-
VIDEO
Selami Jenishehri braktis koalicionin 'Shqipëria Madhështore': Do çoj Berishën në SPAK, mori vetëm firmën, s'na pyeti për listat e kandidatëve
Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga shpallja e ‘Aleancës për Shqipërinë madhështore’, koalicioni me 26 parti rezulton të jetë jo vetëm një mozaik grotekst, por dhe ku partitë e vogla janë thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.
-
VIDEO
'Shqipëria Bëhet' qenka kurth i Berishës' Sula për Report Tv: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn? Unë 'ferrë' dikujt iu prish interesi kur hyra tek lista e tyre
Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report Tv e quajti deputetin demokrat ‘ferrë’. Për emisionin 'Studio e Hapur" Sula tregon dhe provat pse beson se Lapaj bën lojën e Berishës, kurth i këtij të fundit për të mbledhur vota të djathta që ai s'i merr dot. Gjithashtu paralajmëron se më shumë do të flasë pas 11 majit.
-
VIDEO
E lanë jashtë listave, Dash Sula në Report Tv zbardh prapaskenat: Demokratët humbën shansin të marrin mandatin e 6-të në Elbasan, Lapaj të parin! Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol
Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula zbulon prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u strehua përkohësisht por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që I vendosi Berishës për të qenë në lista.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Mars 2025 – Receta/ Testi PISA/ Maska flokë & fytyrë/ Horoskopi javor
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate furre të mbushura / Supë me miell misri dhe kos / Sallatë e Çobanit me kastravec dhe karrotë.
Provimi ndërkombëtar PISA 2025 në Prill, nxënësit shqiptar 15-vjeçarë në përballje me njohuritë dhe kreativitetin! PISA është një program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve të moshës 15-vjeçare në tri fusha kryesore shkencë, matematikë dhe lexim. Ai filloi të zbatohej për herë të parë në vitin 2000 dhe zhvillohet një herë në çdo tre vjet. Për të siguruar një rezultat të mirë në vlerësimet e organizuara nga programi PISA nevojitet një punë sistematike dhe e organizuar. Nxënësit e përfshirë në testim, si dhe mësuesit e tyre, duhet ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh periudhën përgatitore dhe ditën e testimit. Ata duhet të kuptojnë se ky vlerësim është njëherësh individual dhe përgjegjësi kombëtare, është po ashtu vlerësim për nxënësit dhe performancën e mësuesve të përfshirë në mësimdhënie. E ftuar në studion e "Rreze Dielli" botuesja Elda Vela tregon se tashmë nxënësit shqiptarë do të kenë mundësinë të kenë në duar botimin ‘PISA, teste për shkencën’, i cili është një ndihmesë për këtë ndërmarrje të rëndësishme, duke sjellë modele testesh në fushën e shkencave natyrore të ndërtuara sipas programit PISA. Nëse nxënësit do të trajnohen paraprakisht me teste të tilla, është e sigurt se rezultatet tona kombëtare do të ngjiten më lart në shkallën e vlerësimit ndërkombëtar. Provimi ndërkombëtar PISA 2025 do të mbahet përgjatë muajit Prill.
Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët, të cilët janë shumë të rëndësishëm sidomos për femrat, jo më kot thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë. Ndonjëherë, flokët e gjatë dhe me volum duken një ëndërr e pamundur. Por shumë prej nesh e dinë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi. Trajtimi i flokëve në shtëpi mund të jetë shumë efektiv për të patur flokë gjithnjë e më të shëndetshëm, pa yndyrë, plot jetë dhe plot shkëlqim. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” Niki me Stelën përgatisin një balsam natyral për rritjen e flokëve, një mënyrë e shkëlqyer për t’i ushqyer, hidratuar dhe dhënë atyre një shkëlqim natyral. Gjithashtu vajzat realizojnë dhe një serum natyral me vitaminë C për fytyrën, për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një fytyrë rinore pa asnjë rrudhë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të karakterizohet nga shumë ndikime të forta planetare, të cilat do të japin mundësi dhe rëndësi në nxitjen e fillimeve të reja dhe në mbylljen e çështjeve të së shkuarës. “Me ekuinoksin e pranverës dhe hyrjen e Diellit në Dash, kemi një ndikim i cili na frymëzon të jemi të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë. Në fillim të vitit të ri astrologjik, do të shohim se ku mund të marrim përgjegjësinë për jetën tonë dhe si mund të rilindim. Shenjat që do të jenë më të favorizuara përgjatë kësaj jave janë Dashi, Virgjëresha, Peshqit si dhe Shigjetari i 10-të ditëshit të tretë, me shumë mundësi kryesisht në fushën e karrierës”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Lëkurë rinore dhe pa njolla? Ja serumi natyral me vitaminë C me produkte shtëpie/ Ja si ta përgatisni
Nuk është e nevojshme të blini maska për fytyrën në dyqan, kur ju mund të përgatisni në shtëpi disa maska të mrekullueshme me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj! Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Vajzat realizojnë një serum natyral me vitaminë C për fytyrën, për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një fytyrë rinore pa rrudha. Një nga përbërësit kryesor është aloe vera e pasur me minerale, enzima dhe kripëra. Magjia e bimës së aloe verës me disa kombinime të efektshme sjell rezultate fantastike në pak kohë në lëkurën tuaj.
-
VIDEO
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
FSHF ka vendosur që të gjitha biletat e rezervuara t'i nxjerrë në shitje online, duke përfshirë edhe ato të përcaktuara për "lojtarin e 12-të", Tifozat Kuq e Zi që kanë një vend të caktuar në stadium.
-
VIDEO
Doni t’ju rriten flokët shpejt dhe plot jetë? Njihuni me maskën e flokëve më virale të momentit
Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët, të cilët janë shumë të rëndësishëm sidomos për femrat, jo më kot thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë. Ndonjëherë, flokët e gjatë dhe me volum duken një ëndërr e pamundur. Por shumë prej nesh e dinë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi. Trajtimi i flokëve në shtëpi mund të jetë shumë efektiv për të patur flokë gjithnjë e më të shëndetshëm, pa yndyrë, plot jetë dhe plot shkëlqim. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” Niki me Stelën përgatisin një balsam natyral për rritjen e flokëve, një mënyrë e shkëlqyer për t’i ushqyer, hidratuar dhe dhënë atyre një shkëlqim natyral, pa kimikate të dëmshme. Ja një recetë e thjeshtë dhe efektive që mund ta përgatisni në shtëpi!
-
VIDEO
Provimi PISA, teksti i parë me ushtrime që ndihmon nxënësit për provimin ndërkombëtar
Provimi ndërkombëtar PISA 2025 në Prill, nxënësit shqiptar 15-vjeçarë në përballje me njohuritë dhe kreativitetin! PISA është një program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve të moshës 15-vjeçare në tri fusha kryesore shkencë, matematikë dhe lexim. Ai filloi të zbatohej për herë të parë në vitin 2000 dhe zhvillohet një herë në çdo tre vjet. Për të siguruar një rezultat të mirë në vlerësimet e organizuara nga programi PISA nevojitet një punë sistematike dhe e organizuar. Nxënësit e përfshirë në testim, si dhe mësuesit e tyre, duhet ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh periudhën përgatitore dhe ditën e testimit. Ata duhet të kuptojnë se ky vlerësim është njëherësh individual dhe përgjegjësi kombëtare, është po ashtu vlerësim për nxënësit dhe performancën e mësuesve të përfshirë në mësimdhënie. E ftuar në studion e "Rreze Dielli" botuesja Elda Vela tregon se tashmë nxënësit shqiptarë do të kenë mundësinë të kenë në duar botimin ‘PISA, teste për shkencën’, i cili është një ndihmesë për këtë ndërmarrje të rëndësishme, duke sjellë modele testesh në fushën e shkencave natyrore të ndërtuara sipas programit PISA. Nëse nxënësit do të trajnohen paraprakisht me teste të tilla, është e sigurt se rezultatet tona kombëtare do të ngjiten më lart në shkallën e vlerësimit ndërkombëtar. Provimi ndërkombëtar PISA 2025 do të mbahet përgjatë muajit Prill.
-
VIDEO
‘Viti ri astrologjik’, Jorgo Pulla paralajmëron ndryshime për shenjat e… /Horoskopi javor 17-23 mars
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të karakterizohet nga shumë ndikime të forta planetare, të cilat do të japin mundësi dhe rëndësi në nxitjen e fillimeve të reja dhe në mbylljen e çështjeve të së shkuarës. “Me ekuinoksin e pranverës dhe hyrjen e Diellit në Dash, kemi një ndikim i cili na frymëzon të jemi të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë. Në fillim të vitit të ri astrologjik, do të shohim se ku mund të marrim përgjegjësinë për jetën tonë dhe si mund të rilindim. Shenjat që do të jenë më të favorizuara përgjatë kësaj jave janë Dashi, Virgjëresha, Peshqit si dhe Shigjetari i 10-të ditëshit të tretë, me shumë mundësi kryesisht në fushën e karrierës”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Supë me miell misri, kos dhe karrota nga zonja Albana
Supë me miell misri, kos dhe karrota
Përbërësit:
- 3 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 2 gota lëng mishi / ujë
- 1 gotë qumësht
- 4 lgj kos
- 1-2 karrota
- Kripë, piper
Përgatitja:
Miellin e misrit e kaurdisim me pak gjalpë, derisa të marrë pak fare ngjyrë. Shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë që të mos na kokrrizohet. Në një tas rrahim vezët së bashku me kosin dhe qumështin. Shtojmë tek supa karrotat dhe më pas masën e vezëve me qumësht. E lëmë supën të gatuhet duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të freskët.
-
VIDEO
Sallatë e çobanit me kastravec dhe karrotë nga zonja Albana
Sallatë e Çobanit me kastravec dhe karrotë
Përbërësit:
- 2 kastravecë të freskët
- 2 karrota mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 200 gr kos i trashë
- 2 lugë vaj ulliri
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak kopër ose majdanoz për dekor
Përgatitja:
Qërojmë dhe grijmë karrotat në rende, ndërsa kastravecin e presim në kubikë të vegjël ose në feta të holla, sipas preferencës. Në një tas të madh bashkojmë kastravecin dhe karrotat. Shtypim hudhrën dhe e hedhim në një enë ku kemi vendosur kosin, shtojmë kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe e përziejmë mirë. Masën e kosit e shtojmë mbi perimet dhe e përziejmë lehtë derisa të kombinohen të gjitha shijet. Në fund e dekorojmë me pak kopër ose majdanoz sipër, shtojmë pak vaj ulliri të frestët dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 15-20 minuta para se t’a shërbejmë.
-
VIDEO
Patate furre të mbushura nga zonja Albana
Patate furre të mbushura
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 200 gr djathë kaçkavall
- 100 gr gjalpë
- 200 gr sallam ose suxhuk
- 100 gr misër të konservuar
- 100 gr ullinj
- 100 gr turshi (tranguj ose speca)
- Keçap dhe majonezë sipas dëshirës
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Lajmë mirë patatet, i shpojmë me pirun dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200°C derisa të zbuten. Ndërkohë përgatitim mbushjen duke prerë në kubikë të gjithë përbërësit. Pasi patatet të jenë zbutur i nxjerrim nga furra dhe i presim në mes (pa i ndarë plotësisht). Me një lugë, lirojmë pak pjesën e brendshme dhe shtojmë pak gjalpë, kripë, piper dhe djathë kaçkavall të grirë. Bëjmë një përzierje të mirë brenda patates derisa masa e brendshme të shkrijë dhe të bëhet si pure. Sipër kësaj mase shtojmë sallamin, misrin, ullinjtë, turshitë. Në fund, nëse kemi dëshirë bëjmë një spërkatje të lehtë me keçap dhe majonezë.