-
VIDEO
Skema e re e pensioneve/ Çoçoli: Rritja kryesore do jetë për pensionet në fshat! Gjokutaj: Do preken dhe kategori si minatorët dhe metalurgët
Nga 1 tetori do të ketë rritje të pensioneve, ndërsa ende nuk është vendosur se sa do të jetë indeksimi i tyre. Kjo ka qenë nisma e propozuar nga kryeministri Rama për pagat në përgjithësi, me propozimin se kush merr më pak pension do të indeksohet më shumë. Fondi për indeksimin e pensioneve do të jetë 4 miliardë e 137 milionë lekë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘ Me gjakun e tij bleu lirinë’/Vr*u burrin, flet vëllai i viktimës: Donte ta ndante,ishte…
Me një plagë në shpirt për vëllain që kunata e ekzekutoi për vdekje në Amerikë, 55-vjeçari Albert Keco i drejtohet emsionit ‘’Pa Gjurmë’’ për të kërkuar dy mbesat e tij, të cilat nuk i ka parë prej vitesh. Ishte viti 1999 kur Valmir Keco një djalosh i ri me ëndrra të mëdha për jetën emigron në SHBA, pasi fitoi lotarinë amerikane. I lumtur për jetën e re në kontinentin e largët, ai mori me vete edhe bashkëshorten e tij, Anila Keco. Më vonë çifti u bënë prindër të dy vajzave… U zhvendosën në tokën e premtuar për një jetë më të mirë, por shumë shpejt filluan konfliktet në familje. Çifti kishte mosmarrëveshje dhe Valmiri vendos t’i kërkoi divorcin nënës së fëmijëve të tij… Sipas Albertit, i vëllai ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se nusja e kishte kërcënuar shpesh herë që nëse nuk i jepte para do të largohej bashkë me vajzat. 22 dhjetori i vitit 2015 është një datë e skalitur në memorien e familjarëve të Valmirit. Një datë që ndryshoi përgjithmonë fatin e familjes Keco. 22 dhjetori është data kur Anila ekzekutoi për vdekje babain e fëmijëve të saj… pasi kishte larguar 2 vajzat e mitura nga banesa duke i çuar në një qendër sociale. Fqinjët e alarmuar lajmëruan menjëherë policinë, ndërsa Anila u arrestua nga policia. 34-vjeçarja asokohe u shpreh para drejtesise se e vrau të shoqin për vetëmbrojtje, pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj. Akuza që familja e Albertit i quant të pavërteta… ata fajësojnë Anilen që i mori jetën të shtrenjtit të tyre dhe la jetime vajzat në tokë të tuaj…
-
VIDEO
Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live': Kemi ekipin me numrin më të lartë të njerëzve me tituj shkencorë në Republikë
Në ‘Studio Live’, Adriatik Lapaj nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe juristi Rezart Kthupi treguan vizionin e tyre politik.
Dy partitë kryesore kanë ndezur motorët për zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Ndërkohë me interes përveç tyre pritet të shihet edhe performanca e partive të reja.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 shtator 2024 – Receta tradite/ Çfarë po ndodh me Showbizin shqiptar, të rejat e fundit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë në tavë me petë / Qull me sallam pikant në furrë / Qofte me kunguj dhe nenexhik.
Cilat ngjarje rozë kanë dominuar këtë periudhë nëpër portalet tona? Panelistët Klotilda Harka, Meriton Ramçaj dhe Atalanta Kërçyku komentuan në "Rreze Dielli" ndarjet e çifteve të showbiz-it, kush u nda vërtet dhe kush për vëmendje? Nga Besi dhe Xhensila tek Luana Vjollca, pse çiftet vendosën të mos flasin për lajmet që çmendin rrjetin? A do rikthehet Flori Mumajesi me një koncert aq shumë të kërkuar nga fancat? Deklarata e aktorit kosovar i cili krahasoi prodhimet televizive ne Shqipëri me ato në Kosovë "irritoi" panelistët duke thumbuar arrogancën dhe qëllimin përçarës të tij në raport me artistët shqiptare. Ku do e shohim Arbana Osmanin këtë sezon televiziv? A është e vërtetë një ofertë nga Top Channel për rikthimin e Luana Vjollcës? Kiara Tito në një format të ri me Elvis Naçin? Ndiqni bisedën edhe për të reja të tjera nga personazhet VIP.
-
VIDEO
Abstenimi për mandatin e Xhaçkës, Çollaku: Sot duhet të ishte shpërndarë Kuvendi! Republika ka rënë
Vendimi i mazhorancës socialiste me abstenimin e djeshëm në seancën plenare, për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, është shkak për t’u shpërndarë parlamenti. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV
-
VIDEO
Meridiani hedh shashkën ‘Luana Vjollca…’/ Nga Besi e Xhensila tek Meriton-Ilnisa’ bombat e showbizit
Cilat ngjarje rozë kanë dominuar këtë periudhë nëpër portalet tona? Panelistët Klotilda Harka, Meriton Ramçaj dhe Atalanta Kërçyku komentuan në "Rreze Dielli" ndarjet e çifteve të showbiz-it, kush u nda vërtet dhe kush për vëmendje? Nga Besi dhe Xhensila tek Luana Vjollca, pse çiftet vendosën të mos flasin për lajmet që çmendin rrjetin? A do rikthehet Flori Mumajesi me një koncert aq shumë të kërkuar nga fancat? Deklarata e aktorit kosovar i cili krahasoi prodhimet televizive ne Shqipëri me ato në Kosovë "irritoi" panelistët duke thumbuar arrogancën dhe qëllimin përçarës të tij në raport me artistët shqiptare. Ku do e shohim Arbana Osmanin këtë sezon televiziv? A është e vërtetë një ofertë nga Top Channel për rikthimin e Luana Vjollcës? Kiara Tito në një format të ri me Elvis Naçin? Ndiqni bisedën edhe për të reja të tjera nga personazhet VIP.
-
VIDEO
Qofte me kunguj dhe nenexhik nga zonja Albana / Pa kosto, me shumë shije
Qofte me kunguj dhe nenexhik
Përbërësit:
- 4 kunguj të njomë
- 4 qepë të njoma
- 1 qepë e thatë
- 2 kokrra vezë
- 1/2 tufë nenexhik
- 1/2 tufë majdanoz
- Miell që fryhet
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Kungujt i grijmë në rende dhe i bashkojmë me qepët dhe bimët aromatike të grira imët. Shtojmë erëzat me vezët dhe miellin, sipas dëshirës mund të shtojmë dhe djathë. E lëmë masën në frigorifer për 15 minuta dhe më pas skuqim qoftet. Në momentin e servirjes i shoqërojmë me salca të ndryshme.
-
VIDEO
Qull misri me sallam pikant në furrë nga zonja Albana / Super shije në pak minuta
Qull me sallam pikant në furrë
Përbërësit:
- 300 gr sallam pikant
- 10 gr gjalpë
- 500 ml qumësht
- 200 gr miell misri
- 1/2 qepë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht nxehim furrën në 200 °C dhe lyejmë me gjalpë një tavë xhami ose balte. Në një tigan në zjarr të ngadaltë, ziejmë qumështin dhe hedhim ngadalë miellin e misrit, e rrahim mirë me tel vezësh që të mos formohen kokrriza. Shtojmë qepën, kripën dhe piperin. Masën e përgatitur e hedhim në tavë dhe shtojmë sallamin pikant të prerë në feta ose kubikë mesatare. E vendosim tavën të piqet në furrë për 15 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Pulë me petë në tavë nga zonja Albana, receta e vjetër e traditës shqiptare
Pulë në tavë me petë
Përbërësit:
- 1 pulë mesatare
- 600 gr miell +400 ml ujë ose petë të pjekura të gatshme
- 2 kokrra qepë
- 100 gr gjalpë /margarinë
- Pak niseshte
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Këtë gatim mund ta bëjmë me petë të gatshme të pjekura ose me petë të përgatitura vetë. Në fillim përgatisim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët. E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qese kuzhine. E lëmë të pushojë për 30 minuta. Në një enë kaurdisim qepët e grira hollë derisa të skuqen pak. Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta të tjera së bashku me qepën. I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lëmë për disa minuta të tjera. Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai duke i spërkatur sipër me niseshte. I pjekim një e nga një në furrë sa të zverdhen pak në temperaturë maksimale. Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi. Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit. Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 petë. Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi. Në fund mbi petët vendosim thelat e pulë dhe e vendosim në pjekje në furrë të nxehur në 200 gradë për 15-20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 13 shtator 2024
Nga sa do të jetë shtesa për pensionet në fshat dhe qytet te debate në Kuvend Rama-Bardhi për mbetjet toksike e deri tek çfarë i tha truproja Berishës në spital pas vrasjes së Azemit?
-
VIDEO
Bombastike/ “Rama u thirr në SPAK, por nuk shkoi!” Spahiu: Gjuhë erotike në parlament | E PLOTË
Debatet e sotme në parlament si dhe paraqitja e Berishës në SPAK u diskutuan në Frontline me moderatoren e Marsela Karapançon. Deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi fillimisht gjuhën e Ramës dhe ironinë ndaj Gazment Bardhit.
-
VIDEO
Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës
Në emisionin e mbrëmjes së sotme ‘Frontline’, juristi Kreshnik Spahiu komentoi për Marsela Karapançon fjalimin e sotëm të Ramës në parlament dhe paralelen që ai bën me 97 për mandatet që do marri opozita dhe PD.