Bollgur me perime nga zonja Albana/ Harrojeni pilafin, kjo pjatë do ju mahnisë në verë

12 Korrik, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2024-07-12 12:07:44

Bollgur me perime

Përbërësit:

  • 1 kokërr qepë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 100 gr bollgur
  • 160 ml ujë
  • Gjalpë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz për servirje

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin, hudhrën dhe më pas domatet e prera në kubik të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Pasi perimet të kenë marrë një kaurdisje të lehtë hedhim salcën dhe gjalpin, shtojmë bollgurin dhe ujin e nxehtë. Ulim nxehtësinë e sobës, e trazojmë gatimin herë pas here dhe e lëmë sa të përthithet uji. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.