-
VIDEO
3 motrat kampione atletike, rrëfimi i veçantë / Ja surpriza e Luiza Gegës
Në studion e “Rreze Dielli” jemi me tre vajza të jashtëzakonshme, të cilat jo vetëm ndajnë të njëjtin pasion për atletikën, por edhe të njëjtin gjak. Janë tri motra, tri kampione dhe tri histori suksesi që i kanë bërë krenarë jo vetëm familjen, por edhe gjithë Shqipërinë. Ato kanë ndjekur rrugën e një emri të madh të atletikës shqiptare – kampiones Luiza Gega – dhe sot janë ndër sportistet më premtuese të vendit. Me medalje të fituara në kampionate kombëtare, ballkanike dhe europiane, ato tregojnë se talenti dhe përkushtimi janë një trashëgimi e vyer në familjen e tyre. Por si është të ndash sportin me familjen? A ka konkurencë mes tyre? Si është raporti me Luizën dhe çfarë ëndrrash kanë për të ardhmen? Sot do t’i zbulojmë të gjitha këto në një bisedë të ngrohtë e plot energji me tre kampione të atletikës Relaksa, Redia dhe Alesia Dauti!
-
VIDEO
Pastiçe me perime nga zonja Albana
Pastiçe me perime
Përbërësit:
- 250 gr makarona
- 2 vezë
- 200 ml qumësht
- 100 gr djathë të bardhë
- 50 gr kaçkavall të grirë
- 1 kokë brokoli
- 1 kokë lulelakër
- 1 karotë
- ½ filxhan bizele të ziera
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon sipas shijes
Përgatitja:
Ziejmë makaronat sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë kaurdisim perimet në një tigan me pak vaj ulliri për 5-7 minuta, derisa të zbuten pak. I lëmë të ftohen pak dhe më pas rrahim në një tas vezët me qumështin, djathin e bardhë, djathin kaçkavall, kripën, piperin dhe rigonin. Bashkojmë makaronat e ziera me perimet e kaurdisura dhe përzierjen e vezëve. E hedhim masën në një tavë të lyer me pak vaj ose të shtruar me letër pjekjeje dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër.
-
VIDEO
Sallatë me oriz të zi nga zonja Albana
Sallatë me oriz të zi
Përbërësit:
- 1 filxhan oriz të zi
- 1 kastravec
- 1 spec i kuq
- ½ filxhan misër të zier
- 1 karotë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Domate të vogla
- Lëngu i ½ limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Fara susami të pjekura
Përgatitja:
Shpëlajmë orizin me ujë të ftohtë dhe e vendosim të ziejë në ujë të vluar për rreth 50 minuta, derisa të zbutet. Më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë presim perimet sipas përmasave të dëshiruara. Në një tas të madh kombinojmë orizin e zi me perimet e prera dhe misrat e zier. Përgatisim dressing-un, përziejmë vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. E hedhim mbi sallatë, e trazojmë mirë dhe e spërkatim me fara susami dhe majdanoz.
-
VIDEO
Hakimi i SPAK/ Softa: Duhet gjetur kush janë porositësit e sulmit! Prençi: U bë për shantazhim
'Frontline' në Report Tv/ Hakimi i sistemit të sigurisë kibernetike të SPAK-ut është edhe lajmi më i rëndësishëm i ditëve të fundit që ka kapur në befasi të gjithë opinionin publik, pasi bëhet fjalë për institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë
-
VIDEO
Bishtaja me mish viçi nga zonja Albana
Bishtaja me mish viçi
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 500 gr bishtaja të freskëta
- 2 patate
- 1 qepë e madhe
- 2 domate ose 2 lgj salcë domate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 karotë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gotë ujë ose lëng mishi
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Majdanoz i freskët për zbukurim
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe ngrohim vajin dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin një ngjyrë të lehtë kafe. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të bëhet e tejdukshme. Më pas, shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë më pas karotën, specin e kuq, kripën, piperin dhe domatet. I përziejmë mirë dhe i lëmë të gatuhen për 5 minuta. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë gatimin në zjarr të mesëm për rreth 30 minuta derisa mishi të zbutet. Në fund shtojmë bishtajat në tenxhere dhe e lëmë gjellën të gatuhet avash avash për rreth 20-30 minuta të tjera, derisa bishtajat të zbuten dhe të marrin shijen e salcës. Kur gjella të jetë gati e servirim spërkatur me pak majdanoz.
-
VIDEO
Gratë në zgjedhje/ Zotaj: Në PD e njëjta fytyrë, që kur isha e vogël! Kocaqi: Censurë ndaj femrave! Gjuzi: Ja pse thashë se Rama është 10 hapa para! Kuçana: Jo diferencime
'Frontline' në Report Tv/ Hakimi i sistemit të sigurisë kibernetike të SPAK-ut është edhe lajmi më i rëndësishëm i ditëve të fundit që ka kapur në befasi të gjithë opinionin publik, pasi bëhet fjalë për institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 4 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga hakerohen kompjuterët e prokurorëve të SPAK te Lulzim Basha surpriza e kësaj fushate e deri tek etja e resorteve.
-
VIDEO
'Babai ma vr*u nënën, më çoi tek trupi i saj’/Vajza:E mashtrova t’i shpëtoja, se donte të…
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Prill 2025 – Receta/ Ankthi, sfida e shekullit modern/ ‘Engjelli mbrojtës’ i kafshëve
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pitalka me suxhuk / Tavë kosi me mish qengji /Krem limoni.
Ankthi, sfida e shekullit modern! Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne. Gjendje ankthi, depresion, sulme paniku, çrregullime të humorit dhe deri çrregullime të personalitetit… Vitet e fundit, numri i shqiptarëve dhe kryesisht të rinjve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni është rritur në mënyrë dramatike. Të gjithë përjetojnë stres dhe ankth në momente të ndryshme të jetës së tyre, por kur një problem kërkon vëmendjen tonë? Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për të menaxhuar ankthin dhe si shërohet ai? Psikologia Ema Bruci në studion e “Rreze Dielli” thekson simptomat më kryesore të shfaqes së stresit dhe ankthit të cilat janë sinjale për të kërkuar ndihmën e duhur në kohë. “Stresi është një gjendje që duhet trajtuar që në hapat e parë të tij duke parandaluar kështu ankthin, panikun dhe rënien në depresion”, ishte apeli i psikologes.
Jeton me 9 kafshë, të cilat i ka marrë nga Shqipëria dhe i mban në shtëpinë e saj në Kanada. Ajo është shkodrania Oli Pero, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, e cila këto ditë ndodhet në Shqipëri për ‘misionin’ e saj të jetës: mbrojtjen e kafshëve. Pa frikë Olin mund ta quajmë ‘engjellin mbrojtës të kafshëve’, e ftuar në studion e Rreze Dielli tha se dashuria e saj për kafshët ka lindur bashkë me të. “Angazhimi im për mbrojtjen e kafshëve është diçka që e konsideroj të drejtë për shoqërinë shqiptare, duke patur parasysh se ka shumë pak ndërgjegjësim për këtë çështje” theksoi ajo. Prej më shumë se një dekadë Oli ka një strehë që operon në Shkodër për mbrojtjen e kafshëve, dhe pavarësisht se jeton në Kanada e vijon angazhimin e saj, ka strehuar qindra kafshë në strehën e krijuar ‘Animals Needs Me’.
-
VIDEO
‘Ankthi godet 9 organe’, Psikologia: Shërimi nis nga…
Ankthi, sfida e shekullit modern! Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne. Gjendje ankthi, depresion, sulme paniku, çrregullime të humorit dhe deri çrregullime të personalitetit… Vitet e fundit, numri i shqiptarëve dhe kryesisht të rinjve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni është rritur në mënyrë dramatike. Të gjithë përjetojnë stres dhe ankth në momente të ndryshme të jetës së tyre, por kur një problem kërkon vëmendjen tonë? Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për të menaxhuar ankthin dhe si shërohet ai? Psikologia Ema Bruci në studion e “Rreze Dielli” thekson simptomat më kryesore të shfaqes së stresit dhe ankthit të cilat janë sinjale për të kërkuar ndihmën e duhur në kohë. “Stresi është një gjendje që duhet trajtuar që në hapat e parë të tij duke parandaluar kështu ankthin, panikun dhe rënien në depresion”, ishte apeli i psikologes.
-
VIDEO
Tavë kosi me mish qengji nga zonja Albana
Tavë kosi me mish qengji
Përbërësit:
- 1 kg mish qengji
- 3 lugë gjelle oriz
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 litër kos
- 3 vezë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim mishin e qengjit të prerë në copa. E kriposim dhe e pjekim në furrë me 200°C për rreth 30-40 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë , duke shtuar pak ujë gjatë pjekjes që të mos thahet. Ndërkohë në një tas përziejmë kosin me vezët dhe miellin derisa të bëhet një masë homogjene. Ngrohim gjalpin në një tigan dhe shtojmë përzierjen e kosit, duke e trazuar vazhdimisht. Pasi mishi të jetë pjekur, shtojmë orizin e shpëlarë në tavë dhe hedhim përzierjen e kosit sipër. E lëmë tavën e kosit të piqet në furrë në 180°C për 30-40 minuta.
-
VIDEO
Krem limoni, ëmbëlsira me shije delikate me vetëm 2 përbërës nga zonja Albana
Krem limoni
Përbërësit:
- 3 vezë
- 150 gr sheqer
- 50 gr gjalpë
- 100 ml lëng limoni të freskët
- Lëkura e grirë e 1 limoni
Përgatitja:
Në një tas, rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë kremoze. Shtojmë lëngun e limonit dhe lëkurën e grirë. Vendosim tasin mbi një tenxhere me ujë të nxehtë (pa e lejuar të ziejë) dhe e përziejmë vazhdimisht derisa kremi të trashet. E heqim nga nxehtësia dhe shtojmë gjalpin duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht.