-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Korrik 2024 – Receta/ Sëmundjet që na tregon lëkura nga Altin Joka/ Maska filipineze për fytyrë dhe flokë
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Domate të mbushura pa pjekje / Vezë sy me salcë domate / Trung çokollate me biskota dhe fruta.
Lëkura, organi më i madh në trupin e njeriut, shpesh shërben si një lajmëtar i pashprehur i shëndetit dhe mirëqenies sonë të brendshme. Çfarë fshihet pas lëkurës tonë? Çfarë jeton në të? Si është ndërtuar organi më i madh në trupin tonë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një lëkurë të shëndetshme? Si duhet të ushqehemi? Si dhe pse rrudhet lëkura jonë? Cilat janë patologjitë që na tregon lëkura jonë? Si të kuptojmë përmes lëkurës që vuajmë nga sëmundje të caktuara? Meqë lëkura është baza e përthithjes së vitaminës D, tani në verë shumë njerëz shkojnë në plazh, por përsëri nuk kanë nivele optimale të vitaminës D, ku është problemi pse nuk e përthithim? A ka ushqime të caktuara, a ka metoda që vitamina D të përthithet, pse jemi defiçitarë? Kremi dhe syzet a pengojnë përthithjen e vitaminës D? Çfarë nuk duhet të konsumojmë gjatë plazhit për të mos penguar përthithjen e vitaminës D? Ka njerëz që edhe pse nuk konsumojnë ushqime që pengojnë përthithjen, apo ushqehen shëndetshëm, sërish kanë probleme me vitaminën D… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.
Në rubrikën ‘Bëje vete’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha realizon tre maska të shëndetshme me produkte bio që të gjithë i kemi në shtëpi. Adile, vajza me mama filipineze dhe baba shqiptar e viziton për herë të parë Shqipërinë dhe na tregon emocionet dhe përshtypjet e saj mbresëlënëse. Ajo ndjehet e lumtur që realizoi amanetin e babait për të vizituar vendin e saj të origjinës. Adile është e apasionuar pas rutinës sistematike me maska natyrale, ndaj na sugjeron një maskë hidratuese me vetëm 4 produkte për një fytyrë rinore, pa pore dhe kundra rrudhave. Ju nevojitet vetëm pak mjaltë, kos, vaj ulliri dhe banane. Gjithashtu Adile na prezanton dhe me 2 maskat me virale të vendit të saj për flokë të shëndetshëm, pa maja të dëmtuara dhe gjithë shkëlqim.
-
VIDEO
Shqiptarja-filipineze na tregon 2 maskat ideale për flokë super të gjatë, pa maja dhe plot shkëlqim
Adile Hoxha, shqiptarja-filipineze është e apasionuar pas rutinës sistematike me maska natyrale, ndaj në studion e “Rreze Dialli” na sugjeron 2 maskat me virale të vendit të saj për flokë të shëndetshëm, pa maja të dëmtuara dhe gjithë shkëlqim
-
VIDEO
Sekreti filipinez për lëkurë rinore/ Adile na tregon maskën me produkte shtëpie që ju bën si 20 vjeç
Në rubrikën ‘Bëje vete’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha realizon tre maska të shëndetshme me produkte bio që të gjithë i kemi në shtëpi. Adile, vajza me mama filipineze dhe baba shqiptar e viziton për herë të parë Shqipërinë dhe na tregon emocionet dhe përshtypjet e saj mbresëlënëse. Ajo ndjehet e lumtur që realizoi amanetin e babait për të vizituar vendin e saj të origjinës. Adile është e apasionuar pas rutinës sistematike me maska natyrale, ndaj na sugjeron një maskë hidratuese me vetëm 4 produkte për një fytyrë rinore, pa pore dhe kundra rrudhave. Ju nevojitet vetëm pak mjaltë, kos, vaj ulliri dhe banane. Gjithashtu Adile na prezanton dhe me 2 maskat me virale të vendit të saj për flokë të shëndetshëm, pa maja të dëmtuara dhe gjithë shkëlqim.
-
VIDEO
Sali Berishës do i sekuestrohet pasuria, e para vila në Lalz. Ja DOSJET që po i heton SPAK (9 korrik 2024)
-
VIDEO
Altin Joka: Shihni me kujdes lëkurën dhe do kuptoni sëmundjet që mund të vuani!
Lëkura, organi më i madh në trupin e njeriut, shpesh shërben si një lajmëtar i pashprehur i shëndetit dhe mirëqenies sonë të brendshme. Çfarë fshihet pas lëkurës tonë? Çfarë jeton në të? Si është ndërtuar organi më i madh në trupin tonë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një lëkurë të shëndetshme? Si duhet të ushqehemi? Si dhe pse rrudhet lëkura jonë? Cilat janë patologjitë që na tregon lëkura jonë? Si të kuptojmë përmes lëkurës që vuajmë nga sëmundje të caktuara? Meqë lëkura është baza e përthithjes së vitaminës D, tani në verë shumë njerëz shkojnë në plazh, por përsëri nuk kanë nivele optimale të vitaminës D, ku është problemi pse nuk e përthithim? A ka ushqime të caktuara, a ka metoda që vitamina D të përthithet, pse jemi defiçitarë? Kremi dhe syzet a pengojnë përthithjen e vitaminës D? Çfarë nuk duhet të konsumojmë gjatë plazhit për të mos penguar përthithjen e vitaminës D? Ka njerëz që edhe pse nuk konsumojnë ushqime që pengojnë përthithjen, apo ushqehen shëndetshëm, sërish kanë probleme me vitaminën D… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Problemet me pronat, kandidati i PS-së për Himarën: Deri në fund të tetorit qytetarët do të jenë pajisur me certifikatë pronësie
Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në bashkinë e Himarë më 4 gusht, e ka konsideruar si sfidë kandidimin në zgjedhje ndërsa premtoi se do të jetë aty për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Sipas tij deri në fund të tetorit banorët në Himarë do të jenë të pajisur me certifikata pronësie
-
VIDEO
Domate të mbushura pa pjekje, plot shije dhe freski nga zonja Albana
Domate të mbushura pa pjekje
Përbërësit:
- 6 domate
- 80 gr kunguj të njomë
- 80 gr bukë
- 1 qepë e kuqe
- 1 karrotë
- Borzilok
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Domateve i presim pjesën e sipërme si kapak. Largojmë tulin dhe e kullojmë në sitë, shtojmë kripë, piper dhe vaj. Kaurdisim qepën e grirë në kubikë, shtojmë karrotën gjithashtu të prerë në kubikë. E kaurdisim dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në disqe. Presim bukën në kubikë dhe e kalojmë në kaurdisje në tigan tjetër. I bashkojmë të dy masat. Rregullojmë shijen me borzilok dhe erëza dhe mbushim domatet duke i spërkatur me lëngun e tulit të tyre.
-
VIDEO
Vezë sy me salcë domate nga zonja Albana
Vezë sy me salcë domate
Përbërësit:
- 4 kokrra vezë
- 1 lgj pure salcë domate
- 1 spec i kuq
- Spec djegës
- Lëkurë limoni
- Arrë moskat
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vaj ulliri, salcën e domates dhe një spec të kuq të kaluar në blender. E trazojmë mirë duke shtuar erëzat bashkë me arrën moskat dhe lëkurën e limonit. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë derisa masa të lidhet. Në fund shtojmë vezët, i lëmë të mpiksen dhe e shërbejmë me bukë të zezë.
-
VIDEO
Sallam çokollate me biskota dhe fruta nga zonja Albana / Super shije në pak minuta
Trung çokollate me biskota dhe fruta
Përbërësit:
- 50 gr gjalpë
- 200 gr biskota
- 1 banane
- 300 gr njomëz
- 15 gr kakao
Mbushja:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr mjaltë
- 50 gr qumësht të kondensuar
- Fruta sipas dëshirës
Përgatitja:
Thërrmojmë biskotat, i kaurdisim në gjalpë duke i shtuar bananen pelte dhe kakaon. E shtrojmë në një qese pelikula. Masën e mbushjes e kalojmë sipër shtresës. Vendosim frutat dhe e mbledhim role. E vendosim në frigorifer për disa orë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 10 korrik 2024
Shtypi i ditës për sot, nga drafti i PS për votën e Diasporës, te hetimet për dosjen 5D dhe abuzimet e Ilir Beqajt
-
VIDEO
Hetim pasuror për Berishën/ Meçe në 'Repolitix': Prandaj ka nisur sulm frontal ndaj Dumanit! Kthupi: Mund të ketë indicie për vepra të tjera penale
SPAK po kryen një hetim pasuror ish kryeministrit Sali Berisha, sipas edhe asaj që kreu i këtij institucioni Altin Dumani deklaroi me gazetarët një ditë më parë. Në 'Repolitix', analistët komentuan hetimet për Berishën që lidhen në një hark kohor prej vitit 2006.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore/ Kthupi: Ulja e herësit në 7000 vota nuk çliron sistemin! Çaça: Bëjnë lojë pasi tremben mos deputeti del mbi kryetarin
Analistët në 'Repolitix' diskutuan tryezën e sotme për reformën zgjedhore të organizuar OSBE/ODIHR ku ishin të pranishëm përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.