Bukë misri, sekreti për një bukë misri të butë nga zonja Albana

12 Shtator, 12:05

Bukë misri

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • Ujë të vluar
  • Kripë

Përgatitja:

Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe me ujin e vluar. Zemë brumin duke e punuar mirë, sipër e spërkasim me pak miell misri. Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim bukën e misrit duke i dhënë formën që duam dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.