-
VIDEO
1100 krimet e diversantëve dhe vrasja e Thoma Priftit! Ngela jetim në barkun e nënës, Esencë-Report Tv (08.12.2024)
Banditizmi Politik në Shqipërinë e pasluftës, çfarë dimë dhe jo nga historia, flet historiani Marenglen Kasmi. Si ndodhi vrasja e Laze Dollanit dhe Thoma Priftit në Teqenë e Dushkut nga Hamit Matjani. Radiolojat dhe Diversantët. Dëshmon i biri i Thoma Priftit. Esencë, e premte e diel, ora 21:00 në Report Tv.
-
VIDEO
Kujdes! “Sfida e Supermenit”/ Loja e rrezikshme në TikTok që po dëmton të rinjtë | Klinika24
-
VIDEO
Lakrori i Roshnikut | Veri-Jug
Lumturi Fiska, banore në fshatin Roshnik, gatuan një lakror të veçantë në treavat e Beratit. Dy petë me brumë që del nga gruri I fshatit, lakra të egra dhe disa ingredientë të tjerë që rriten në kopshtet e Roshnikut.
-
VIDEO
”Roshniku, fshati fiqve të famshëm”
“Roshniku, fshat 12 kilometër larg Beratit, njihet ndër shekuj për fiqtë me nam. Në Roshnik, tryezat familjare shquhen edhe për gatesa tradicionale dhe kulturën e jetesës. Lakrori me dy petë i zonjës Lumturi Fiska dhe rosnica, gatesa e veçantë e këtij fshati, shpjeguar nga teknologu i lartë Ardit Fiska, djali i familjes. Ndiqni reportazhin “Roshniku, fshati I fiqve të famshëm” një realizim nga gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 13.30
-
VIDEO
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt, dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
Tre tituj të rinj vijnë për lexuesit në rubrikën ‘Në Librari’ në Report TV.
Titulli: 'Muri i heshtjes'
Autori: Gani Mehmetaj
Botues: UET Press
Çmimi: 1400 lekëNëse shpirtin e Ballkanit do të donit ta gjenit të mbërthyer në një vend të vetëm, kërkojeni në Kosovë. Gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë.
Kështu shkruhet në parathënien e librit “Muri i heshtjes” të autorit Gani Mehmetaj.
“Ballkani në miniaturë – ai rrugëkalim shekullor perandorish të mëdha –në një mëhallë të vetme, e cila bëhet tokë pjellore kulturash, gjuhësh, religjionesh, historish, luftërash e mitesh. Me një tis mjegulle përrallash e gojëdhënash na i vesh sytë Gani Mehmetaj, në hyrje të këtij romani, dhe na fton të zhytemi në botën e mitologjive të gadishullit dhe në atë të personazheve të ndërtuar brenda narracionit të Realizmit Magjik.”,- vëren në parathënien e botimit, Suadala Balliu.
Në të tre romanet e tij, autori merr përsipër të rrëfejë historinë e shekullit XX, prej luftërave në Ballkan më 1912- 1913, luftimet dhe pasojat e Luftës së Dytë Botërore, instalimi i regjimit socialist me shtetin federativ jugosllav, shpërbërjen e tij e deri te pasojat tragjike të spastrimit etnik e gjenocidit, që kulmuan me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, marsin e vitit 1999.
Parë krijimtarinë artistike të autorit të njohur edhe si gazetar, publicist, dramaturg e kineast, duket se Mehmetaj ka shumë për të rrëfyer. Dhe e bën atë mjeshtërisht përmes letërsisë,
Te “Zogjtë e Qyqes”, romani i parë botuar në Shqipëri me të cilin u shpall edhe fitues i Çmimit Letrar Kadare 2021, shkrimtari e rrëfen historinë përmes Draganit, kolonit serb, ardhacak bashkë me familjen që në fëmijëri në një prej valëve të nguljes së kolonëve në Kosovë, me premtimin e një jete më të mirë, por siç thotë ai “si zogjtë e qyqes strehuar në një fole të huaj, natyra i bën ta shkatërrojnë atë”.
Te “Lufta e Pengjeve”, botuar më 2023 e vendos fokusin në zgrip të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave të reja për pavarësi të shteteve të federatës.
Te “Muri i Heshtjes”, romani i fundit i tij që keni në duar, Mehmetaj ka bërë një tjetër zgjedhje stilistikore: narratori nuk është më protagonisti, përmes kujtesës së të cilit shpalosen ngjarjet, por është vetë autori.
Romani ndahet në dy pjesë, me Gjinin i cili largohet nga qyteti dhe nga vendi drejt Perëndimit. Urë lidhëse mes dy krerëve bëhet romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i shkrimtarit Ismail Kadare. Është pikërisht kjo referencë që bëhet edhe pikëtakimi mes Gjinit dhe Milenës, së dashurës së vjetër me të cilën rasti apo fati, në kuptimin determinist ku gjithçka në univers përfshi edhe vendimet apo veprimet e qenies njerëzore janë të paracaktuara, i vënë sërish pranë njëri-tjetrit.
Ndërsa e sheh dritën e botimit në Shqipëri, në vjeshtën e vitit 2024, ky roman i Gani Mehmetaj vjen edhe si një homazh për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në korrik të këtij viti.
Titulli: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë'
Autori: Irena Shabani
Botues: Pegi
Çmimi: 1000 lekë“Të jap ty një dashuri të thyer,/Trishtimin e një nate me hënë të humbur,/Një gotë verë pirë me një mik të harruar,/Një tufë lule të vyshkura/Mbledhur në një planet që nuk ekziston./Të vdekurit e mi i mbaj për vete/Se ti s’i njohe së gjalli,/E nëse më pyet pse qesh/Kujtohu për një yll,/Që e shohim njëkohësisht,/Duke qenë larg nga një kilometër i shpirtit te tjetri.
Kjo poezi e titulluar “Testament” është pjesë e librit poetik “Letrat që nuk m’i dërgove kurrë”, të botuar së fundmi, me autore Irena Shabanin.
Me profesion gazetare, poetja Shabani është edhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Në hyrje të librit ajo vëren se ky libër është një kushtim për birin e saj, Bled, “vargu i parë dhe i fundmë i zemrës” së saj.
Ky është libri i dytë me poezi i Shabanit, pas botimit të librit të parë në moshën 18-vjeçare.
Në këtë libër poetik rrëfehen jo vetëm ndjesi intime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet personale, por vend të rëndësishëm në to zënë edhe çështje sociale si prostitucioni, apo atdheu.
“Letrat që nuk t’i dërgova kurrë” i dërgohen publikut dhe sipas Shabanit ka të bëjë me ndjesi të të gjitha rrethanave, e papërshtatshmërisë së njerëzve, të cilët në momente të caktuara nuk është e thënë të thonë atë që është thënë pa fjalë.
Shabani vëren se do t’i duhen edhe 30 vite të tjera për të sjellë sërish një libër me poezi, por së shpejti, ajo do të vijë me romanin e saj të parë, bazuar në histori të vërteta.
Titulli: Hënat e fundit
Autori: Furio Bordon
Përktheu: Diana Kastrati
Gjinia: Dramë
Botues: Albas
Çmimi: 1000 lekëThuhet se ata që ëndërrojnë janë të rinjtë, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk janë ëndrra ato të të rinjve, por projekte, shpresa, pra të gjitha gjërat që imagjinojnë se janë të mundshme, të realizueshme, sepse nëse ekziston një e ardhme, çdo gjë është e mundur që të ndodhë. Vetëm pleqtë imagjinojnë gjëra që nuk do të ndodhin kurrë, shpikin një të ardhme që nuk do të ekzistojë ndonjëherë, kujtojnë një të kaluar që nuk mund të kthehet. Ëndërrimtarët e vërtetë janë ata, me kokat që u dridhen, të mbushura plot me episode të konsumuara, me fjalë të thëna, me fytyra të vdekura. Janë ata të vetmit të aftë, që me më të shëmtuarën vetëdije, mendojnë të paqenat dhe vazhdojnë të patrembur të tëhollojnë fantazi dhe dëshira të cilat nuk do të realizohen kurrë.
