• VIDEO

    Pulë me kos dhe hudhra nga zonja Albana

    Pulë me kos dhe hudhra

    Përbërësit:

    • 1 pulë mesatare
    • 2 gota kos
    • 6-8 thelpinj hudhër
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Majdanoz i grirë

    Përgatitja:

    Pulën e lajmë me ujë të bollshëm dhe e ndajmë në racione duke e spërkatur me pak kripë. Në një tas hedhim kosin, kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme. Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri. Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë. Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë dhe aty shtojmë dhe hudhrat e prera. E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta, derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

  • VIDEO

    Supë me hudhra nga zonja Albana

    Supë me hudhra

    Përbërësit:

    • 1 kokë hudhër (rreth 10-12 thelpinj)
    • 1 qepë e vogël
    • 2 lgj vaj ulliri / gjalpë
    • 2 lugë miell
    • 1 litër lëng pule ose perimesh
    • 100 ml pana (opsionale)
    • Kripë, piper
    • Majdanoz i freskët

    Përgatitja:

    Qërojmë hudhrat dhe presim thelpinjtë hollë ose i lëmë të plota nëse preferojmë një shije më të butë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit ose gjalpin. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim për 2-3 minuta, derisa të zbutet. Shtojmë hudhrat duke i kaurdisur për 1-2 minuta që të mos digjen. Më pas shtojmë miellin, e trazojmë pak dhe hedhim lëngun e pulës ose perimeve. E lëmë supën të zieje për 15-20 minuta, derisa hudhrat të jenë zbutur mirë. E kalojmë më pas supën me blender derisa të bëhet kremoze. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper dhe nëse dëshirojmë i shtojmë dhe pak pana.

  • VIDEO

    Byrek me qumësht dhe vezë nga zonja Albana

    Byrek me qumësht dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 pako petë të pjekura
    • 1 litër qumësht
    • 100 gr gjalpë
    • 100 ml vaj
    • 5-6 kokrra vezë
    • 1 lç sodë sipas dëshirës
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë qumështin, kripën, arrën moskat dhe pak sodë buke. Lyejmë me yndyrë tavën ose tepsinë dhe vendosim në të një petë të thatë si bazë. Petët e tjera i lagim mirë me qumështin me vezë dhe i shtrojmë mbi petën e thatë. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petëve, nëse na tepron pak qumësht e hedhim sipër. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 4 dhjetor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga PS voton buxhetin 2025 e rrëzon amendamentet e PD te Berisha akuza se Parlamenti është kthyer si sallon mode e deri tek a mjafton SPAK?

  • VIDEO

    TRONDITET studio/ Pakt i FSHEHTË PS-PD kundër SPAK?! Meçe: PD, parti SEKT e BERISHËS

    Rikthimi i Sali Berishës në parlament u shoqërua me debat në “Repolitix”. Arben Meçe e kritikoi si një përpjekje të dështuar për të luajtur viktimën, ndërsa avokati Përparim Çaça e cilësoi si një lider të fuqishëm për opozitën. Endri Tafani vuri në dukje mungesën e një ideologjie të qartë në PD, ndërsa Besart Logu kritikoi Berishën për ndjekjen e një agjende personale.

    • VIDEO

      Pa Gjurme-‘Vjehrra me kunatat më rrahin, më akuzojnë…’/Shokon nusja:Më dhanë burrë të sëmurë,ai as…

       

      Zënkat e para nuse-vjehrrë nisën për punët e shtëpisë dhe përfunduan tek ndarja e pasurisë. Edhe pse martesa kishte ndodhur me mblesëri, Zenepja në heshtje pranoi fatin e saj dhe të jetonte me një burrë qe kishte probleme shëndetësore. Kujdesja ndaj tij dhe ndarja nga vjehrra dhe vjehrri e lehtësoi nusen e shtëpisë.

    • VIDEO

      Nuk deklaroi banesën 100 metër katrorë, SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani

      SPAK çon për gjykim deputetin demokrat Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë. Pas hetimit pasuror, dosja kalon tashmë në GJKKO. Vetë Dogjani ka thënë se akuzohet nga SPAK se s’ka deklaruar blerjen e shtëpisë 100 metër katror në 2006.

    • VIDEO

      Vrau Alfred Dedjan, dëshmia e autorit: E qëllova me armë sapo u ul, më ofendonte! Tregon ku hodhi pistoletën

      TIRANË- Autori i vrasjes së Alfred Dedja u dorëzua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e 2 dhjetorit, ndërsa Report Tv ka zbardhur edhe dëshminë e tij. Kunati i Altin Hajrit pretendon se krimin e ka kryer pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin.

      Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë, ku edhe aty ka treguar se ishin sharë me njëri-tjetrin. Dedja ka treguar se e ka qëlluar me armë 50-vjeçarin sapo është ulur në tavolinë dhe më pas thotë se armën e krimit e ka hedhur në një zonë me shkurre pranë lokalit ‘Kështjella’ në Ndroq ku ndodhi vrasja më 1 dhjetor.

      Viktima kishte punuar më parë në kompleksin ‘Golden’ në pronësi të Altin Hajrit, në kërkim për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës. Gjoshi thotë se e ka mbajtur me bukë e para kur punonte atje.

    • VIDEO

      Jufka me pulë në furrë, receta plot shije që përgatitet në çast nga zonja Albana

      Jufka me pulë në furrë

      Përbërësit:

      • 1 pulë e vogël
      • 1 kokërr qepë
      • 400 gr jufka
      • 2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri
      • Kripë sipas shijes

      Përgatitja:

      Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë për jo më shumë se 20 minuta. Qërojmë qepën dhe e grijmë shumë hollë. Në një tigan hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe shtojmë qepët duke i kaurdisur derisa volumi i tyre të ulet. Më pas shtojmë jufkat dhe i kaurdisim gjithashtu përreth 4-5 minuta. Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe i shtrojmë në tavë, vendosim copat e pulës së prerë sipër. Shtojmë lëngun e pulës derisa jufkat të mbulohen, i spërkasim me pak gjalpë dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë duke i lënë të piqen përreth 35 minuta derisa lëngu i pulës të përthithet.

    • VIDEO

      Trahana me perime nga zonja Albana / Provojeni, ka një shije mbresëlënëse!

      Trahana me perime

      Përbërësit:

      • 1 gotë trahana
      • 1 qepë mesatare
      • 1 karotë në kubikë të vegjël
      • 1 spec i kuq
      • 1 kungull i njomë
      • 2 domate / 2 lugë salcë domate
      • 3-4 gota ujë / lëng perimesh
      • 2-3 lugë vaj ulliri

      Përgatitja:

      Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karotën, specin e kuq dhe kungullin e njomë. I gatuajmë për disa minuta derisa të zbuten pak. Më pas hedhim domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë derisa të shterojë lëngu i tepërt. Hedhim trahananë në tenxhere dhe e përziejmë mirë me perimet. Shtojmë ujin ose lëngun e perimeve gradualisht, duke e përzier herë pas here për të shmangur krijimin e kokrrizave. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë trahananë të gatuhet në zjarr të ulët për 15-20 minuta derisa të zbutet dhe të trashet.

    • VIDEO

      Kabuni me rrush të thatë nga zonja Albana

      Kabuni me rrush të thatë

      Përbërësit:

      • 1 gotë oriz
      • 2 gota ujë
      • 250 - 300 gr rrush të thatë
      • 400 gr sheqer
      • 3-4 lgj gjalpë
      • Kanellë dhe karafil

      Përgatitja:

      Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë orizin e shpëlarë dhe fillojmë t'i trazojmë së bashku duke e skuqur pak. Orizi gjatë skuqjes duhet të marrë ngjyrë paksa të kuqërremtë. Pasi orizi është skuqur shtojmë ujin dhe e trazojmë gjatë hedhjes. E lëmë orizin të ziejë. Pasi shteron uji dhe orizi është zierë mirë e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta afërsisht. Në një enë tjetër fillojmë të shtrojmë një shtresë me oriz dhe mbi sipërfaqen e tij shtojmë sheqerin të hapur njëtrajtësisht, kanellë, rrush të thatë dhe pak karafil sa për aromë. Pastaj fillojmë me shtresën tjetër të njëjtën procedurë si më parë, derisa të arrijmë tek shtresa e fundit. Edhe në sipërfaqen e shtresës së fundit i hedhim sheqer, kanellë, rrush i thatë dhe pak karafil. E mbulojmë orizin e ngrohtë me një enë tjetër që të shkrijë sheqeri. Në fund të enës do të krijohet një lëng kaf si sherbet, i cili është sheqeri i shkrirë, atëherë kabunia është gati dhe mund të serviret.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 3 dhjetor 2024

       

      Titujt e gazetave për sot, nga Dumani ngre alarmin se në hetimet e SPAK kanë dalë zyrtarë të lidhur me krimin te si gënjeu publikisht Berisha për një vrasje e deri tek Bardhi kërkon që Balluku t'i dorëzohet drejtësisë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv