• VIDEO

    Pagesa për gjyshërit që mbajnë nipër e mbesa/ Ja ligji i ri në…

    Një ligj i ri është miratuar së fundmi në shtetin Suedez...Sipas gazetave lokale, tashmë gjyshërit do të paguhen për të mbajtur nipërit dhe mbesat dhe për këtë do të  përfitojnë një shumë të caktuar financiare. Në ligj thuhet se gjyshërit suedezë kanë të drejtë të kërkojnë pagesë, pasi vendi i famshëm për politikën e tij të kujdesit ndaj fëmijëve u lejon prindërve të transferojnë të drejtën e lejes prindërore me pagesë te njerëzit përtej familjes së ngushtë të fëmijës. Gjyshërit e konsiderojnë këtë si një “ide të shkëlqyer”. Nuk është hera e parë që Suedia është pioniere e shërbimeve sociale. Hulumtimet kanë treguar se programet e lejes prindërore priren t’i bëjnë familjet më të shëndetshme pas lindjes së një fëmije dhe të përfitojnë si prindërit ashtu edhe fëmijët në planin afatgjatë, por si do ishte një ligj i tillë nëse do të zbatohej në Shqipëri? Sa dakord do të ishin prindërit dhe gjyshërit? Mbi këtë tematikë diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Nora Malaj, Rezart Cenaj dhe Irsa Ruçi.

  • VIDEO

    Bollgur me perime nga zonja Albana/ Harrojeni pilafin, kjo pjatë do ju mahnisë në verë

    Bollgur me perime

    Përbërësit:

    • 1 kokërr qepë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 spec jeshil
    • 1 spec i kuq
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 domate
    • 1 lgj salcë domate
    • 100 gr bollgur
    • 160 ml ujë
    • Gjalpë
    • Kripë, piper
    • Majdanoz për servirje

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin, hudhrën dhe më pas domatet e prera në kubik të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Pasi perimet të kenë marrë një kaurdisje të lehtë hedhim salcën dhe gjalpin, shtojmë bollgurin dhe ujin e nxehtë. Ulim nxehtësinë e sobës, e trazojmë gatimin herë pas here dhe e lëmë sa të përthithet uji. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Gjellë vere me patëllxhanë, shija që ju duhet nga zonja Albana

    Gjellë vere me patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 1-2 patëllxhanë
    • 200 gr mish pule/viçi
    • 1 qepë
    • 1 spec
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 domate / pure domatesh                                                               
    • 1/2 fç ujë
    • 1 tufë majdanoz
    • Piper i kuq, piper i zi
    • Kripë, rigon

    Përgatitja:

    Mishin e presim në kubikë sikurse dhe perimet. Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri mishin e pulës ose të viçit të cilin e kemi marinuar me pak kripë. Pasi mishi fillon të lëshojë lëngjet e veta, e largojmë nga tigani dhe vendosim në kaurdisje qepën e grirë imët, hudhrën, patëllxhanët dhe specin. Shtojmë purenë e domates, rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe në fund shtojmë pak ujë të vakët. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe të ketë pak lëng.

  • VIDEO

    Biskota me sherbet si dikur… / Shije dhe aromë nostalgjie nga zonja Albana

    Biskota me sherbet

    Përbërësit:

    • 1 pako biskota
    • 6 lgj gjalpë
    • 1 kg sheqer
    • 1 litër ujë

    Përgatitja:

    Biskotat i vendosim në një tavë, i lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe i vendosim në furrë në 180 gradë për 10 minuta. Në një enë përgatisim shërbetin me ujë dhe sheqer. Biskotat duhet të jenë të nxehta dhe shërbeti i ftohtë ose anasjelltas.

  • VIDEO

    “Burgu dhe pasuria”, Poli Hoxha zbulon çfarë i bashkoi Metën e Berishën në protestën para kryeministrisë

    Gazetari Poli Hoxha i ftuar në Frontline, tha se Ilir Meta dhe Berisha kanë një hall të përbashkët: SPAK. Kjo është dhe arsyeja përse Meta ndodhej në protestë pa ndodhej në protestë për të mbrojtur veten.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 12 korrik 2024

     

    Shtypi i ditës për sot, titujt kryesorë. Protesta e opozitës për qeveri teknike, Rama takon Biden në shtepinë e Bardhë

  • VIDEO

    Misteri i kartolinës në Report TV, gazetari kërkon të zbulohet për kë nga koleget është?

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Spahiu: Nje protestë që zgjat 2 orë dhe pastaj shkojnë 2 muaj në plazh! Nuk e dobëson Edi Ramën

    Kreshnik Spahiu kritikoi mënyrën e të protestuarit të opozitës, që nuk ka asnjë qëllim në vetvete. Në Frontline ai shprehet se protesta të tilla me 2 orë e më pas 2 muaj plazh, vetëm sa forcojnë pushtetin e Ramës dhe nuk e dobësojnë.

     
  • VIDEO

    'Mos prisni të vijnë 600 mijë veta në protestë', Dhuli: 40 gradë temperatura, nuk do dilja në një datë tillë

    Eksponenti i Partisë Demokratike, Skerdja Dhuli tregoi në Frontline se çka nuk shkonte me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.

     
  • VIDEO

    Frontline/ Protesta tek kryeministria, ironizon Flogert Muça: Dumani pranoi lirimin e Berishës, Rama nga Uashingtoni shpalli qeveri teknike

    Protesta e opozitës u diskutua në Frontline me Reldar Dedën, Skerdjan Dhuli, Flogert Muça dhe Poli Hoxha.

  • VIDEO

    Spahiu: Kulmi imoralitetit, 30 vjet protestuan kundër Metës, sot e brohorisnin si hero

    Kreshnik Spahiu komentoi në Frontline protestën e Partisë Demokratike përpara kryeministrisë.

  • VIDEO

    1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…

     

    Është ky 38-vjecar nga Berati, Gëzim Kica i cili rezulton i humbur që prej datës 10 mars të vitit 2008. I riu nga Berati la shërbimin ushtarak nje muaj pasi e dërguan në Vlorë dhe më pas njoftoi familjen se ndodhej në shtetin grek. Në tokën helene kishte emigruar që kur ishte ende një 22 vjecar bashkë me të vëllanë. Nga mali ilegalisht kishin kaluar kufirin, ndërsa punonin në sektorit e ndërtimit. 9-muaj më pas Gëzimi njofton të vëllain Oltin, se do të largohej për të bërë udhërrëfyesin e grupeve të refugjatëve të tjerë. Ky i fundit qëndron në Greqi, ndërsa Gëzimi kthehet drejt Shqipërisë. Në këtë kohë 38- vjeccari komunikon në telefon me të vëllanë duke i kërkuar para për pasaportën. Olti i dërgon 100 eurot e kërkuara në bankë. Gëzimi kishte filluar të merrej me trafik klandestinësh, për të cilët qendra ishte Janina dhe...

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv