Qofte me mish në salcë të kuqe
Përbërësit:
- 1 kg mish i grirë
- 1 qepë
- 2 vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 fl vaj ulliri
- 1 fl kafe qumësht
- 5 ls miell misri i hollë
- 2 ls uthull
- Kripë, piper
Për salcën:
- 2 domate
- 1 lgj salcë domate
- 1 qepë
- 1 spec të kuq
- 3 speca
- 2 lgj vaj
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Mishin e grirë e kalojmë në makinën grirëse dy herë, i shtojmë qepën e grirë, hudhrat, vezët dhe të gjitha produktet me rradhë. U japim formë dhe në mes i mbushim me djathë. Sipas dëshirës qoftet mund t'i skuqim ose i vendosim me salcën e ndërtuar në furrë. Skuqim specat në një tigan. Ndërkohë përgatisim dhe salcën duke kaurdisur fillimisht qepën me pak vaj dhe ujë. Shtojmë salcën dhe purenë e domates bashkë me specin e kuq të grirë. Në fund rregullojmë shijen me erëza. Qoftet edhe specat i kalojmë në furrë për pak minuta në salcë ose e përfundojmë gatimin në tigan.