-
VIDEO
'Ramën e tërheq gjuha e '97', Skerdjan Dhuli: Nëse Shqipëria kthehet tek 1997, le të shuhen PD dhe PS
Juristi Skerdjan Dhuli komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Rama në parlament teksa ky i fundi përmendi edhe vitin 1997.
-
VIDEO
Pa Gjurmë/ ‘Më iku nga krevati që ditën e parë të martesës’ Gruaja: M’i sillte të dashurat në dhomë
Një histori tronditëse do të vijë e rrëfyer pasditen e sotme nga një zonjë, nënë e dy fëmijëve e cila gëzon statusin e gjyshes. Që në fillime të martesës me bashkëshortin Muharrem Hysaj nga Skrapari, Vasilika Mekollari është përballur me dhunën fizike dhe atë psikologjike. Historia e rrëfyer nga kjo 72-vjeçare shkon përtej imagjinatës. Jeta bashkëshortore e saj ka qenë mjaft e vështirë, ndërsa shpesh përballej me tradhtinë e të shoqit. Muharremi kurrë nuk e dashuroi Vasilikën ndërsa kjo e fundit jetonte me shpresën se një ditë ai do krijonte ndjenja për të. Edhe me ardhjen në jetë të 3 djemve sërish marrëdhënia mes tyre vijonte të ishte po e njëjtë. Ajo që e bën më të rëndë këtë histori është denoncimi i Vasilikës se bashkëshorti i saj ka helmuar djalin e dytë kur ishte 6 muajsh pasi dyshonte se nuk ishte fëmija i tij, duke i marrë kështu jetën. E gjendur në të tilla kushte nëna bashkë me dy djemtë emigruan drejt Anglisë për të kërkuar azil ndërsa Muharremi nuk pranoi të shkonte me to. Madje një vit më pas ai bëri edhe një kërkesë për divorc ndërsa vendosi të vazhdonte një jetë të re dhe të krijonte familje tjetër. 7 vite më pas Vasilika u kthye në Shqipëri ku edhe pas afro 20 vitesh ndarje sërish jeton me frikë pasi kërcënimet e ish bashkëshortit e ndjekin në çdo moment ndërsa nuk është e qetë. Prandaj ajo sot kërkon të rrëfejë historinë tronditëse të jetës së saj dhe të denoncojë ish-bashkëshortin, 78-vjeçarin Muharrem Hysaj.
-
VIDEO
Dash Sula bën deklaratën e fortë në 'Frontline': I kam thënë kolegëve socialistëve, po të mos ishte për ligjin do na kishit eliminuar edhe fizikisht
Debatet e sotme në parlament si dhe paraqitja e Berishës në SPAK u diskutuan në Frontline me moderatoren e Marsela Karapançon.
-
VIDEO
'Prona 400-600 milion euro e KMSH do ndërtohet kullë, Florian Arapi: Shitja, pa transparencë! Sa do marri Komuniteti Mysliman nga këto 150 mijë m2?
Publicisti Florjan Arapi ishte në Studio Live ditën e sotme teksa hodhi akuza për Komunitetin Mysliman në Shqipëri se ka shitur pronat në mënyrë abuzive prej vitesh e udhëhequr prej atij që ai e quan sekti gylenist.
-
VIDEO
'KMSH pronari i dytë më i madh pas shtetit', publicisti: Në 30 vite sekti gylenist që e drejton ka abuzuar me pronat! Ende nuk dihet kur do hapet 'Namazgjaja'
Problemi me pronat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u diskutua këtë pasdite me publicistin Florian Arapi, i cili në Studio Live akuzoi KMSH se e udhëhequr nga një sekt gulenistësh po shet pronat e komunitetit pa bërë transparencë. Kjo ka krijuar edhe vonesën e hapjes së xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet, që ende nuk ka një datë.
-
VIDEO
Pronat e paluajtshme/ Agjentja Imobilare: Ka interes të shtuar për zonat e bregdetit! Në Tiranë po merr vëmendje Paskuqani, çmimet tani janë stabilizuar
Agjentja Imobiliare Ilda Zaloshnja sqaroi në Studio Live situatën me pronat e paluajtshme në vend si dhe mori në shqyrtim çmimet e apartamenteve në kryeqytet.
-
VIDEO
Berisha i pandehur dhe protesta para SPAK/ Ngjela: Çdo njeri e humbet kur është në akuzë! Toka tek 'Partizani' ka qenë shtetërore
Avokati Spartak Ngjela komentoi në Studio Live marrjen e Berishës zyrtarisht tashmë si i pandehur për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani.
-
VIDEO
Qofte në salcë të kuqe me speca nga zonja Albana
Qofte me mish në salcë të kuqe
Përbërësit:
- 1 kg mish i grirë
- 1 qepë
- 2 vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 fl vaj ulliri
- 1 fl kafe qumësht
- 5 ls miell misri i hollë
- 2 ls uthull
- Kripë, piper
Për salcën:
- 2 domate
- 1 lgj salcë domate
- 1 qepë
- 1 spec të kuq
- 3 speca
- 2 lgj vaj
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Mishin e grirë e kalojmë në makinën grirëse dy herë, i shtojmë qepën e grirë, hudhrat, vezët dhe të gjitha produktet me rradhë. U japim formë dhe në mes i mbushim me djathë. Sipas dëshirës qoftet mund t'i skuqim ose i vendosim me salcën e ndërtuar në furrë. Skuqim specat në një tigan. Ndërkohë përgatisim dhe salcën duke kaurdisur fillimisht qepën me pak vaj dhe ujë. Shtojmë salcën dhe purenë e domates bashkë me specin e kuq të grirë. Në fund rregullojmë shijen me erëza. Qoftet edhe specat i kalojmë në furrë për pak minuta në salcë ose e përfundojmë gatimin në tigan.
-
VIDEO
Patate në tigan me spinaq dhe djathë nga zonja Albana
Patate në tigan me spinaq dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 500 gr spinaq
- 60 gr parmixhano
- 200 gr djathë të butë
- 1 thelpi hudhër
- 50 gr thërrime buke
- 2 kokrra vezë
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim një thelpi hudhër në tigan, e lëmë të skuqet në pak vaj dhe shtojmë spinaqin (të pastruar dhe të kulluar). Rregullojmë shijen me pak kripë dhe e kaurdisim derisa të ulë vëllimin. Vendosim patatet në një tenxhere mbuluar me ujë, shtojmë kripë dhe i ziejmë për 35-40 minuta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambjenti. Më pas i grijmë patatet në një enë ku shtojmë kripë, piper, vezët dhe djathin e grirë. E përziejmë mirë masën. Vendosim në tigan një letër furre, hedhim pak vaj dhe mbi të shpërndajmë gjysmën e përzierjes së patates, duke përdorur duart e lyera me yndyrë dhe duke ngritur pak skajet. Shpërndajmë edhe spinaqin, bëjmë një spërkatje me djathë të grirë dhe djathë të butë në kubikë. E mbulojmë me pjesën tjetër të masës së patates, e lyejmë me pak vaj dhe e spërkasim me thërrime buke. E gatuajmë në zjarr shumë të ulët në fillim, më pas me kapak për 15 minuta në zjarr mesatar. Më pas shtrojmë një fletë të madhe letre pjekjeje mbi tortë dhe me pak forcë dhe duke përdorur një pjatë të përmasave të duhura e kthejmë nga ana tjetër, duke e lënë të rrëshqasë përsëri në tepsi në mënyrë që fleta e re e letrës së pjekjes të mbetet në kontakt me tiganin apo tepsinë.
-
VIDEO
Bukë misri, sekreti për një bukë misri të butë nga zonja Albana
Bukë misri
Përbërësit:
- 1 kg miell misri
- Ujë të vluar
- Kripë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe me ujin e vluar. Zemë brumin duke e punuar mirë, sipër e spërkasim me pak miell misri. Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim bukën e misrit duke i dhënë formën që duam dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 12 shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha zyrtarisht i pandehur te ish-ministri kërkon mbylljen e Televizionit Publik e deri tek metamorfoza e frikshme e Gaz Bardhit.
-
VIDEO
E plotë-Berisha nuk i shpëton dot burgut! Detajet nga dosja, Avokati: Ka një mal me krime!
Berisha dhe Malltezi u paraqitën sot në SPAK ku u njohën me akuzat për korrupsion për aferën ‘Partizani’ si dhe morën dosjen e hetimit. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me Denis Mingën se çfarë pritet të ndodh tashmë me çështjen që pritet të kalojë në gjyq.