-
VIDEO
Rosat i ndryshojnë jetën çiftit nga Lezha - Një nga ne
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv.
-
VIDEO
Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Qefalia: Duhet lënë drejtësia e lirë! Poli Hoxha: Do ketë të tjera, hetimi shumë i thellë! Alban Daci: Nuk ka më amnisti
Deputeti Xhemal Qefalia, analisti Poli Hoxha dhe politologu Alban Daci dhanë nga një koment në Studio Live, lidhur me paraqitjen e sotme të Berishës në SPAK ku iu komunikua zyrtarish akuza për korrupsion pasiv për aferën ‘Partizani’.
-
VIDEO
Poli Hoxha parashikon: PS merr 100 mandate, PD 25, të tjerët 15! Xhemal Qefalia: Partia Demokratike e bashkuar me copëza, problem komunikimi me qytetarët
Emrata e PD dhe PS në 12 qarqet e vendit dhe përballja politike mes palëve u debatuan në Studio Live këtë pasdite me Alban Dacin, Poli Hoxhën dhe Xhemal Qefalian.
-
VIDEO
Pa Gjurme- 60 vjeçari mohon gruan LIVE: ’Nuk e njoh!’/ Përlotet 30-vjeçarja: Më ndave nga fëmijët
Nisi bashkëjetesën pa dëshirën e prindërve me një burrë 30 vite më të madh, e penduar sot ka humbur familjen dhe 3 djemtë e saj. Erjona Gjini, është një 30-vjeçare nga Lushnja e cila u njoh 5 vite më parë në rrjetin social Facebook me Albert Ndreckën, dyfishi i moshës së saj po nga i njëjti qytet. Të dy vendosën që këtë njohje ta çonin edhe më tej duke nisur kështu bashkëjetesën pa e patur problem diferencën e moshës.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut për Berishën: Kur arrestohen socialistë, thotë kishte prova! Për dosjet e tij thotë: Akuza politike
Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të Sali Berishës për aferën ‘Partizani’, tha me ironi se Berisha ku arrestohen socialistët thotë se ka prova, por për dosjet e tij, thotë se ka vetëm akuza ‘poltike’. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu theksoi se Berisha vepron me dy standarde.
-
VIDEO
Spahiu: SPAK e favorizon Berishën duke e lënë në shtëpi/ Të gjithë të akuzuarit për korrupsion në burg.
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Prokuroria e Posaçme e ka favorizuar Sali Berishën. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se fakti që nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, ka të drejtë që të mendoj se SPAK po e favorizon.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 shtator 2024 – Receta/ Rreziku që na vjen nga alumini/ Makina e parë shqiptare e shpejtësisë ‘Illyrian’
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hallvë me miell misri / Bamje me domate në furrë / Supë patatesh me presh.
Rreziku që na vjen nga Alumini, metali më i përhapur në planet! Çfarë është alumini, ku gjendet ai, në cilat produkte të jetës sonë jemi të ekspozuar me të? A mbetet alumini në organizëm? Pse alumini është i dëmshëm për shëndetin, ndryshe nga metalet e tjera që hyjnë në trupin tonë? Cilat janë dëmet, pasojat e tij në trup? A ka simptoma kur një organizëm është i tejmbushur me këtë metal, por edhe metale të tjera? Si t'i dallojmë ato? Cila është lidhja që ka alumini me sëmundjen e Alzhaimerit? Si të zëvendësojmë apo reduktojmë ekspozimin ndaj aluminit? A ka ushqime që largojnë aluminin dhe metalet e rënda në mënyrë natyrale? Shumica e familjeve përdor enët e aluminit për të gatuar, përdor letra alumini për mbështjelljen e ushqimit, përdor antidjersë që ka në përbërje alumin, etj, me çfarë zëvendësohen këto? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Qëndrim Thaçi prodhon makinën e parë shqiptare të quajtur 'Illyrian Pure Sport', prezantuar në Panairin e makinave në Monako 2024. Supervetura pritet të jetë një rivale e fortë e 'Lamborghini Aventador' apo 'Ferrari 812 Superfast'. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” konstruktori i makinës së parë të shpejtësisë “Illyrian” i sapo kthyer nga panairi i makinave në Monaco tregon se prezantoi me krenari prototipin unik të makinës së parë shqiptare të shpejtësisë, e cila pritet të kunkurojë markat më të njohura të makinave në botë. Qendrimi na tregon si lindi pasioni për krijimin e makinave, inspiruar nga i ati si dhe na zbulon sesa do të jetë çmimi i makinës “Illyrian”.
-
VIDEO
Shqiptari prodhon makinën e parë të shpejtësisë ‘Illyrian’ konkurente e Lamborghini dhe Ferrari
Qëndrim Thaçi prodhon makinën e parë shqiptare të quajtur 'Illyrian Pure Sport', prezantuar në Panairin e makinave në Monako 2024. Supervetura pritet të jetë një rivale e fortë e 'Lamborghini Aventador' apo 'Ferrari 812 Superfast'. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” konstruktori i makinës së parë të shpejtësisë “Illyrian” i sapo kthyer nga panairi i makinave në Monaco tregon se prezantoi me krenari prototipin unik të makinës së parë shqiptare të shpejtësisë, e cila pritet të kunkurojë markat më të njohura të makinave në botë. Qendrimi na tregon si lindi pasioni për krijimin e makinave, inspiruar nga i ati si dhe na zbulon sesa do të jetë çmimi i makinës “Illyrian”.
-
VIDEO
Rreziku ‘vrastar’ që na vjen nga alumini / Altin Joka: Kujdes, ja ku po e merrni me tepri aluminin
Rreziku që na vjen nga Alumini, metali më i përhapur në planet! Çfarë është alumini, ku gjendet ai, në cilat produkte të jetës sonë jemi të ekspozuar me të? A mbetet alumini në organizëm? Pse alumini është i dëmshëm për shëndetin, ndryshe nga metalet e tjera që hyjnë në trupin tonë? Cilat janë dëmet, pasojat e tij në trup? A ka simptoma kur një organizëm është i tejmbushur me këtë metal, por edhe metale të tjera? Si t'i dallojmë ato? Cila është lidhja që ka alumini me sëmundjen e Alzhaimerit? Si të zëvendësojmë apo reduktojmë ekspozimin ndaj aluminit? A ka ushqime që largojnë aluminin dhe metalet e rënda në mënyrë natyrale? Shumica e familjeve përdor enët e aluminit për të gatuar, përdor letra alumini për mbështjelljen e ushqimit, përdor antidjersë që ka në përbërje alumin, etj, me çfarë zëvendësohen këto? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Bamje me domate në furrë nga zonja Albana gatuar tradicionalisht plot shije
Bamje me domate në furrë
Përbërësit:
- 1 kg bamje
- 3-4 lgj uthull
- 1 qepë
- 1 lgj salcë domate
- 2 domate
- 3 gota ujë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i freskët
Përgatitja:
Bamjet pasi i pastrojmë mirë përreth bishtit i vendosim në ujë të bollshëm me katër lugë uthull. Më pas në një tigan me yndyrë kaurdisim bamjet për pak minuta. I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe 2 lugë ujë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë salcën e domates të koncentruar dhe domatet e kaluara në rende. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë bamjet dhe gjysmën e majdanozit. Në fund vendosim disa domate qershi, shtojmë ujë të ngrohtë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa bamjet të ngelen me lëngun e tyre.
-
VIDEO
Supë patatesh me presh nga zonja Albana, pak përbërës për një supë plot shije e vlera
Supë patatesh me presh
Përbërësit:
- 1 qepë e madhe
- 1 tufë majdanoz
- 1 thelpi hudhër
- 1 karotë
- 1 kërcell selino
- 5-6 presh
- 6 patate të mëdha
- 1 litër ujë i ftohtë
- 6 gjethe borziloku të freskët
- 4 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bukë e thekur në kubikë
Përgatitja:
Presim hollë qepën, majdanozin, hudhrën, karotën dhe selinonë dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Ndërkohë pastrojmë dhe grijmë preshin dhe e kalojmë në kaurdisje me perimet e tjera për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë patatet në kubikë, hedhim ujë, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe borzilok. E lëmë supën të ziejë dhe e shërbejmë të ngrohtë ashtu siç është ose të frulatuar me bukë të thekur në kubikë.
-
VIDEO
Shije unike! Hallvë me miell misri përgatitur me sherbet nga zonja Albana
Hallvë me miell misri
Përbërësit:
- 1 gotë vaj ulliri
- 2 gota miell misri të trashë
- 3 gota sheqer
- 4 gota ujë
- 2 shkopinj kanelle
- 2 portokalle
- Arra të grira
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim vajin dhe sapo të nxehet shtojmë miellin duke e kaurdisur. E largojmë nga nxehtësia dhe shtojmë arrat. Në vatrën tjetër të sobës kemi bërë sherbetin me sheqer, ujë, shkop kanelle dhe lëkurë portokalli (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe barbaroz). E shtojmë sherbetin e nxehtë tek mielli dhe vijojmë me trazimin derisa hallva të bëhet gati. E lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë.