• VIDEO

    Ballokumet e Elbasanit nga zonja Albana, ja si t'i bëni në pak minuta me super shije

    Ballokumet e Elbasanit

    Përbërësit:

    • 500 gr gjalpë
    • 1 kg sheqer i imët
    • 900 gr miell misri
    • 7 kokrra vezë
    • 2 lëvozhga veze me ujë finje

    Përgatitja:

    Në një enë bakri hedhim sheqerin dhe gjalpin e shkrirë të vakët. I rrahim të dy përbërësit fort derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe bashkë me gjalpin të fijëzohet. Më pas shtojmë vezët një e nga një (çdo 2-3 minuta secilën) duke vazhduar rrahjet pa ndërprerje. Pas vezëve futet në masën që po përgatitet lëvozhga me finjën e përgatitur më parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri. Në hapin e fundit hedhim miellin e misrit gradualisht duke vazhduar trazimin. Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për pak minuta dhe më pas hapim ballokumet në një tavë me letër kuzhine dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Kush fiton më 11 Maj? SPAK 'survejon' politikën në zgjedhje

    Rama mbetet sigura më frymëzuese për qytetarët, të cilët do i besonin mandatin e katër më 11 maj me 50.5% të votave. Sondazhi i Piepolit tregon një rënie të besueshmërisë te Berisha dhe PD, ndërsa "Shqipëria Madhështore" del forcë e dytë me 39% të votave. Sipas të anketuarve, injorimi që Berisha i bëri procesit të Primareve dhe listat e mbyllura ulën kredibilitetin e PD te elektorati. 

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 mars 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga kur "dashuria" për Ramën mjafton për t'u bërë deputete e PS-së te Veliaj mbetet në burg e deri tek Shqipëria bëhet gati për Botëror por Sylvinho ka dilema.

    • VIDEO

      Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës

      Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek besueshmëria e partive të reja, tha se priste që pritshmëria të ishte më e lartë.

      Sipas tij, partitë e reja kanë bërë gabim që nuk u bashkuan kundër kryeministrit Rama dhe Sali Berishës.

      ‘Unë prishja që të ishte më e lartë besueshmëria për partitë e reja. Besueshmëria është jo e lartë dhe arsyet janë se disa nga partitë e reja kanë krijuar konflikt mes njëra- tjetrës. Ky është një gabim i madh dhe një përgjegjësi historike. Disa nga partitë e reja do të mbajnë përgjegjësi historike për një moment që vjen 1 herë në 100 vite. Këto 7 parti që janë 3 të reja dhe të tjerat që kanë qenë pjesërisht në poltikë, duhet që të krijonin polin e tyre politikë duke prezantuar një kryeministër të ri. Partitë e reja thoshin nuk bashkëpunojmë me të vjetërit. Po ku vjen më ky moment historik për ti larguar këta nga politika’, tha ai.  

    • VIDEO

      Spahiu: Disa deputet në lista Berishës, ja dha Rama sepse ja merr mbrapsht në 12 Maj

      Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv për muajin mars. Ai tha se janë gati 50 për qind që Berishën se besojnë as për primaret që bënë brenda partisë.

    • VIDEO

      ‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter

      Ish-prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha tha në një intervistë për “Studio Live” në Report TV, se ILD dhe KLP duhet të marrin në shqyrtim sa më shpejt kërkesën e Veliajt për përjashtimin nga çështja të prokurorit Ols Dado, për të cilin thotë se është në konflikt të hapur interesi me të. 

    • VIDEO

      ‘U goditëm nga mbrapa, Zoti na shpëtoi’/Çifti Troshku:As falje nuk kërkoi, por u zhduk…

      21 Nëntor 2024 Ishte kjo datë kur pasi Petrit dhe Suzana Çoshku po udhëtonin me makinë në Harizaj të Kavajës, një person nga Vlora aksidentalisht i përplas nga mbrapa. Nga ky aksident gruaja pësoi dëmtime në krah ndërsa u dërgua me urgjencë tek Trauma në Tiranë. Sipas çiftit nga Kavaja, mjekët e kanë nxjerrë pas një ore Suzanën me pretekstin se gjendja e saj ishte e mirë ndërsa sipas tyre ishte e kundërta. 4 ditë pas qëndrimit në shtëpi, gjendja e gruas u përkeqësua ndërsa sipas përgjigjes së rezonancës, ajo i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Që nga muaji nëntor nëna e 3 fëmijëve jeton me dhimbje të shumta pasi nuk di ku të drejtohet ndërsa edhe gjëndja ekonomike e kësaj familje është tepër e vështirë. Me personin që i aksidentoi nuk kanë patur asnjë kontakt ndërsa çështja ka kaluar në prokurori por sipas tyre kjo çështje po zvarritet. 5 pjestarët e kësaj familje jetojnë në këtë banesë ku përvecse kushtet janë tepër të vështira, ajo gjithashtu nuk është nën pronësinë e tyre, por të një kushërire. Sot të gjendur në udhëkryq çifti Çoshku kërkojnë ndihmën e “Pa Gjurmë” për një zgjidhje për problemin e tyre.

    • VIDEO

      Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Bandat e Berishës në Elbasan po më kërcënojnë

      Ajo publikoi edhe një mesazh të dërguar nga një qytetar demokrat zhvilluar me Flamur Nokën, të cilin e akuzon që së bashku me Luçiano Boçin kanë favorizuar një njeri që sipas saj është i PS.

    • VIDEO

      Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë

      Analisti dhe gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar këtë të enjte në “Sot Live në Shqipëri” për të folur mbi listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me në krye Partinë Demokratike, si dhe Parisë Socialiste, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    • VIDEO

      Polentë me proshutë dhe salcë nga zonja Albana

      Polentë me proshutë dhe salcë

      Përbërësit:

      • 2 litër ujë
      • 1 lugë kripë e trashë
      • 300 miell i verdhë misri
      • 150 gr proshutë derri
      • 100 gr djathë deleje kaçkavall
      • 50-70 gr gjalpë
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 1/2 qepë e vogël
      • 1 thelpi hudhër
      • 8-10 gjethe borzilok
      • 500 gr domate ose 400 gr domate kutie
      • Piper sipas shijes

      Përgatitja:

      Përgatisim polentën me ujë, kripë dhe miell të verdhë. Paralelisht vendosim domatet për një minutë në ujë të vluar, heqim cipën dhe i grijmë trashë. Nëse përdorim salcë domate kutie nuk i kullojmë vetëm i copëtojmë pak. Në një tenxhere, në zjarr të ulët, kaurdisim qepën derisa të bëhet e tejdukshme, shtojmë hudhrën, domatet dhe borzilokun. E lëmë salcën të gatuhet për 15-20 minuta. Kur polenta të jetë në gjysmën e gatimit, shtojmë proshutën e derrit, djathin dhe copat e gjalpit dhe e trazojmë shpesh. Kur polenta të jetë gati e hedhim nëpër pjata dhe e spërkatim me salcën e domates.

    • VIDEO

      Skordhalia, salcë greke me patate dhe hudhër nga zonja Albana

      Skordhalia, salcë greke me patate dhe hudhër

      Përbërësit:

      • 4 patate të ziera
      • 4-5 thelpinj hudhër
      • ½ gotë vaj ulliri
      • 2 lugë gjelle uthull të bardhë /lëng limoni
      • Kripë sipas shijes

      Përgatitja:

      Shtypim hudhrën me pak kripë derisa të bëhet pure. Shtojmë patatet e ziera të shtypura dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene. Duke e përzier vazhdimisht, shtojmë vajin e ullirit pak nga pak, në mënyrë që të emulgohet si majoneza. Shtojmë uthullën ose lëngun e limonit dhe e përziejmë mirë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë të freskët.

    • VIDEO

      Byreçka të ëmbla mini role me krem të bardhë dhe sherbet nga zonja Albana

      Byreçka mini role të ëmbla me krem të bardhë dhe sherbet

      Përbërësit:

      Për kremin:

      • 500 ml qumësht
      • 100 gr sheqer
      • 50 gr niseshte misri
      • 50 gr gjalpë
      • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
      • 2 vezë + 1 e verdhë veze
      • Lëkura e grirë e një limoni

      Për petët:

      • 1 pako petë
      • 100 gr gjalpë i shkrirë

      Për shurupin:

      • 200 gr sheqer
      • 150 ml ujë
      • Lëngu i një gjysmë limoni
      • 1 shkop kanelle

      Përgatitja:

      Fillimisht përgatisim kremin, ngrohim qumështin me lëkurën e limonit në një tenxhere mesatare. Në një enë tjetër rrahim vezët me sheqerin dhe niseshtenë derisa të bëhet një masë homogjene. Shtojmë pak nga qumështi i ngrohtë te masa e vezëve duke e përzier vazhdimisht. E hedhim masën në tenxhere dhe e lëmë në zjarr të ulët derisa të trashet. Më pas e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin dhe vaniljen dhe e lëmë të ftohet pak. Lyejmë një petë me gjalpë të shkrirë, vendosim një tjetër petë sipër saj. Shtojmë një lugë gjelle nga kremi pranë skajit të petës dhe e rrotullojmë në formë roleje. E përsëritim me të gjitha petët dhe i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin. Ziejmë ujin me sheqerin, lëngun e limonit dhe kanellën për 5-7 minuta. Sapo roletë të dalin nga furra, hedhim shurupin e vakët mbi to.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv