• VIDEO

    Burania më e mirë që keni provuar me spinaq, karotë e pançetë nga zonja Albana

    Burani me spinaq, karotë e pançetë

    Përbërësit:

    • 1-2 kokrra qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 karotë
    • 2 lgj oriz
    • 200 gr pançetë
    • 800 gr spinaq
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper, arrë moskat
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Fillimisht në një tenxhere kaurdisim pançetën, e largojmë dhe në yndyrën që kanë lëshuar shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë së bashku me hudhrat. Më pas shtojmë karotën e grirë në rende dhe orizin, e përziejmë së bashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë spinaqin të pastruar e të prerë trashë dhe bimë aromatike nëse dëshirojmë. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare. Në minutat e fundit të gatimit shtojmë dhe pançetën dhe e servirim buraninë duke e shoqëruar me pak kos ose me feta limoni.

  • VIDEO

    Petulla me qumësht të buta si mafishe / Ja 'sekreti' nga zonja Albana

    Petulla me qumësht

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 30 gr sheqer
    • 100 ml qumësht
    • 1 lç ekstrakt vanilje
    • 100 gr miell
    • 1/2 lç pluhur pjekës
    • 1 majë kripë
    • 1 lç lëng limoni / uthull e bardhë
    • Vaj ose gjalpë për lyerjen e tiganit

    Përgatitja:

    Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen kremoze. Shtojmë qumështin dhe ekstraktin e vaniljes dhe i trazojmë mirë. Përziejmë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën dhe e shtojmë gradualisht te masa e vezëve. E përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Në një tas të pastër rrahim të bardhat e vezëve me lëngun e limonit ose uthullën derisa të formohet marengë e fortë. Shtojmë të bardhat e rrahura te masa e parë në 2-3 pjesë, duke i përzier me kujdes me një spatul, me lëvizje nga poshtë-lart për të ruajtur ajrin në brumë. Ngrohim një tigan me fund të trashë në zjarr të ulët dhe e lyejmë lehtë me vaj ose gjalpë. Me një garuzhde hedhim masa në formë rrethore, duke bërë shtresa të trasha. Brumin e petullave mund edhe ta hapim dhe ta presim në forma sipas dëshirës. Mbulojmë tiganin me kapak dhe i lëmë petullat të piqen për 4-5 minuta. I kthejmë me kujdes dhe i pjekim edhe 3-4 minuta nga ana tjetër. Petullat i servirim sipas dëshirës me reçel ose me djathë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 6 dhjetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama sfidon demokratët e thotë se nëse vëllai i tij është trafikant ai largohet nga politika te Ina Zhupa shpërthen në ofendome ndaj Braçes e deri tek kush janë pronarët e kazinosë së mikrokredive?

  • VIDEO

    Zbulohet skema/ Ja si Rama dhe Berisha do shkatrrojnë partitë e reja në 2025

    Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi parlamentin aktual si më banal në historinë e Shqipërisë, duke kritikuar mungesën e etikës dhe profesionalizmit. Ai theksoi se sistemi i listave të mbyllura ka favorizuar sjellje të papërshtatshme, duke humbur elitat dhe cilësinë e dikurshme të politikës shqiptare.

    •  
  • VIDEO

    'Matrix' i krimit/ Gazetari Sokol Dema: Nuk është aplikacion i panjohur për autoritetet tona! Softa: Për 3 muaj 2.3 mln mesazhe, nuk mungojnë shqipfolësit

    Sokol Dema dhe Fatjon Softa folën në 'Studio Live' mbi përdorimin e aplikacionit "Matrix" nga grupet kriminale. Hetimet ndërkombëtare zbuluan përdorimin e tij nga shqipfolës, duke çuar në sekuestrimin e 40 serverave në Gjermani dhe Francë, dhe sigurimin e mesazheve të rëndësishme për hetimet.

  • VIDEO

    'PD-PS, një tenxhere me kapak, duhet të marrin fund!', avokatët përplasen në 'Studio Live', Alesia Balliu: Berisha është kryetari i partisë sime, jo pronari im

    Debate të forta mes juristëve Alesia Balliu dhe Romeo Kara në emisionin "Studio Live" mbi opozitën dhe Sali Berishën, në prag të zgjedhjeve të 2025-ës. Kara kritikoi liderët politikë për dështimin në sjelljen e ndryshimit, ndërsa Balliu mbrojti rolin e Berishës në politikën shqiptare. 

    • VIDEO

      Pa Gjurme-‘Djali iku, pas tij edhe nëna’/Shokon burri:Pas 4 viteve gruja u gjet në Selanik, djali…

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Dhjetor 2024 – Receta/ “K’cimi i Tropojës në UNESCO/ Prova e Vajit të Ullirit, si të dallojmë vajin cilësor

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllava me fistik e pa sherbetosur / Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte / Patate me qumësht në furrë.

      “K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Për të folur për këtë lajm të mirë për vendin tonë, në studion e “Rreze Dielli” do të jetë i ftuar koreografi, valltari dhe profesori Skënder Haklaj, nismëtari që punoi për ta çuar dosjen në UNESCO, për të na sjellë magjinë dhe historikun e kësaj valleje kaq shumë të pëlqyer dhe kërcyer në të gjithë festat tona familjare apo dasma.

      Vaji i ullirit është një produkt të cilit i janë thurur lavde prej shekujsh dhe me plot të drejtë. Vaji i ullirit, një produkt tradicional i rajonit të Mesdheut, njihet për vlerat e larta ushqyese dhe përfitimet shëndetësore. Ai përmban shumë acide yndyrore të pangopura, antioksidantë dhe vitaminë E. Për këtë arsye, vaji i ullirit përdoret si në kuzhinë për gatim ashtu edhe për salcë sallate dhe preferohet për qëllime shëndetësore dhe bukurie. Në treg gjejmë lloje të ndryshme të vajit te ullirit, ai ndahet në kategori të ndryshme sipas metodave të prodhimit dhe kritereve të cilësisë. Megjithatë, duke qenë se është një nga produktet me shitjen më të lartë sot në botë është dhe ‘tregu’ më i manipuluar. Produktet e vajit në treg ndryshojnë për nga cilësia dhe pastërtia, ndaj është e nevojshme që konsumatorët të zgjedhin produktin e duhur. A kemi siguri nga vaji i ullirit që përdorim? Si ta zgjedhim me cilësinë më të mirë dhe si ruhet për të mos humbur vlerat? Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me ekspertin e agrobiznesit Ilir Pilku dhe fermerin prodhues të vajit të ullirit Vesaf Musaj. 

    • VIDEO

      Mashtrimi me vajin e ullirit, prova si të dalloni vajin cilësor nga ai industrial / Ja hilet…

      ‘K’cimi i Tropojës’ në UNESCO, vallja shqiptare trashëgimi kulturore / Flet nismëtari Haklaj

      “K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Për të folur për këtë lajm të mirë për vendin tonë, në studion e “Rreze Dielli” do të jetë i ftuar koreografi, valltari dhe profesori Skënder Haklaj, nismëtari që punoi për ta çuar dosjen në UNESCO, për të na sjellë magjinë dhe historikun e kësaj valleje kaq shumë të pëlqyer dhe kërcyer në të gjithë festat tona familjare apo dasma.

    • VIDEO

      Bakllava me fistik e pa sherbetosur nga zonja Albana

      Bakllava me fistik e pa sherbetosur

      Përbërësit:

      • 1 pako petë për bakllava
      • 175 gr gjalpë
      • 250 gr arra
      • 100 gr biskota të thërrmuara
      • 1 kuti qumësht të kondensuar
      • 100 gr fistik
      • 3 lgj sherbet
      • 1 lç kanellë
      • 1 lç karafıl

      Përgatitja:

      Në një filxhan të vogël përgatisim pak sherbet ku shtojmë karafilin dhe kanellën pluhur. Grijmë arrat bashkë me fistikët dhe biskotat dhe shtojmë pak sherbet. Kemi tretur gjalpin, lyejmë mirë tavën. Vendosim petët duke i spërkatur mirë me gjalpë. Bëjmë dy shtresa mbushje me arra, fistikë dhe biskota. Gjalpin e mbetur e hedhim në fund mbi bakllavanë pasi e kemi prerë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur.

    • VIDEO

      Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte nga zonja Albana

      Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte

      Përbërësit:

      • 1 kg mish viçi
      • 500 gr patate
      • 2 qepë
      • 2 karrota
      • 2 kunguj
      • 4 thelpinj hudhër
      • Kripë, piper
      • Nenexhik i thatë ose i freskët
      •  
      • Për petën:
      • 200 gr miell
      • 1 lk kripë
      • 1 lk sheqer
      • 1 lk uthull
      • 1 lk vaj
      • Ujë

      Përgatitja:

      Kaurdisim mishin dhe e lëmë të zihet me pak kripë. Në një tenxhere shtojmë vaj dhe kaurdisim perimet sipas fortësisë. Shtojmë lëngun e mishit të zier pak nga pak dhe përpara se gatimi të jetë bërë duke i rregulluar shijen e vendosim te tava e baltës duke e mbuluar me një petë brumi të përgatitur me miell, pak kripë, sheqer, pak uthull dhe pak vaj. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv