-
VIDEO
Spahiu: Gjykata e SHBA sot goditi prokurorin Smith, që akuzoi Trump dhe arrestoi Thaçin
Gjykata Federale e Floridës i dha të drejtën Donald Trump të kandidojë për zgjedhjet e nëntorit, duke rrëzuar kërkesën e prokurort special Jack Smith që ndër të tjera ka dërguar në Hagë, Hashim Thaçin. Këtë gjë e bëri të ditur në '5 Pyetjet', juristi Kreshnik Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: Pasi Trump të zgjidhet President, Hashim Thaçit do shpallet i pafajshëm nga Haga
Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi për Ilir Babaramon në 5 Pyetjej se sot u pushua çështja ndaj Donald Trump duke u legjitmuar prokurori special që kishte ngritur këtë çështje. Prokurori ëhstë i njëjti që ka ngritur akuzën ndaj Hashim Thaçit. Sipas Spahiut pas zgjedhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK-së do lihen të lirë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
Jeta të perball me një sërë sfidash dhe të papriturash. Ajo çfarë është shkruar për të nesërmen nuk dihet. Rajli Dardha është i riu 23-vjeçar i cili në një ditë të nxehtë korriku të vitit 2023 pësoi një incident aksidental në një pallat në Fresk të Tiranës, aty ku aksidentalisht u rrezua nga një lartësi e ndërtesës ku kishte shkuar të vizitonte gjyshen. Pas ngjarjes, të riut iu ndërprenë ëndrrat në mes pasi gjymtyrët e poshtme humbën funksionin e tyre. Prej 1 vit, Rajli po qëndron i shtrirë pa ndjekur ëndrrat e tij, të një 23 vjeçari që është në moshën e tij më të bukur të jetës. Ai kërkon ndihmë nga shqiptarët që të kontriubuojnë me aq sa kanë mundësi që të mblidhet një shumë prej 70 000 euro që të kryejë një operacion në Turqi pasi ka ende shpresë që të ngrihet në këmbë, të ecë dhe të vijojë jetën e tij normalisht si të gjithe shokët e tij, të përmbushë ëndrrën të bëhet boksier, dhe të vijojë të ushtrojë profesionin e tij për të cilën është diplomuar në shkollë për kursin elektroauto dhe të krijojë të ardhmen e tij.
-
VIDEO
Atentati ndaj Trump, ish ambasadori Nesho: Ishte ashpërsuar gjuha mes tij e Biden! Tashmë politika amerikane nga dhuna kalon tek konsensusi
Ish ambasadori Agim Nesho komentoi në Studio Live atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 korrik 2024 – Receta verore/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me patëllxhanë pa petë në furrë / Sallatë e ftohtë me shtrat gaspaço / Petulla puf / Kastraveca me gjizë.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Korrik. Sipas astrologut Pulla është muaji më i mirë, më strategjik, është muaji i investimeve të mëdha. Kemi shumë ndryshime dhe vendime të rëndësishme që do të marrim. Kjo javë është e suksesshme dhe e favorshme në punë dhe në firmosjen e kontratave si dhe në mbyllje të dokumentacioneve. Ndërsa në fushën shpirtërore, pak kujdes, pasi është një periudhë grindje! Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?
-
VIDEO
Kujdes, këto shenja kanë grindje dhe debate në.../Horoskopi javor 15-21 korrik nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Korrik. Sipas astrologut Pulla është muaji më i mirë, më strategjik, është muaji i investimeve të mëdha. Kemi shumë ndryshime dhe vendime të rëndësishme që do të marrim. Kjo javë është e suksesshme dhe e favorshme në punë dhe në firmosjen e kontratave si dhe në mbyllje të dokumentacioneve. Ndërsa në fushën shpirtërore, pak kujdes, pasi është një periudhë grindje! Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes
-
VIDEO
Sallatë e freskët në shtrat gaspaço / Super shije nga zonja Albana
Sallatë e freskët në shtrat gaspaço
Përbërësit:
Për gaspaçon:
- 3 domate qershi
- 2 speca të ëmbël
- 1 kastravec
- 1 qepë e kuqe
- 1 fetë buke
- 4 kubikë akulli
Për sallatën:
- 500 gr domate qershi
- 1 qepë e njomë
- 200 gr pjepër
- 200 gr djathë feta
- Mente, borzilok
- Pak ullinj
- Uthull molle
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
I kalojmë në blender produktet e gaspaços dhe i lëmë në frigorifer. Produktet e sallatës i presim në kubikë, i përziejmë mirë dhe i marinojmë me kripë, bimë aromatike, vaj ulliri dhe uthull. Servirjen e bëjmë duke vendosur në pjatancë shtratin e gaspaços dhe sipër sallatën.
-
VIDEO
Pite me patëllxhanë pa petë në furrë, recetë super e shijshme nga zonja Albana
Pite me patëllxhanë pa petë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 2 lgj salcë domate
- 250 gr domate pelte
- 100-150 ml ujë
- 150 gr miell
- 15 gr pluhur pjekës
- 100 ml vaj
- 200 gr djathë i bardhë
- 300 gr kos
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ngrohim vajin, kaurdisim patëllxhanët të cilët i kemi prerë në kubikë dhe i kemi marinuar. Shtojmë qepën e grirë, hudhrën dhe salcën. Më pas shtojmë domatet dhe gjithë produktet e tjera pasi tiganin e largojmë nga zjarri. Shtrojmë një letër pjekje në tepsi, vendosim masën e përgatitur, e spërkasim me djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Kastraveca me gjizë nga zonja Albana, antipastë plot shije që përgatitet në 1 minutë
Kastraveca me gjizë
Përbërësit:
- 2 kastraveca
- 100 gr gjizë
- Kripë
- Majdanoz
- Koper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tas përziejmë vajin e ullirit me gjizën, majdanozin dhe koperin. Presim në disqe kastracecin. Hapësirën e dy disqeve të kastravecave i mbushim me gjizë dhe i servirim.
-
VIDEO
Petulla puf/Pancake, sekreti si të realizoni në çast petulla fantastike nga zonja Albana
Petulla puf / Pancake
Përbërësit:
- 2 vezë
- 25 gr miell
- 30 ml qumësht
- 25 gr sheqer
- Pak ujë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Rrahim të kuqet e vezëve me qumështin, sheqerin dhe miellin. Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Bashkojmë të dy masat. Lyejmë tiganin me pak vaj, me një qese kuzhine shtojmë petullat dhe pak ujë. Mbyllim kapakun, kur të bëhet nga njëra anë e kthejmë. Servirjen e bëjmë me pak mjaltë dhe pistak.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 15 korrik 2024
-
VIDEO
Atentati ndaj Trump/ Gazetarja e VOA-s: Do të vijojë fushatën ku e la! Nesër do jetë në Kuvendin Kombëtar Republikan me masa të shtuara
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari dha më shumë detaje lidhur me atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump në Pensilvani. Për Nertil Agalliun në Report Tv ajo theksoi se Trump është i gatshëm për të vijuar fushatën elektorale aty ku e la.