Vezë me djathë dhe speca nga zonja Albana

5 Korrik, 11:46

Vezë me djathë dhe speca

Përbërësit:

  • 8 speca me tul
  • 3 lgj vaj
  • 200 gr djathë
  • 6 kokrra vezë
  • Pak qumësht
  • Kripë

Përgatitja:

Specat i pastrojmë dhe i presim në rrathë. Në tigan të madh ngrohim vajin, shtojmë pak qumësht dhe hedhim specat, i lëmë të skuqen dhe të zbuten pak duke i përzier herë pas here. Më pas shtojmë vezët e rrahura me djathë të grirë, i lëmë sa të mpiksen dhe e shëbejmë gatimin të ngrohtë.