• VIDEO

    Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti

    Ish-ambasadori Sokol Gjoka, në emisionin "Sot Live në Shqipëri," komentoi përpjekjet në Maqedoninë e Veriut për heqjen e statusit të veçantë ndaj gjuhës shqipes. Ai e cilësoi situatën shqetësuese, pasi shqiptarët atje gjithnjë kanë qenë një faktor stabiliteti

  • VIDEO

    Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë nga zonja Albana

    Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë

    Përbërësit:

    • 500 gr mish viçi
    • 300 gr gjizë
    • 2 qepë të mëdha
    • 2 domate / 200 gr salcë domate
    • 2-3 speca jeshilë
    • 2 thelpinj hudhre
    • 50 ml vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 lugë gjelle miell
    • 1 gotë ujë / lëng mishi
    • Kripë, piper i zi
    • Pak rigon ose trumzë

    Përgatitja:

    Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë për 15-20 minuta derisa të zbuten. Në të njëjtin tigan, shtojmë qepët dhe specat, i kaurdisim derisa qepët të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë. Shtojmë domatet e grira ose salcën e domates, hudhrat dhe rigonin. I përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë për 5-7 minuta derisa salca të trashet pak. Në një enë, përziejmë gjizën me pak miell dhe një lugë gjelle gjalpë. Shtojmë mishin e zier dhe përzierjen e gjizës në tiganin me salcën e domates. E përziejmë mirë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Hedhim përzierjen në një tavë balte dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20-25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një kore të artë.

  • VIDEO

    Bujurdi, perime me djathë në furrë nga zonja Albana

    Bujurdi, perime me djathë në furrë

    Përbërësit:

    • 3 speca jeshil
    • 3 speca të kuq
    • 3 domate
    • 3 qepë
    • 100 gr djathë i bardhë
    • 200 gr djathë pice
    • Kripë, rigon

    Përgatitja:

    Fillimisht presim perimet në kubikë. Shtrojmë një shtresë me speca, një shtresë me qepë dhe një shtresë me domate duke i marinuar me rigon. Vendosim djathin e bardhë me pak vaj ulliri dhe përsipër djathë të grirë pice. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

  • VIDEO

    Gurabije me gjalpë dhe bajame nga zonja Albana

    Gurabije me gjalpë dhe bajame

    Përbërësit:

    • 400 gr gjalpë
    • 150 gr sheqer pluhur
    • 2 të verdha vezësh
    • 1 pako vanilje
    • 1-2 lgj uzo
    • 800 gr miell
    • 1 lk pluhur pjekës
    • Pak kripë
    • Bajame të pjekura

    Përgatitja:

    Me ndihmën e një rrahësi elektrik rrahim gjalpin derisa të formohet një masë kremi. Shtojmë më pas sheqerin pluhur dhe vazhdojmë e rrahim derisa sheqeri të tretet komplet. Shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një, sheqer vaniljen dhe në fund uzon. Tek mielli hedhim kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë miellin (gradualisht duke e situr) tek kremi i gjalpit. Përzierjen e bëjmë me lugë druri nga poshtë lartë. Brumi duhet të dalë një brumë i butë ndaj e shikojmë me sy nëse nevojitet apo jo miell. Në fund, shtojmë bajamet e pjekura dhe të thërrmuara. U japim gurabijeve formën e dëshiruar dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur. Pasi të jenë gati, i lemë të ftohen pak dhe më pas i pudrosim me pak sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Dhjetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Sindroma e zorrës së irrituar

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kadaif pa pjekje me krem / Supë me mish viçi dhe oriz.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 9-15 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, por duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi. “Vëmendje me datë 10, 12 dhe 13 dhjetor, shfrytëzoni mirë çdo moment, nëse lini diçka pas dore mund të jetë një problem i madh për vazhdimësinë” theksoi Jorgo, duke shtuar se kjo javë do të ketë ndikim në kontratat e punës dhe në aspektin ekonomiko-financiar. ”Me datën 13 dhjetor që kemi Mërkurin në retrogradë, do të ketë shumë mundësi për shenjat dhe zgjidhje problemesh që kanë të bëjnë me ligjin dhe ekonominë” shtoi ai, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Jeta sedentare, stresi i shtuar, ushqimet e pashëndetshme apo bakteret e parazitët, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Ndaj me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në 'Bima dhe Shëndeti' ndalemi në një një nga problematikat e zorrëve, siç është sindroma e zorrës së irrituar. Çfarë është zorra e irritueshme, çfarë e shkakton atë dhe cilat janë simptomat tipike të kësaj problematike shëndetësore? Sa zgjat sindroma e zorrës së irrituar, cilat zakone apo ushqime e nxisin atë? Ashtu dhe si çdo problematikë shëndetësore edhe sindroma e zorrës së irrituar ndikon shumë në cilësinë e jetës së përditshme, ndaj nuk duhet neglizhuar. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në studion e Rreze Dielli na tregon dhe trajtimin alternativ me kura natyrale.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 dhjetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha non-grata përjetë në Britaninë e Madhe te nga 4 deri në 6 milionë në muaj të ardhurat rekord të deputetëve e deri tek çfarë tha realisht Venecia për mandatin e Xhaçkës?

  • VIDEO

    Faktet TRONDITËSE/ Si SALI BERISHA eleminoi 'protagonistët' e dhjetorit nga PD, flasin protagonistët

    Preç Zogaj, një nga pjesëmarrësit e 8 dhjetorit 1990 që solli edhe rrëzimin e regjimit komunist, tregon për Report Tv detajet nga kjo lëvizje studentore, deri tek themelimi i Partisë Demokratike, drejtimi i saj nga Sali Berisha e përplasjet me këtë të fundit.

    • VIDEO

      Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të kesh zorrën e irrituar/ Ja ç’të bësh

      Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Jeta sedentare, stresi i shtuar, ushqimet e pashëndetshme apo bakteret e parazitët, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Ndaj në emisionin "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në 'Bima dhe Shëndeti' ndalemi në një një nga problematikat e zorrëve, siç është sindroma e zorrës së irrituar. Çfarë është zorra e irritueshme, çfarë e shkakton atë dhe cilat janë simptomat tipike të kësaj problematike shëndetësore? Sa zgjat sindroma e zorrës së irrituar, cilat zakone apo ushqime e nxisin atë? Ashtu dhe si çdo problematikë shëndetësore edhe sindroma e zorrës së irrituar ndikon shumë në cilësinë e jetës së përditshme, ndaj nuk duhet neglizhuar. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në studion e Rreze Dielli na tregon dhe trajtimin alternativ me kura natyrale.

    • VIDEO

      Vigjilentë! Kujdes në këto 3 data ku… /Horoskopi i javës me Jorgo Pullën, parashikimi për çdo shenjë të horoskopit

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 9-15 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, por duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi. “Vëmendje me datë 10, 12 dhe 13 dhjetor, shfrytëzoni mirë çdo moment, nëse lini diçka pas dore mund të jetë një problem i madh për vazhdimësinë” theksoi Jorgo, duke shtuar se kjo javë do të ketë ndikim në kontratat e punës dhe në aspektin ekonomiko-financiar. ”Me datën 13 dhjetor që kemi Mërkurin në retrogradë, do të ketë shumë mundësi për shenjat dhe zgjidhje problemesh që kanë të bëjnë me ligjin dhe ekonominë” shtoi ai, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    • VIDEO

      Supë me mish viçi dhe oriz nga zonja Albana

      Supë me mish viçi dhe oriz

      Përbërësit:

      • 500 gr mish viçi
      • 1 qepë mesatare
      • 2 karrota
      • 2 lgj miell
      • 100 gr oriz
      • 2 lgj vaj ulliri
      • 1 lç gjalpë
      • 1.5 litra ujë / lëng mishi
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë copat e mishit të viçit dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë. E heqim mishin dhe e lëmë mënjanë. Në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën dhe karrotat për disa minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë gjalpin dhe miellin. E përziejmë mirë derisa mielli të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë mishin e skuqur, lëngun e mishit ose ujin, dhe e lëmë të vlojë. Pas vlimit, ulim zjarrin dhe shtojmë orizin. E lëmë të gatuhet për rreth 20-25 minuta, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e servirim më pas supën të ngrohtë.

    • VIDEO

      Kadaif pa pjekje me krem nga zonja Albana

      Kadaif pa pjekje me krem

      Përbërësit:

      • 250 gr kadaif
      • 4 lgj gjalpë
      • 4 lgj sheqer
      • 1 filxhan arra
      •  
      • Për kremin muhalebi:
      • 4 lgj miell
      • 2 lgj niseshte
      • 1 gotë gjalpë i tretur
      • 2 lk vanilje
      • 1 gotë sheqer

      Përgatitja:

      Kaurdisim kadaifin me gjalpin pasi e kemi shkriftuar me duar. Shtojmë sheqerin dhe arrat e shtypura. E sheshojmë në një tavë.  Në një tenxhere ku kemi hedhur gjalpë shtojmë miell dhe e shuajmë me 1 litër qumësht, hedhim sheqerin dhe e lëmë derisa masa të trashet. Kremin muhalebi e shtrojmë mbi shtresën e kadaifit, e hapim mirë dhe vendosim një tjetër shtresë me kadaif. E presim më pas në forma dhe në çdo pjesë të prerë të kadaifit vendosim pak fistik të grirë.

    • VIDEO

      ‘Ja si u vendos emri i PD’, Zogaj: Takimi i Berishës me studentët e dhjetorit! Anëtar i punës, i ‘deleguari’ i Ramiz Alisë

      Në një intervistë për Report Tv, teksa foli për lëvizjen e dhjetorit 1990, Preç Zogaj tregon edhe si u vendos emri i Partisë Demokratike. Ai theksoi se ishte Elsa Elsa Ballauri, një shkrimtare dhe poete e re, bijë e një familjeje të persekutuar, e cila propozoi emrin "Partia Demokratike".

      Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. Zogaj thotë se Berisha ishte njeriu i dy palëve, pasi duke qenë anëtar i partisë ishte si urë komunikimi me studentët. Për Berishën, thotë se kishte kontaktet me Ramiz Alinë dhe ‘kredencialet’ në atë periudhë për të diskutuar me studentët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv