• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 mars 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga zbulohen emrat se kush janë kandidatët e PS e PD në 12 qarqe për 11 majin te Dash Sula kalon tek Lapaj e deri tek vetëm 16 nga 74 deputetë të PS janë në listë të mbyllur.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Turp për vjehrrin që më nxorri në TV’/Dhëndri: Vajzën s’ia kam prekur me dorë, ai na ndau

    Prej një kohe të gjatë kjo 43-vjeçare është paralizuar dhe ndodhet në shtrat. Etleva Koçi u braktis nga bashkëshorti në momentet më të vështira të jetës së saj. Përpos sëmundjes dhe divorcit, kjo nënë sot po vuan edhe ndarjen me të bijën. 43-vjeçarja ka humbur kujdestarinë si nënë dhe takimet janë rralluar me vogëlushen e saj. Fajtor ajo ben ish partnerin, i cili jo vetem e keqtrajtoj ne 20 vite martese por sot po hakmerret duke i mohuar dashurinë mbi të vajzën. Denoncimin në Pa Gjurme e përforcoi edhe babai i saj, Musa Koci, i cili rrëfeu jetën e vështirë të vajzës me ish partnerin Irfan Bregu. I moshuar dhe i vetëm kujdeset ditë e natë për Entelën, por zemra i qan edhe për mbesën e vogël. Cifti Etleva dhe Irfan u ndan ligjërisht para tre viteve, por problem ngelet vajza e vogël, e cila aktualisht jeton me të atin në qytetin e Durresit, por jeta e saj nuk është e sigurtë. Gjyshi rrëfeu se Shërbi Social Durrës ka kërkuar ta rrisi familja e nënës, ose në të kundërt do ti hiqet kujdestaria edhe babait dhe vajza do të përfundoj në jetimore Një histori e trisht për fatin e një vogëlushe dhe një nëne që ndodhet në karrige me rrota dhe nuk mund të kujdeset për të. Pas denoncimit në Report TV ka ardhur menjëherë reagimi i Irfanit, ish partnerit të Etleves, i cili kërkoi të përballej me të vërtetën dhe t’ju kthej përgjigje gjithë akuzave të ngritura nga ish nusja dhe vjehrri i tij.

  • VIDEO

    Kaosi në selinë blu dhe zgjedhjet/ Kara: Basha i paralajmëroi deputetët se do zhgënjeheshin, Berisha nuk do mbështetës të SPAK në parti! Do ishte mirë që kjo PD të shkrihej fare

    Juristi Romeo Kara, nga ‘Studio Live’ ditën e sotme, u shpreh se kjo situatë në PD pritej që të vinte dhe tani vetëm sa u bë më e dukshme. Ai shtoi për Report Tv se edhe rastin e Dashnor Sulës e kishin paralajmëruar se do ndodhte, pasi ai është një mbështetës i SPAK dhe Berisha nuk i dëshiron në grupin e tij këta ligjvënës

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Mars 2025 – Receta/ Hipertensioni, dieta DASH më e mira/ Me çiftin e të rinjve

      Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Role me vezë të mbushur me djathë, proshutë dhe brokoli / Supë me pulë dhe oriz / Komposto me ftonj.

      Hipertensioni është një nga problemet më të mëdha shëndetësore të kohëve moderne. Sipas statistikave, miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru dhe probleme të tjera serioze shëndetësore. Por a mund ta mbajmë nën kontroll hipertensionin përmes ushqyerjes? Sa ndikon mënyra e të ushqyerit në hipertension dhe cilat janë gabimet më të zakonshme ushqimore që e përkeqësojnë atë? Sot në studion e “Rreze Dielli” do të flasim për hipertensionin dhe do të ndalemi në dietën DASH, një nga metodat më të rekomanduara për uljen natyrale të presionit të gjakut. Por çfarë është dieta DASH dhe si lindi ajo? A është e mbështetur mbi fakte shkencore dhe prova klinike? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj diete dhe ku bazohet ajo sa i takon planit ushqimor? Nutricionisti dhe eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka na tregoi dhe një regjim konkret ushqimor të një diete që njerëzit duhet të ndjekin.

      Në studion e “Rreze Dielli” flasim me një çift shumë interesant, ata kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe kanë vetëm 6 muaj që kanë vendosur të kthehen përfundimisht në Shqipëri. Erik Birko, është një profesionist i dedikuar në fushën e fitnessit dhe mirëqenies fizike. I lindur në Gjermani, rritur në Greqi dhe formuar profesionalisht në Itali, ka pasur privilegjin të përjetojë dhe të mësojë nga kultura të ndryshme, duke ndërtuar një vizion të gjerë mbi trajnimin dhe kujdesin për trupin e njeriut. Ndërsa Anisa Peti ka një pasion të veçantë për kafenë dhe madje ka dhe një specializim për njohjen e llojeve të kafesë në botë. Çifti i të rinjve tregojnë ‘fillimin’ e tyre të ri në Shqipëri, ata tashmë janë prindër të një vajze të vogël. Ndër të tjera Eriku si një trajner fitnesi na tregon dhe si arriti që të dobësojë bashkëshorten e tij në kohë rekord pas lindjes së vajzës, duke u ndalur dhe në kujdesin që duhet të kenë gratë pas lindjes. Por flasim dhe për gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë në përpjekjet për të ndërtuar një trup të shëndetshëm.

    • VIDEO

      Sot afati i fundit për dorëzimin e listave, Lapardhaja në Report Tv: S’priten risi, Berisha marrëveshje me politikan pa peshë! Rama i detyruar të bëjë rifreskim të partisë

      Sot në mesnatë është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Por, partitë duke se e kanë lënë dorëzimin e listave në moment të fundit. Për analistin Namir Lapardhaja, dorëzimi i listave në momnetin e fundit nuk do ketë ndonjë risi.

    • VIDEO

      Një fillim i ri! Çifti i të rinjve lë Italinë për Shqipërinë, arsyeja…

      Në studion e “Rreze Dielli” flasim me një çift shumë interesant, ata kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe kanë vetëm 6 muaj që kanë vendosur të kthehen përfundimisht në Shqipëri. Erik Birko, është një profesionist i dedikuar në fushën e fitnessit dhe mirëqenies fizike. I lindur në Gjermani, rritur në Greqi dhe formuar profesionalisht në Itali, ka pasur privilegjin të përjetojë dhe të mësojë nga kultura të ndryshme, duke ndërtuar një vizion të gjerë mbi trajnimin dhe kujdesin për trupin e njeriut. Ndërsa Anisa Peti ka një pasion të veçantë për kafenë dhe madje ka dhe një specializim për njohjen e kafesë në botë. Çifti i të rinjve tregojnë ‘fillimin’ e tyre të ri në Shqipëri, ata tashmë janë prindër të një vajze të vogël. Ndër të tjera Eriku si një trajner fitnesi na tregon dhe si arriti që të dobësojë bashkëshorten e tij në kohë rekord pas lindjes së vajzës, duke u ndalur dhe në kujdesin që duhet të kenë gratë pas lindjes. Por flasim dhe për gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë në përpjekjet për të ndërtuar një trup të shëndetshëm.

    • VIDEO

      Vijon sot në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn! Kryebashkiaku do lirinë kundrejt garancisë pasurore

      Në 12:30 mblidhet sërish Apeli i GJKKO për të vijuar seancën për Veliajn. Ky i fundit do lirinë kundrejt garancisë pasurore, bashkë me biznesmenin Abule. SPAK dorëzoi prova të reja, vendos gjyqtari që dënoi Tahirin

      • VIDEO

        Stop hipertensionit! Dieta DASH më e mira për 2025

        Hipertensioni është një nga problemet më të mëdha shëndetësore të kohëve moderne. Sipas statistikave, miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru dhe probleme të tjera serioze shëndetësore. Por a mund ta mbajmë nën kontroll hipertensionin përmes ushqyerjes? Sa ndikon mënyra e të ushqyerit në hipertension dhe cilat janë gabimet më të zakonshme ushqimore që e përkeqësojnë atë? Sot në studion e “Rreze Dielli” do të flasim për hipertensionin dhe do të ndalemi në dietën DASH, një nga metodat më të rekomanduara për uljen natyrale të presionit të gjakut. Por çfarë është dieta DASH dhe si lindi ajo? A është e mbështetur mbi fakte shkencore dhe prova klinike? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj diete dhe ku bazohet ajo sa i takon planit ushqimor? Nutricionisti dhe eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka na tregoi dhe një regjim konkret ushqimor të një diete që njerëzit duhet të ndjekin.

      • VIDEO

        Role me vezë të mbushur me djathë, proshutë dhe brokoli nga zonja Albana

        Role me vezë të mbushur me djathë, proshutë dhe brokoli

        Përbërësit:

        • 4 vezë
        • 1 kokë brokoli
        • 100 gr djathë pice
        • 100 gr proshutë
        • 50 ml qumësht
        • 1 lugë gjelle vaj ulliri
        • ½ lugë çaji pluhur hudhre (opsionale)
        • ½ lugë çaji rigon ose erëza të tjera
        • Kripë dhe piper sipas shijes

        Përgatitja:

        Fillimisht ndezim furrën në 180°C dhe lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Në një enë rrahim vezët me qumështin, kripën, piperin, erëzat dhe brokolin e grirë. Hedhim masën në tavë dhe e pjekim për 20-25 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të mpikset mirë. E heqim nga furra, shtrojmë djathin dhe më pas proshutën. E mbështjellim role me anë të letrës dhe e vendosim sërish në furrë për pak minuta. E lëmë të ftohet pak, e presim dhe e servirim.

      • VIDEO

        Supë pule me oriz nga zonja Albana

        Supë pule me oriz

        Përbërësit:

        • 1 kofshë ose gjoks pule
        • 1.5 litër ujë
        • 1 filxhan oriz
        • 1 qepë e vogël
        • 1 karrotë
        • 1 lgj vaj ulliri ose gjalpë
        • 1 vezë e freskët
        • Kripë dhe piper sipas shijes
        • Lëngu i një gjysmë limoni
        • Majdanoz i freskët për dekor

        Përgatitja:

        Ziejmë mishin e pulës në një tenxhere me ujë dhe pak kripë për rreth 30-40 minuta derisa të zbutet mirë. E heqim pulën, kullojmë lëngun dhe e presim në copa të vogla. Në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën dhe karrotën me pak vaj ulliri për disa minuta. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për 1 minutë, më pas shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Shtojmë copat e pulës dhe vazhdojmë gatimin për 5 minuta të tjera. Nëse dëshirojmë ta bëjmë supën më kremoze, shtojmë një vezë të rrahur me lëng limoni dhe pak nga lëngu i supës. Supën e servirim të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz të freskët.

      • VIDEO

        Komposto ftoi nga zonja Albana / Ja sa thjeshtë e përgatisni

        Komposto ftoi

        Përbërësit:

        • 3-4 ftonj
        • 1 litër ujë
        • 200-250 gr sheqer
        • 1 shkop kanelle
        • 2-3 karafil (opsionale)
        • Lëngu i një gjysmë limoni

        Përgatitja:

        Lajmë mirë ftonjtë, i qërojmë dhe i presim në feta ose kubikë të vegjël. Heqim farat dhe pjesën e mesit që është e fortë. I vendosim ftonjtë në një tenxhere me ujin dhe lëngun e limonit që të mos nxihen. Shtojmë sheqerin, kanellën dhe karafilat. I lëmë të ziejnë në zjarr të mesëm për rreth 20-30 minuta, derisa ftonjtë të zbuten dhe shurupi të marrë një ngjyrë të artë.

      • VIDEO

        Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj

        Në mesnatë mbyllet afati për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë. Rama në 19:00 mbledh Kryesinë. PD në 17:00 mbledh Kryesinë, ndërsa në 19:00 Këshillin Kombëtar. Rama mund të mos kandidojë për deputet, Berisha pritet në listën e mbyllur të Tiranës, Meta në listë të hapur

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv