Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani me spinaq, karotë e pançetë / Petulla me qumësht të buta si pambuk.
Në ditët e sotme ngrënia jashtë është bërë pjesë e rregullt e jetës sonë, sigurimi i standardeve të larta të pastërtisë dhe trajtimit të duhur të ushqimit është thelbësor, jo vetëm për kënaqësinë tonë, por për shëndetin në tërësi. Ekspertë në fushën e ushqimit dhe menaxhimit diskutuan në "Rreze Dielli" mbi higjienën dhe sigurinë e ushqimit në restorante, përgjegjësitë e stafit të restorantit, praktikat më të mira të industrisë dhe atë që ne, si konsumatorë, duhet të shikojmë për të siguruar një përvojë apo eksperiencë të sigurt të ngrënies. Cilat janë standardet kryesore të higjienës që duhet të ndjekë çdo restorant për të garantuar sigurinë ushqimore? Si mund të dallojnë klientët shenjat e higjienës së dobët në një restorant? A ka teknologji apo praktika inovative që përmirësojnë higjienën në industrinë e ushqimit dhe pijeve sot? Cilat janë gabimet më të zakonshme të higjienës që bëjnë restorantet kur trajtojnë ushqimin? Po gabimet që bëjmë në shtëpitë tona? A jemi më të qetë dhe a duhet t’ju besojmë kuzhinave të hapura për të pasqyruar praktikat e gatimit të ushqimit? Flasim me Entela Cenko, eksperte ushqimore, sommeliere; Florenc Rëmbeci, ekspert në fushën e hotelerisë; Elisa Bilali, menaxhere e përgjithshme.
Të mësosh se si të mbash ushqimin në frigorifer është një nga mënyrat më të mira për të kursyer para, për të reduktuar mbeturinat dhe për të shijuar vaktin në një kohë të mëvonshme. Është gjithashtu jetike për të parandaluar helmimin nga ushqimi. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë rregulla themelore të sigurisë ushqimore për sa i përket ruajtjes së ushqimit. Megjithatë, ka disa gabime të zakonshme të ruajtjes së ushqimit që shumica e njerëzve bëjnë. Në studion e “Rreze Dielli” Entela Cenko, eksperte ushqimore na tregon rreziqet më të mëdha që na vijnë nga kontaminimi me baktere i disa produkteve specifike, siç janë orizi apo limoni, por jo vetëm kaq...