• VIDEO

    Ja si të zbardhni ngjyrën e errët poshtë sqetullave/ Xheni realizon kremin magjik me përbërës shtëpie

    Ashtu si pjesët e tjera të trupit, lëkura nën sqetulla mund të errësohet ose të marrë një ngjyrë jo fort të dëshirueshme, kjo për shkak të depilimit të shpeshtë, antidjersës, mbledhjes së qelizave të vdekura, hiperpigmentimit apo përdorimit të veshjeve të ngushta. Faktorët mund të jenë nga më të ndryshmit, por fakt është se kjo gjë është tepër shqetësuese për të gjitha vajzat dhe gratë, dhe jo vetëm. Ndaj në rubrikën ‘Bëje vetë’ Xheni Fundo realizon një krem natyral me përbërës që ka shtëpia, i cili do të eleminojë përfundimisht ngjyrën e errët poshtë sqetullave.

  • VIDEO

    Maska më virale koreane e përdorur në Amerikë për lëkurë si bebe me vetëm 3 përbërës

    Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla, akne, pore të zmadhura dhe mbi të gjitha të hidratuar dhe plot jetë është ajo që do të dëshironte çdo femër. Për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të paguanit shifra nga më të shtrenjtat, por zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike, mjafton t’i hidhni një sy dollapit tuaj të kuzhinës dhe të ktheni mirëmbajtjen e lëkurës tuaj në një rutinë të përditshme. Në rubrikën ‘Beje vetë’ në ‘Rreze Dielli’, amvisa korçare që jeton në Amerikë, Xheni Fundo, na përgatiti maskën koreane tepër virale aktualisht në Amerikë, për lëkurë si bebe me vetëm 3 përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi.

  • VIDEO

    E paparë Xheni Fundo/ Botoks natyral në kushte shtëpie për fytyrë pa rrudha

     Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm, përse nuk provoni produktet natyrale? A e dini se xheli i bamjeve mund të bëjë ‘mrekulli’?! Në studion e ‘Rreze Dielli’ në rubrikën ‘Bëje vetë’ me Xheni Fundon realizojmë një xhel botoks natyral për një fytyrë të shndrritshme rinore me vetëm pak përbërës që ka shtëpia. Një maskë fantastike, e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. Jepini fytyrës tuaj hidratimin dhe shkëlqimin me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie!

  • VIDEO

    ‘Vagina vetëpastrohet’ Ja sa herë në ditë duhet të lahemi/ Sekretet e higjienës intime nga Arba Gramo

    Të kesh një rutinë të rregullt çdo ditë për higjienën intime është padyshim shumë e  rëndësishme për të parandaluar irritimet, infeksionet apo erën e pakëndshme. Tani në sezonin e verës sigurisht që bashkë me çantën e plazhit na duhen disa produkte për t’u kujdesur për veten tonë meqënëse dhe infeksionet mykotike apo bakteriale dhe irritimet e lëkurës janë më të përhapura. Sa i rëndësishëm është kujdesi dhe higjiena intime, sa shpesh duhet të lahemi në këto temperatura të larta, si të veprojmë me erën e djersës? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me farmacisten Arba Gramo, e cila na jep disa këshilla tepër të vlefshme si dhe rekomandon produktet më të mira që duhet të përdorim dhe gabimet që një pjesë e vajzave bëjnë.

  • VIDEO

    Finalizohet dritarja për të parë hapësirën, Kosova vendi i parë në rajon/ Ja çfarë shihet..

    Më 20 qershor 2024 ka përfunduar ndërtimi i planetariumit të parë në Kosovë që kishte nisur gati një vit më parë. Pas një pune intensive, godinës së re dhe teleskopit gjigand, ju prenë shiritat. Një nga iniciatorët e kësaj nisme të bukur, Milaim Rushiti, profesor i astronomisë, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” tregon se Observatori dhe Planetariumi do të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore të nxënësve dhe të rinjve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës. Në këtë observator do të ketë aktivitete të shumta si vrojtimi i diellit me teleskop, shfaqje shkencore në planetarium, vrojtim i qiellit gjatë natës, etj...

  • VIDEO

    Gjevrekë nga zonja Albana/ Ja si t'i përgatisni fare thjesht simitet me fara susami

    Gjevrekë me susam

    Përbërësit:

    • 1 gotë qumësht ose kos
    • 1/2 lugë maja
    • Pak sheqer
    • Pak kripë
    • Miell
    • 2 vezë
    • Fara susami

    Përgatitja:

    Trazojmë majanë me pak qumësht ose ujë të vakët, pak miell, pak sheqer dhe e lemë të vijë. Në masën e qumështit ose kosit hedhim kripë, majanë e ardhur dhe aq miell sa të zihet një brumë i butë. Brumi ngjeshet mirë pastaj mbulohet që të vijë për 1 orë. Më pas brumin e ardhur e ndajmë në toptha. I shpojmë topthat në mes dhe i hapim duke rritur rrethin me duar. Rrahim vezët dhe lyejmë mirë gjevrekët, më pas i spërkasim nga të gjitha anët me fara susami. I vendosim në një tavë të lyer me yndyrë dhe i lëmë të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë derisa të marrin ngjyrë.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të mbushur me djathë nga amvisa Xheni Fundo

    Patëllxhanë të mbushur me djathë

    Përbërësit:

    • 2-3 patëllxhanë të mëdhenj
    • 3 thelpinj hudhra 
    • 1 tufë majdanoz
    • 100 gr djathë që shkrin
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq
    • Peksimadhe
    • Vaj ulliri
    • Salcë domate

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i presim në disqe, i marinojmë me kripë dhe erëza dhe i vendosim në furrë për 15 minuta. Në një tas bashkojmë djathin me hudhrat e shtypura, majdanozin e grirë, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe pak peksimadhe. I përziejmë mirë dhe vendosim mbushjen në mes të patëllxhanëve si sanduiç. I spërkasim në fund me salcë domatesh dhe djathë kaçkavall.

  • VIDEO

    Kungulleshka role në petë me gjizë dhe erëza nga amvisa Xheni Fundo

    Kungulleshka role në petë me gjizë dhe erëza

    Përbërësit:

    • 4-5 kungulleshka
    • 100 gr djathë i bardhë
    • 100 gr gjizë
    • 100 gr djathë mozzarella ose pice
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 tufë koper
    • 1 pako me petë për byrek
    • Vaj ulliri dhe gjalpë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim kungulleshkat në feta, i marinojmë me erëza dhe i pjekim në furrë për pak minuta. Hapim petët e gatshme dhe i spërkasim me pak vaj. Vendosim kungujt, shtojmë gjizë, djathë të bardhë të thërrmuar, djathë mocarela, majdanoz dhe koper të grirë. I mbledhim petët role dhe i presim në 6 copa, të cilat i vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Trileçe me karamel nga zonja Albana/ Sekretet e ëmbëlsirës së shijshme

    Trileçe me karamel

    Përbërësit:

    • 8 kokrra vezë
    • 8 lgj sheqer
    • 8 lgj miell
    • 400 ml qumësht
    • 400 ml qumësht i kondensuar
    • 400 ml pana ëmbëlsire
    • 200 gr karamel

    Përgatitja:

    Vendosim vezët në një tas së bashku me sheqerin dhe i rrahim derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të rritet. Më pas shtojmë me ndihmën e një site gradualisht miellin duke e trazuar me tel dore ose me spatul derisa të formohet një masë kremoze homogjene. Lyejmë tavën me pak gjalpë, e pudrosim lehtë me miell dhe hedhim në të brumin për bazën e trileçes. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim bashkimin e 3 tre llojeve të qumështit duke tretur fillimisht qumështin e kondensuar me qumësht dhe më pas duke i bashkuar me panën e ëmbëlsirës. Pasi nxjerrim bazën e trileçes nga furra, e lemë të ftohet pak, e kthejmë pandispanjën nga ana tjetër, e shpojmë në disa vende me një shkop kuzhine që të përthithë sa më mirë qumështin dhe më pas hedhim 3 llojet e qumështit dhe e lemë derisa keku t'a ketë përthithur mirë atë. Në fund e mbulojmë trileçen me karamel dhe e lemë të ftohet në frigorifer.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 16 korrik 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga vërsulja mbi Dumanin te mori leje nga burgu Beleri fluturon në Athinë e deri tek cilët janë përfituesit në 6 ministri të kredive të buta.

  • VIDEO

    Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

    Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 5 Pyetjet me Babaramon lejen që iu dha Fredi Belerit nga Drejtoria e Burgjeve për të qenë në Starsburg ku do betohet si eurodeputet.

  • VIDEO

    'Dështoi eliminimi i Trump, por jo atentati, eksperti në '5 Pyetjet': Shërbimet e sigurisë ceduan! Evakuimi ishte shumë i ngadaltë

    Atentati ndaj Trump u diskutua në '5 Pyetjet me Babaramon'.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv