-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama synon 1 milion vota më 11 maj te nga bufi te Noc Rroku , pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës e deri tek Amerika e re dhe pozita e shqiptarëve!
-
VIDEO
Berisha lufton për Shkëlzenin/ 'Hajvanë, komunistë...' Debate në studio: Ja kush fiton në 11 Maj!
I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, Redi Muçi, i pari në listën e mbyllur të Tiranës i lëvizjes Bashkë thotë se Shqipërisë nuk i duhet një rotacion i qeverisjes nga PS në PD por një vision i ri që nuk mund të kthejë në qeveri Shkëlzen Berishën që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit dhe po ndërton kulla.
-
VIDEO
Redi Muçi në '5 pyetje nga Babaramo': Pse duhet të kthehet Berisha në pushtet, të bëjë afera korruptive Shkëlzeni? Ai ishte tek Gërdeci e po ndërton kullën tek 9 katëshet
Një emision ku prej 18 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.
-
VIDEO
Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump
Nga ana tjetër eksperti i çështjeve ndërkombëtare ka shpjeguar dhe zhvillimet e politikes së brendshme në Ukrainë. Sipas tij, duke iu referuar sondazheve ndërkombëtare, Zelensky është shumë i dashur brenda popullit të tij kur i shtohet edhe më shumë sulmi nga amerikanët. Nga ana tjetër, Krisafi thotë se Musk dhe Trump nuk e njohin realitetin e luftës në këto territore
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Ngjela për Report Tv: Berisha dhe familja e tij drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja
Avokati dhe analisti Spartak Ngjela, tha sot në ‘Studio Live’ të Report Tv se ai ishte një ndër krimet më të rënda të ndodhura në 30 vite dhe një biznes që drejtohej nga Berisha dhe familja e tij
-
VIDEO
‘A do votosh ndonjëherë kundra partisë’/ Kandidati i PS-së për Tiranën, Malaj në Studio Live, Report Tv: Nuk e kam çuar nëpërmend
Malaj në ‘Studio Live’ me moderator Arbër Hitaj ka thënë se nuk ka hyrë në politikë duke menduar të kritikojë apo të gjejë të meta në qeverinë e Kryeministrit Rama. Kandidati për deputet ka folur si fillim për nisjen e rrugëtimit të tij dhe ka dhënë disa opinione lidhur qasjen që do të ketë, ai kur të hyjë në parlament ndaj qeverisë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Më shkrujti tek dera ‘k*rva’, nga burri s’më ndau dot’/ Konflikti mes nuseve degjeneron…
Pas konfliktit për pronën, kushërira e burrit i vë një pankartë tek dera e shtëpisë me fjalë ofenduese. Kjo histori e rëndë do të vijë e rrëfyer pasditen e sotme nga Valbona Rapaj një 45 vjecare nga Vlora. Ky konflikt e ka zanafillën dy vite më parë kur Valbona dhe bashkëshorti I saj Dritani i morën një shtëpi kushëririt të këtij të fundit me qëllimin për ta blerë me këste. Cdo muaj ata i dërgonin para, të zotit të shtëpisë me mirbesim ndërsa në fund do të pajiseshin me certifikatën e shtëpisë. Por kur kishin mbetur edhe pak para për ta paguar shumën totale, kërkon që ata të dalin nga shtëpia pasi ia kishte dhuruar të vëllait. Kjo gjë bëri që të nisi konflikti mes tyre ndërsa bashkëshortja e kushëririt e ka ofenduar me fjalë të rënda duke vendosur edhe pankartë në derën e shtëpisë. Edhe pas denoncimeve në policinë e Vlorës të bëra nga Valbona, derimë tani nuk është marrë asnjë masë. Në telefonin e saj vijnë mesazhe ofenduese dhe kërcënuese nga pala tjetër ndërsa kjo situatë po bëhet edhe më shqetësuese për këtë familje. E shqetësuar Valbona kërkon të denoncojë këtë mashtrim dhe situatë të rëndë me të cilën është përballur pasi nuk po gjen dot zgjidhje. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
‘Në PD nuk u bënë primare’, Çollaku në Report Tv: Ishin votë brenda partisë, duhej debat politik! Nëse marrim më pak se 18 mandate në Tiranë, do ishte dështim
'Votë brenda partisë' i ka cilësuar primaret e PD, deputeti i PD Kreshnik Çollaku. Në një lidhje skype ditën e sotme, në emision ‘Studio Live’, ai tha se këto primare sollën shumë anomali në parti.
-
VIDEO
‘I shërben Berishës’, Lapaj i përgjigjet Dash Sulës: Nuk merrem me ferrat nëpër këmbë! Emri i babait? Na sulmojmë pse garojmë në listë të hapur
I ftuar në Report Tv, Adriatik Lapaj thotë se Dash Sula u largua pas mosdakordësive dhe sipas tij kërkoi garanci për listat e mbyllura. Hedh poshtë akuzat se përdoret nga Berisha për të mbledhur vota të djathta. Sqaro edhe pse futi emrin e babait në listën e mbyllur, të cilin e tërhoqi para se KQZ të miratonte listat e “Nismës Shqipëria Bëhet”.
-
VIDEO
Java nis me ulje temperaturash, shi dhe dëborë në disa zona, Anira Gjoni për Report Tv: Të premten rikthehet dielli
Java nisi me mot të ftohtë dhe reshje shiu e dëbore në disa zona të ndryshme. Për Report Tv, Anira Gjoni thotë se temperaturat do të jenë në rënie, me minimale deri në -3°C në zonat malore. Të mërkurën pritet një tjetër ulje, ndërsa të premten moti do të ngrohet sërish
-
VIDEO
Tragjedia me 59 viktima/ Zv.kryeministri maqedonas për Report Tv: Klubi me licencë të falsifikuar, kontrolle strikte, asnjë tolerim! 50 të rinj po kurohen në Turqi e vendet fqinje
Zv.kryeministri maqedonas, Izet Mexhiti flet për Report Tv për ngjarjen e rëndë ku 59 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub nate, i cili licencën e kishte të falsifikuar. Mexhiti thotë se në pranga ka rënë ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë dhe sipas tij shkak është qeverisja e kaluar e korruptuar.
-
VIDEO
Tjetër vatër gripi shpendësh te AIBA në Rrashbull të Durrësit, 1848 pula të ngordhura
Ministria e Bujqësisë informoi se pas vatrës së gripit të shpendëve në fermën e Reas, një tjetër rast është konfirmuar me sëmundjen H5N1 në pularinë AIBA, në pronësi të kreut të FSHF, Armand Duka.
Shërbimi veterinar ka konstatuar te AIBA1848 shpendë të ngordhur në fermën që ndodhet në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit, ndërsa zona është karantinuar.
Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë, janë marrë mostra të cilat janë analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar pozitiv gripi i shpendëve.