“Hënat e fundit” u shkrua nga Furio Bordon më 1992. Më 1993 fiton çmimin e Institutit të Dramës Italiane për risinë më të mirë teatrale të vitit. Kap majën e suksesit gjatë sezonit teatror 1995-1996. Kritika letrare por edhe artdashës të teatrit e përcaktuan si një vepër legjendare. Në katër vitet që e ndoqën shfaqjen e parë teatrale në Itali, vepra u përkthye në 12 gjuhë të botës dhe u vu në po aq skena të ndryshme botërore.
E konceptuar mbi lojën e tri personazheve, që, në fakt reduktohet vetëm në një, në atë të protagonistit kryesor, profesorit në pension, drama, ndonëse ka pamjen e një tragjedie të pashmangshme, në fakt është një dramë poetike dhe një himn për jetën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 dhjetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Veliaj thotë se hetimi pasuror i SPAK është i mirëpritur te nga 1 janari rritet çmimi i ujit për 12 bashki e deri tek pse Berisha braktisi protestën për Ilir Metën?
-
VIDEO
Pa Gjurme- ‘Vëllai humbi kur vajzat e mohuan’/Përplasja mbesë-xhaxha: Më ofendoi pse thashë…
Një person rezulton i zhdukur që prej datës 20 mars të këtij viti, bëhet fjalë për Agim Bilali banues në qytetin e Beratit. Familjarët tregojnë së 64-vjeçarin është parë për herë të fundit nga një person i afërt i familjes Bilali në qyteti Vlorës, ku e i ka dhënë edhe ushqim dhe pastaj është larguar në drejtim të pa ditur . 64-vjeçari Agim Bilali jetonte i vetëm që prej vitit 2021 ku mamaja e tij ndërrojë jetë. Familjarët e tij kujdeseshin për të edhe pse jetojnë në emigrim, por vinë shumë shpesh për të vizituar vëllain e tyre. Baba i 3 vajzave, disa vite më parë Agim Bilali është divorcuar me ish-bashkëshorten e tij, ndërsa sot asnjëra nga vajzat nuk interesohet për të atin e tyre. Pash shumë kërkimesh familjaret kanë denoncuar në emisionin “Pa Gjurmë” për shpresën se vëllai i tyre është diku shëndosh e mirë dhe të gjendet sa më parë.
-
VIDEO
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
Pasuritë ujore dhe hidroteknike të Shqipërisë, sa janë dhe cilat janë? Kush i ndërtoi veprat e mëdhe kur? A është ende Shqipëria një vend i pasur me ujë? A po thahen nga dikush ujërat e Shqipërisë apo janë duke shkuar dëm? I ftuar në Esencë Imxhinieri hidroteknik Fitim Ballo. E premte e diel, ora 21:00 në Report Tv.
-
VIDEO
Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik
Bamir Topi kritikon dy partitë e mëdha për "kënetëzimin" e sistemit politik shqiptar, duke theksuar simbiozën Rama-Berisha që pengon rotacionin dhe demokratizimin. Ai shikon një mundësi të artë për partitë e reja, por paralajmëron për sfidat e një sistemi të kalcifikuar nga egoizmi dhe bashkëpunimi në heshtje mes liderëve të vjetër.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Dhjetor 2024 – Receta/ Higjiena dhe siguria e ushqimit në restorante / Ushqimet në frigorifer
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani me spinaq, karotë e pançetë / Petulla me qumësht të buta si pambuk.
Në ditët e sotme ngrënia jashtë është bërë pjesë e rregullt e jetës sonë, sigurimi i standardeve të larta të pastërtisë dhe trajtimit të duhur të ushqimit është thelbësor, jo vetëm për kënaqësinë tonë, por për shëndetin në tërësi. Ekspertë në fushën e ushqimit dhe menaxhimit diskutuan në "Rreze Dielli" mbi higjienën dhe sigurinë e ushqimit në restorante, përgjegjësitë e stafit të restorantit, praktikat më të mira të industrisë dhe atë që ne, si konsumatorë, duhet të shikojmë për të siguruar një përvojë apo eksperiencë të sigurt të ngrënies. Cilat janë standardet kryesore të higjienës që duhet të ndjekë çdo restorant për të garantuar sigurinë ushqimore? Si mund të dallojnë klientët shenjat e higjienës së dobët në një restorant? A ka teknologji apo praktika inovative që përmirësojnë higjienën në industrinë e ushqimit dhe pijeve sot? Cilat janë gabimet më të zakonshme të higjienës që bëjnë restorantet kur trajtojnë ushqimin? Po gabimet që bëjmë në shtëpitë tona? A jemi më të qetë dhe a duhet t’ju besojmë kuzhinave të hapura për të pasqyruar praktikat e gatimit të ushqimit? Flasim me Entela Cenko, eksperte ushqimore, sommeliere; Florenc Rëmbeci, ekspert në fushën e hotelerisë; Elisa Bilali, menaxhere e përgjithshme.
Të mësosh se si të mbash ushqimin në frigorifer është një nga mënyrat më të mira për të kursyer para, për të reduktuar mbeturinat dhe për të shijuar vaktin në një kohë të mëvonshme. Është gjithashtu jetike për të parandaluar helmimin nga ushqimi. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë rregulla themelore të sigurisë ushqimore për sa i përket ruajtjes së ushqimit. Megjithatë, ka disa gabime të zakonshme të ruajtjes së ushqimit që shumica e njerëzve bëjnë. Në studion e “Rreze Dielli” Entela Cenko, eksperte ushqimore na tregon rreziqet më të mëdha që na vijnë nga kontaminimi me baktere i disa produkteve specifike, siç janë orizi apo limoni, por jo vetëm kaq...
-
VIDEO
Vdekjeprurëse, mos e bëni kurrë këtë gabim me orizin dhe limonin, por dhe…/Rregullat e frigoriferit
Të mësosh se si të mbash ushqimin në frigorifer është një nga mënyrat më të mira për të kursyer para, për të reduktuar mbeturinat dhe për të shijuar vaktin në një kohë të mëvonshme. Është gjithashtu jetike për të parandaluar helmimin nga ushqimi. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë rregulla themelore të sigurisë ushqimore për sa i përket ruajtjes së ushqimit. Megjithatë, ka disa gabime të zakonshme të ruajtjes së ushqimit që shumica e njerëzve bëjnë. Në studion e “Rreze Dielli” Entela Cenko, eksperte ushqimore na tregon rreziqet më të mëdha që na vijnë nga kontaminimi me baktere i disa produkteve specifike, siç janë orizi apo limoni, por jo vetëm kaq...
-
VIDEO
Kujdes! Kur shkoni në restorant e para që duhet të shikoni është… / Flasin ekspertët
Në ditët e sotme ngrënia jashtë është bërë pjesë e rregullt e jetës sonë, sigurimi i standardeve të larta të pastërtisë dhe trajtimit të duhur të ushqimit është thelbësor, jo vetëm për kënaqësinë tonë, por për shëndetin në tërësi. Ekspertë në fushën e ushqimit dhe menaxhimit diskutuan në "Rreze Dielli" mbi higjienën dhe sigurinë e ushqimit në restorante, përgjegjësitë e stafit të restorantit, praktikat më të mira të industrisë dhe atë që ne, si konsumatorë, duhet të shikojmë për të siguruar një përvojë apo eksperiencë të sigurt të ngrënies. Cilat janë standardet kryesore të higjienës që duhet të ndjekë çdo restorant për të garantuar sigurinë ushqimore? Si mund të dallojnë klientët shenjat e higjienës së dobët në një restorant? A ka teknologji apo praktika inovative që përmirësojnë higjienën në industrinë e ushqimit dhe pijeve sot? Cilat janë gabimet më të zakonshme të higjienës që bëjnë restorantet kur trajtojnë ushqimin? Po gabimet që bëjmë në shtëpitë tona? A jemi më të qetë dhe a duhet t’ju besojmë kuzhinave të hapura për të pasqyruar praktikat e gatimit të ushqimit? Flasim me Entela Cenko, eksperte ushqimore, sommeliere; Florenc Rëmbeci, ekspert në fushën e hotelerisë; Elisa Bilali, menaxhere e përgjithshme.