-
VIDEO
Sali Berisha, si e përdori funeralin e Azem Hajdarit për të pushtuar Radiotelevizionin Shqiptar!
Shtator 1998, si e përdori Sali Berisha Funeralin e Azem Hajdarit për të sulmuar ndër të tjera edhe Radio Televizionin Publik Shqiptar? Dëshmon Martin Leka, si dhe përse më morën peng protestuesit e Berishës kur mësynë në RTSH! Esencë, sonte, ora 21:00 në Report Tv.
-
VIDEO
Gjendet 15-vjeçarja korçare/I vëllai: Është me të dashurin,më kërcënojnë të heq denoncimin
Prej afro dy javësh një 15 vjeçare është larguar nga shtëpia, pa lënë gjurmë. Denocimin e bën vëllai i saj, i cili nuk ka asnjë kontakt me të motrën prej mëngjesit të datës 2 mars. Vasjola Hoxha nga fshati Bregas i Korçësss fatkeqësisht për herë të parë është larguar nga shtëpia në moshën 13 vjeçare, pasi kishte humbur edhe nënën nga kjo jete. Vajza e mitur largohet me të dashurin e saj dhe jetojnë sëbashku afro dy vite. Kontaktet me familjen ishin te rralla. Para tre javesh babai i saj, Vladimiri nga një infrakt në zemër ndërroi jetë dhe adoleshentja u kthye në shtëpi. Pasi përcolli babain në banesën e fundit, ajo qëndroi disa ditë me të vëllain Serxhon dhe largohet pa i komunikuar asgjë. I vendosur në merak, 22 vjeçari kërkon ndihmë për gjetjen e të motrës dhe dyshon se është larguar me një tjetër person duke u ndarë nga partneri i parë. Ishte duke u gdhirë 2 marsi, kur Serxho ngrihet nga gjumi dhe gjen shtepinë bosh, edhe pse kërkoi në fshat dhe ka bërë një denoncim ne polici, ende nuk është gjetuar asnjë vendodhje e 15 vjeçares Vasjola Hoxha
-
VIDEO
Drejtësia/ Demalia në Report Tv: Me standarde të dyfishta, Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë
Analisti Ilir Demalia ka deklaruar se drejtësia në vend po vepron me standarde të dyfishta. Ai tha se Berisha ka shkelur çdo ligj dhe është i lirë, ndërsa Veliaj në burg.
-
VIDEO
Kaosi në PD/ Lapardhaja: Berisha në fillim i gënjeu demokratët, tani po i tall pas Primareve! Humbi dhe bastionet që fitoi Basha, në lista futi besnikët
I ftuar në ‘Studio Live’ të Report Tv, analisti Namir Lapardhaja ndau disa mendime për situatën më të fundit politike në vend, listat e kandidatëve për deputetë, partitë e reja dhe zgjedhjet e 11 majit. Çfarë mendon për partitë e reja dhe fraksionet opozitare
-
VIDEO
Kaosi në PD/ Xhaferraj për Report Tv: Berisha u rikthye për ta përdorur partinë për interesa personale, zgjodhi besnikët në lista! Na vuri dhe kundër SPAK-ut
Xhaferraj, i ftuar sot në ‘Studio Live’, u shpreh se gjatë këtyre tre viteve Berisha nuk ka pasur asnjë qqllim për të riorganizuar partinë dhe fituar zgjedhjet, pasi edhe sulmi ndaj Lulzim Bashës erdhi vetëm pasi ai e përjashtoi nga partia dhe jo për shkak të humbjeve elektorale të ish-kryetarit
-
VIDEO
Sondazhi i 'Piepolit' në Report Tv, Kikia: Besueshmëria e Berishës ka rënë, zhgënjim pas Primareve! Copëzimi i votës së opozitës i jep fitoren Ramës
Analisti Mentor Kikia shpjegon në ‘Sot, Live në Shqipëri’ pse sondazhet e “Piepoli” janë afër perceptimit të situatës. Për besueshmërinë e Berishës shprehet se edhe zhgënjimi i Primareve ndikoi, duke shtuar se më mirë të mos ishin zhvilluar fare. Kurse për zgjedhjet mendon se 4-5 fraksione të opozitës janë në favor të PS-së, pasi partitë e vogla mund të mos i kthejnë dot votat në mandate
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Mars 2025 – Receta/ Dita e Verës, festë e rituale/ 11-vjeçarja me zërin brilant
Zonja Albana solli tre receta tradicionale plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Ballokumet e Elbasanit / Byreku tradicional me 12 jeshillëqe / Kulaçi i Ditës së Verës. Më pas bisedat në Rreze Dielli u hapën me performancën e veçantë për Ditën e Verës nga fëmijët e Akademisë së Kërcimit ‘Kako Dance Academy’.
Dita e verës festa pagane që daton shekuj më parë, në kohën kur stërgjyshërit tanë kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e lashtë, duke i thurur lavde perëndive të luleve dhe natyrës. Në këtë gëzim, ata ndjenin si detyrë për t’u falur perëndive që u sillnin mirësi dhe begati për mbarë popullatën…dhe kështu lindi festa e mirënjohur dhe sot, për të vazhduar traditën ndër shekuj. Sipas ritit, besnikët e paganizmit pasi vendosin veroren në dorë për pak kohë, kur e heqin e varin atë në degët e thanave, dëllinjave, dafinave dhe shelgjeve. Më pas degët e këtyre pemëve do të këputen e do të vendosen në portat e shtëpive, për të uruar një vit të begatë… Në studio me studiuesen e riteve Jonida Çunga Sela, flasim rreth të panjohurave për ditën e verës, në një vështrim mitologjik për zakonet dhe ritualet e kësaj dite.
Në studion e "Rreze Dielli" ndajmë një bisedë të veçantë me një vajzë të vogël tepër të talentuar. Ajo quhet Amantja Balla dhe që e vogël fare është rritur me pasionin e madh për muzikën. Sot ajo është 11 vjeç dhe ka marrë pjesë në shumë festivale dhe koncerte ku është vlerësuar me çmime. Që e vogël këndonte çdo melodi dhe në moshën 8-vjeçare merr pjesë në festivalin e organizuar nga kantautori Gjergj Leka me këngën "Mësueses time". Një vit më vonë fiton një audicion të hapur në TKOB dhe bëhet pjesë e korit "Zërat e bardhë" udhëhequr nga maestro Dritan Lumshi dhe soprano Sonila Baboçi. Në studion tonë Amantja na tregon më shumë për pasionin dhe ëndrrat e saj, dhe na mrekullon me zërin brilant teksa performon këngën "Zogjtë e zërit tënd" kushtuar të madhes Nexhmije Pagarusha.
-
VIDEO
Mbyllja e Tiktok në Shqipëri, inxhinieri i IT: Mund të minimizohet, por jo bllokim total! Influencuesit reklamojnë VPN për hapjen e tij
Pavarësisht urdhrit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për bllokimin e qasjes në aplikacionin TikTok, platforma vazhdon ende të funksionojë. Besmir Semanaj, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se urdhri tani është dhënë dhe puna i ka kaluar ISP-ve
-
VIDEO
Magjeps 11-vjeçarja me zërin brilant, drithëron me këngën dedikuar Nexhmije Pagarushës
Në studion e "Rreze Dielli" ndajmë një bisedë të veçantë me një vajzë të vogël tepër të talentuar. Ajo quhet Amantja Balla dhe që e vogël fare është rritur me pasionin e madh për muzikën. Sot ajo është 11 vjeç dhe ka marrë pjesë në shumë festivale dhe koncerte ku është vlerësuar me çmime. Që e vogël këndonte çdo melodi dhe në moshën 8-vjeçare merr pjesë në festivalin e organizuar nga kantautori Gjergj Leka me këngën "Mesueses time". Një vit më vonë fiton një audicion të hapur në TKOB dhe bëhet pjesë e korit "Zërat e bardhë" udhëhequr nga maestro Dritan Lumshi dhe soprano Sonila Baboçi. Në studion tonë Amantja na tregon më shumë për pasionin dhe ëndrrat e saj, dhe na mrekullon me zërin brilant teksa performon këngën "Zogjtë e zërit tënd" kushtuar të madhes Nexhmije Pagarusha.
-
VIDEO
Rrënjët e Ditës së Verës, pse 14 Marsi? Ja ritet e lashta dhe gëzimi i stinës së re
Sot 14 mars, Dita e verës festa pagane që daton shekuj më parë, në kohën kur stërgjyshërit tanë kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e lashtë, duke i thurur lavde perëndive të luleve dhe natyrës. Në këtë gëzim, ata ndjenin si detyrë për t’u falur perëndive që u sillnin mirësi dhe begati për mbarë popullatën…dhe kështu lindi festa e mirënjohur dhe sot, për të vazhduar traditën ndër shekuj. Sipas ritit, besnikët e paganizmit pasi vendosin veroren në dorë për pak kohë, kur e heqin e varin atë në degët e thanave, dëllinjave, dafinave dhe shelgjeve. Më pas degët e këtyre pemëve do të këputen e do të vendosen në portat e shtëpive, për të uruar një vit të begatë… Në studio me studiuesen e riteve Jonida Çunga Sela, flasim rreth të panjohurave për ditën e verës, në një vështrim mitologjik për zakonet dhe ritualet e kësaj dite.
-
VIDEO
Byreku i verës me 12 jeshillëqe nga zonja Albana
Byreku i verës me 12 jeshillëqe
Përbërësit:
- 1 pako petë
- Spinaq
- Pazi
- Hithra
- Lëpjetë
- Labot
- Presh
- Qumështore
- Qepë të njoma
- Hudhra të njoma
- Majdanoz
- Nenexhik
- Kopër
- 4 kokrra vezë
- 250 ml qumësht
- 150 ml vaj ulliri
- 200 gr djath i bardhë
- 1 lgj gjalpë i tretur
- Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjitha jeshillëqet pasi i kemi larë mirë, i presim imët, i shtrydhim me duar dhe i përziejmë me djathin e thërrmuar, tre vezë dhe pak qumësht. Pjesën tjetër të qumështit e përziejmë me një kokërr vezë dhe vajin e ullirit për të spërkatur petët. Shtrojmë petët në tepsi duke i spërkatur çdo dy petë me masën e qumështit me vaj. Vendosim mbushjen duke e hapur mirë dhe vazhdojmë me petët e tjera duke i spërkatur. Në fund e lyejmë sipërfaqen e byrekut me gjalpë të tretur dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Kulaçi fatsjellës i Ditës së Verës nga zonja Albana / Ja sa thjeshtë e përgatisni
Kulaçi i Ditës së Verës
Përbërësit:
- 500 gr miell misri (ose përzierje misri & gruri)
- 150 gr sheqer
- 1 lugë çaji sodë buke
- 100 ml vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
- 200 ml kos ose qumësht
- Lëkura e një portokalli ose limoni
- Një majë kripë
- Pak vanilje / kanellë për aromë
- Arra ose fara susami për sipërfaqen
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë miellin me sodën e bukës dhe sheqerin. Shtojmë kripën, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe kanellën. Përziejmë vajin ose gjalpin e shkrirë me kosin dhe e shtojmë gradualisht tek përbërësit e thatë. I përziejmë mirë derisa të formohet një brumë i trashë dhe i njëtrajtshëm. Hedhim brumin në një tavë të lyer me pak vaj ose të mbuluar me letër pjekjeje. Sipas dëshirës mund t'a spërkatim sipër me fara susami ose arra të copëtuara. E vendosim kulaçin të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak, më pas e presim dhe e shërbejmë.