhër
      • 1 domate ose 1 lgj salcë domatesh
      • 1 lugë gjelle vaj ulliri
      • 1 lugë çaji rigon / trumzë
      • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
      • 1.2 litra ujë ose lëng perimesh
      • Kripë dhe piper sipas shijes
      • Lëng limoni për shije (opsionale)
      • Majdanoz i freskët për zbukurim

      Përgatitja:

      Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë karrotën dhe patatet, vijojmë me kaurdisjen për disa minuta, më pas shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates. Hedhim thjerrëzat e kuqe të shpëlara, kripën, piperin, rigonin dhe specin e kuq pluhur. I përziejmë mirë duke shtuar  ujin ose lëngun e perimeve. E lëmë supën të ziejë në zjarr të ulët për rreth 25-30 minuta, derisa thjerrëzat dhe patatet të zbuten plotësisht. Nëse dëshirojmë një teksturë më kremoze, mund ta kalojmë supën në blender dore. E shërbejmë të ngrohtë me majdanoz të freskët dhe disa pika lëng limoni sipër për një shije më të freskët.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 prill 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga  misteri me LaCivita-n te vota e diasporës mund ta shkundë politikën shqiptare e deri tek historike ,në Shqipëri do të zhvillohet Europian futbolli.

    • VIDEO

      PRAPASKENAT/ Berisha pas 11 Majit, do 'zhduket'! DEBATE, a do i njohë opozita zgjedhjet?

      Analiza politike dhe projeksioni elektoral për 11 majin në studion e Report Tv, në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’. A do ketë rotacion mes forcave të mëdha, apo do ketë thyerje të bipolaritetit PS-PD. A premtojnë forcat e reja, argumentet dhe tezat politike

      • VIDEO

        Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe me Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, po nuk iku ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren

        "Sali Berisha mashtrues dhe nonsens!" I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati analizoi zhvillimet politike të ditëve të fundit, fushata elektorale, akuzat PD-PS për programin elektoral, SPAK-un dhe situatat gjeopolitike në rajon. Çfarë mendon për sondazhet dhe rezultatin e zgjedhjeve

        • VIDEO

          Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin

          Ibsen Elezi u shpreh se politika komandohet nga Rama dhe Berisha, ndërsa Meta nuk ka më peshë politike. Teksa u ndal tek partitë e reja, Elezi tha se ato duhet që të ishin bashkuar kundër partive të vjetra në këto zgjedhje.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv