Pinxhur me spec, patëllxhanë dhe domate nga zonja Albana

5 Korrik, 12:14

Pinxhur me spec, patëllxhanë dhe domate

Përbërësit:

  • 3 kg speca mishtakë
  • 1.5 kg domate të pjekura mirë
  • 1.5 kg patëllxhanë
  • 100 gr hudhra
  • 1/4 litër vaj
  • Kripë
  • Majdanoz

Përgatitja:

Specat i pastrojmë nga farat, i pjekim dhe i qërojmë, gjithashtu edhe patëllxhanët i pjekim. Më pas i presim imët dhe i bashkojmë me domatet e grira në kubikë të vegjël (pasi kemi larguar cipën) dhe hudhrat e shtypura. Në tenxhere të madhe me fund masiv, nxehim vajin dhe në të hedhim perimet e prera, të cilat i lëmë të ziejnë derisa të trashet dhe të avullojë lëngu. I përziejmë herë pas here që të mos ngjiten (pinxhuri mund të piqet edhe në furrë duke e përzier kohë pas kohe). Rregullojmë shijen me kripë, dhe nëse e dëshirojmë pikant shtojmë pak fara speci djegës. Në fund shtojmë majdanozin e prerë imët dhe masën e derdhim në kavanoza të nxehtë. Kavanozat i vendosim në furrë të nxehtë që të formohet një rreshkë, më pas i mbyllim dhe pasi të ftohen i vendosim në vend të ftohtë.