-
VIDEO
'Karagjozllëqe', Agron Gjekmarkaj në 'Studio Live': PD nuk merr pjesë në komisionin 'Xhafa'! Protesta nesër tek SPAK, solidaritet me Berishën
Deputeti Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar në 'Studio Live', ku theksoi se protesta nesër te SPAK do jetë paqësore si formë solidariteti me Berishën, ndërsa shtoi se PD nuk do marri pjesë në komisionin anti korrupsion parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 shtator 2024 – Receta/ Rregullat e reja të udhëtimit/ Kompanitë e pastrimit, zgjidhja ideale
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me patëllxhanë dhe kunguj / Petulla me gjizë / Revani me niseshte dhe sherbet.
Udhëtimi drejt vendeve të BE në vitin 2025 do të bëhet me sistemin ETIAS. Kur do të jetë gati sistemi ETIAS? Si do funksionojë dhe cilat janë hapat që duhen ndjekur për aplikim? Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Shengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian do të bëhet i detyrueshëm. Procedura është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”. Si do të funksionojë ky formular, nga cila periudhë nis aplikimi, a do të kërkohet për çdo hyrje-dalje në zonën Shengen, pagesa prej 7 euro për sa kohë do të jetë e vlefshme, e të tjera pyetje i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me juristen Anila Rezhda, eksperte gjyqësore.
Higjiena dhe pastrimi gjeneral i shtëpive apo ambienteve të zyrave përmes kompanive të pastrimit, si funksionojnë dhe pse është 'shpëtim' për zonjat. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Blerina Gjyriqi nga Kompania 'Deboras Clean', e cila na tregon të gjitha shërbimet që ofrohen nga një kompani pastrimi, e cila në vitet e fundit gjithnjë e më shumë është zgjidhja ideale për të patur dhe për të jetur në një ambjent tërësisht të pastër. 'Deboras Clean' është një kompani prestigjioze që ka 3 vite që operon në treg. Fokusi i kompanisë është procedimi i pastrimit gjeneral të objekteve të ndryshme si apartamente, hotele, restorante, vila, zyra dhe objekte të tjera të këtij lloji!
-
VIDEO
Vrasje e dyfishtë në Roskovec të Fierit/ Vriten xhaxha e nip, autori vetëdorëzohet!
Xhaxha e nip u ekzekutuan me armë pak pas mesditës së sotme në banesën e tyre në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier. Mësohet se viktimat Lavdimir KurtajLavr dhe Gramos Kurtaj, (nip dhe xhaxha) janë plagosur dhe kanë humbur jetën në spital.
Mendohet se shkak ka qenë një konflikt pronësie, por ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga policia.
Pas krimit autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici. E ndërsa policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49 vjeçari ka shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për tu vetëdorëzuar
-
VIDEO
Ju lodhin punët e shtëpisë? Ja zgjidhja ideale për zonjat
Higjiena dhe pastrimi gjeneral i shtëpive apo ambienteve të zyrave përmes kompanive të pastrimit, si funksionojnë dhe pse është 'shpëtim' për zonjat. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Blerina Gjyriqi nga Kompania 'Deboras Clean', e cila na tregon të gjitha shërbimet që ofrohen nga një kompani pastrimi, e cila në vitet e fundit gjithnjë e më shumë është zgjidhja ideale për të patur dhe për të jetur në një ambjent tërësisht të pastër.
'Deboras Clean' është një kompani prestigjioze që ka 3 vite që operon në treg. Fokusi i kompanisë është procedimi i pastrimit gjeneral të objekteve të ndryshme si apartamente, hotele, restorante, vila, zyra dhe objekte të tjera të këtij lloji!
-
VIDEO
Pa këtë formular nuk do mund të udhëtoni dot në 2025 / Ja hapat që duhen ndjekur për aplikimin ETIAS
Udhëtimi drejt vendeve të BE në vitin 2025 do të bëhet me sistemin ETIAS. Kur do të jetë gati sistemi ETIAS? Si do funksionojë dhe cilat janë hapat që duhen ndjekur për aplikim?
Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Shengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian do të bëhet i detyrueshëm. Procedura është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”. Si do të funksionojë ky formular, nga cila periudhë nis aplikimi, a do të kërkohet për çdo hyrje-dalje në zonën Shengen, pagesa prej 7 euro për sa kohë do të jetë e vlefshme, e të tjera pyetje i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me juristen Anila Rezhda, eksperte gjyqësore.
-
VIDEO
Revani me niseshte dhe sherbet me pak përbërës, shije mbresëlënëse nga zonja Albana
Revani me niseshte dhe sherbet
Përbërësit:
- 6 vezë mesatare
- 500 gr gjalpë
- 2 gota sheqer
- 700 gr niseshte
- 1 bustinë vanilje
- 1 bustinë pluhur pjekës
- Për sherbetin:
- 500 gr sheqer
- 800 ml ujë
- 1 lç limontoz
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin me ndihmën e një rrahësi elektrik derisa vezët të zbardhen. Shtojmë gjalpin dhe më pas niseshten e situr me vaniljen dhe pluhurin pjekës. E rrahim me rrahës elektrik derisa të krijohet një brumë kompakt. E shtrojmë brumin në tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin, e lemë të ftohet dhe pasi revania të piqet e sherbetosim të nxehtë.
-
VIDEO
Petulla me gjizë të buta si pambuk nga zonja Albana
Petulla me gjizë
Përbërësit:
- 2 lugë gjizë
- 2 kokrra vezë
- 250 ml qumësht
- 50 gr djathë kaçkavall
- 10 gr pluhur pjekës
- 2 lugë kafeje kripë
- 500-550 gr miell
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Bashkojmë të gjithë përbërësit në një enë dhe formojmë një brumë mesatarisht të butë dhe menjëherë i japim formë duke e hapur si një petë të cilën e ndajmë në forma. Në një tigan shtojmë rreth 250 ml vaj dhe presim derisa të nxehet mirë dhe më pas skuqim petullat në zjarr të lartë për 2-3 minuta nga të dyja anët.
-
VIDEO
Musaka me patëllxhanë dhe kunguj, një mënyrë krejt e veçantë nga zonja Albana
Musaka me patëllxhanë dhe kunguj
Përbërësit:
- 2 fç djathë i grirë
- 4 fç qumësht
- 1 fç kos
- 2 domate
- 450 gr bukë pa kore ose bukë tosti
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Salca e kimës:
- 700 gr mish i grirë
- 2 qepë të thata
- 2 thelpinj hudhër
- 1 karrotë
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 3 domate të pjekura
- 2 patëllxhanë
- 2 kunguj
- Gjethe dafine
- Kripë, piper
- Kanellë shkop
Përgatitja:
Kaurdisim mishin e grirë në yndyrë shtojmë më pas qepët e grira me pak kripë. E mbyllim me kapak derisa qepët të zbuten dhe më pas shtojmë karrotën e grirë në rende. E përziejmë duke i shtuar kripë dhe hudhër. E lëmë mbi 10 minuta. Shtojmë salcën e domates dhe pelten e domates me kripën dhe erëzat. Ndërkohë në një tigan tjetër skuqim kungujt, i largojmë më pas dhe shtojmë patëllxhanët me pak kripë derisa të rreshken. Perimet e skuqura i bashkojmë me kimën. Fillojmë shtrojmë musakanë në tavë, fillimisht vendosim një shtresë me fetat e bukës, kalojmë një shtresë me kimë, domatet e prera në disqe, sërish bukë, një shtresë me kimë, domatet dhe në fund salcën e bardhë me kosin e përzierë me vezë, qumësht, kripë dhe arrë moskat. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
TË PATHËNAT/ Banda e NIKLËS, JA ku FSHIHET, trekëndëshi i KRIMIT. DEBATE mes të ftuarve
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha nesër në SPAK te qeveria teknike një gënjeshtër e madhe e deri tek mjerimi i Akademisë.
-
VIDEO
'Marklen Haka hyri në Rinas në fillim të majit', gazetari Sokol Dema jep detaje: Në DVP Tiranë e sollën nga dera kryesore, enkas për t'u filmuar
Gazetari Sokol Dema dha më shumë detaje lidhur me arrestimin e Marklen Hakës. Dema thotë se Haka ka ardhur në Shqipëri në fillim të majit, përpara se të kishte urdhër arresti ndaj tij prej SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.
-
VIDEO
Sali Berisha drejt burgut?! SKENARËT e PD-së për TRAZIRA, do protestohet para SPAK! Debate në studio