• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Korrik 2024 – Receta/ Rritja e pensioneve nga 1 Tetori/ Histori suksesi

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë shtëpie e butë si pambuk / Tavë lemi tradicionale / Makarona elb me perime në furrë.

    Rritja e pensioneve në 1 Tetor dhe inflacioni i shportës, a janë të efektshme indeksimet për pension? Çfarë ndodh nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë? Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme për paqartësitë në lidhje me pensionin apo shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.

    Nga gjimnazist i Petro Ninit sot mbikëqyrës i bankave evropiane në Bankën Kombëtare Holandeze, njihuni me Sergi Hoxhën… Në vitin 2008, menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme Petro Nini, Sergi u zhvendos në Utrecht, Holandë për studimet e tij universitare. Në vitin 2012, gjatë programit të tij të masterit kërkimor, Sergi filloi të jepte dhe mentoronte studentë, si dhe të koordinonte kurse të nivelit Bachelor. Që atëherë, ai është përfshirë në akademi duke dhënë lëndë të ndryshme të ekonomisë në universitete të ndryshme si Universiteti i Utrechtit, Universiteti Erasmus i Roterdamit dhe Universitetit të Antwerpen. Në vitin 2020, Sergi filloi të punojë në Bankën Qendrore Hollandeze (De Nederlandsche Bank) në departamentin e mbikëqyrjes për Bankat Evropiane, duke u fokusuar në mbikëqyrjen e rrezikut financiar.

  • VIDEO

    PAZARE ME JETËN, Rradhë pacientësh tek rezonanca, dëshmitë tronditëse SPAK të hetojë QSUT -Përballje

  • VIDEO

    Rritja e pensioneve në Tetor / Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve

    Rritja e pensioneve në 1 Tetor dhe inflacioni i shportës, a janë të efektshme indeksimet për pension? Çfarë ndodh nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë? Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme për paqartësitë në lidhje me pensionin apo shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.

  • VIDEO

    Deklarata e fortë e analistit: Nesër Berisha mbyll karrierën politike me protestën e fundit (10 korrik 2024)

  • VIDEO

    Makarona elb me perime në furrë për një drekë perfekte plot shije nga zonja Albana

    Tavë me makarona elb dhe perime

    Përbërësit:

    • 300 gr makarona elb
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 karrotë
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 1 kungull i njomë
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 fç salcë domate
    • 1 spec i kuq djegës
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet  shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike. E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.

  • VIDEO

    Bukë e butë si pambuk, ja receta e vjetër me brumë në zierje në çast nga zonja Albana

    Bukë shtëpie

    Përbërësit:

    • 700 gr miell
    • 400 ml ujë të ngrohtë
    • ½ lç sheqer
    • ½ ls kripë
    • 8 gr maja
    • 30 ml vaj bimor
    • Fara susami

    Përgatitja:

    Trazojmë majanë e thatë me ujë dhe pak sheqer. E lëmë 5 minuta në qetësi dhe e përziejmë sërish. Shtojmë më pas vajin, pak kripë dhe miellin gradualisht duke e përzier me lugë druri. Lyejmë një tas me vaj, vendosim brumin e përgatitur të bukës, e mbulojmë me membranë dhe e lëmë për 30 minuta të pushojë. Pasi brumi ka dyfishuar volumin, e punojmë përsëri dhe e ndajmë në toptha duke i punuar pak me duar. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta të tjera. Në një tenxhere me ujë të vluar me 1 lugë gjelle kripë, vendosim kuleçët e brumit të bukës. I lëmë për 40 sekonda dhe më pas i kthjemë nga ana tjetër. I largojmë nga uji i vluar dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. I spërkasim me pak fara susami dhe i vendosim bukëzat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta

  • VIDEO

    Tavë lemi me kos, gatimi i traditës plot shije nga zonja Albana

    Tavë lemi

    Përbërësit:

    • 4-5 racione mish
    • 2 qepë mesatare
    • 2-3 Igj gjalpë
    • 2 gota kos
    • 2-3 vezë
    • 1 lgj niseshte
    • 1 spec i kuq
    • 1 gotë lëng mishi
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishin e prerë në racione e vendosim të ziejë derisa të mbetet me pak lëng. Më pas kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë mishin dhe e kaurdisim bashkë me qepën, duke shtuar dhe spec të kuq. E vendosim gatimin në tavë. Rrahim vezët me kosin, lëngun e mishit, pak niseshte, kripë e piper. E hedhim në tavë sipër mishit, e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë.

  • VIDEO

    Protesta e PD-së/ Plator Nesturi: Manifestim postum! Do jetë ceremonia e fundit politike e Berishës

    Analisti Plator Nesturi theksoi në 'Repolitix' se protesta e nesërme e opozitës do të jetë ceremonia e fundit politike e Berishës, siç e nisi me protesta karrierën e tij politike dhe po kështu po e mbyll.

     
  • VIDEO

    Çollaku do i bashkohet protestës nesër: Me Berishën non grata nuk është më vija e kuqe

    Në ‘Repolitix’ foli në lidhje Skype mbrëmjen e sotme deputeti opozitar Kreshnik Çollaku. I larguar nga grupimim Basha pasi vulën e mori Sali Berisha, Çollaku tregon se nesër do të jetë pjesë e protestës.

     
  • VIDEO

    Opozita nesër në shesh/ Avokati Karaj në 'Repolitix': Këto protesta nuk sjellin produkt! Nesturi: Do festojnë marrjen e vulës

    Protesta e nesërme e opozitës u diskutua mbrëmjen e sotme në Repolitix me Leonard Karajn, Lefter Gështenja, Plator Nesturi dhe Ilir Alimehmeti.

  • VIDEO

    'Studio Live'/ 'Luli doli një nul', debat mes Valterit dhe Haklajt: Berisha i trembet rekursit në Gjykatën e Lartë

    Ish deputetët Halit Valteri dhe Azgan Haklaj komentuan në Studio Live të ardhmen e opozitës dhe të grupimit të Lulzim Bashës.

  • VIDEO

    Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT

     

    Bledar Sulkja emigroi që në moshën 14 vjeçare në Itali. Atje merrej me punë të ndryshme ndërsa më vonë ka lëvizur në Gjermani rreth viteve 98-99. Në vitin 2002 zhvendoset në Valencia të Spanjë. Me familjen kishte kontakte të rregullta deri më 25 gusht të vitit 2002.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv