Mantia të skuqura, mbushur me qepë dhe mish/ Shumë shije nga zonja Albana

5 Korrik, 11:37

Mantia të skuqura, mbushur me qepë dhe mish

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell
  • 200 gr margarinë
  • 2 dcl qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë

Për mbushjen:

  • 2 qepë mesatare
  • 300 gr mish të grirë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 2 vezë të ziera fort
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Përgatisim një brumë të ngjeshur dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepët, hedhim specin e kuq pluhur, piperin e zi, mishin e grirë, majdanozin, hudhrat e shtypura dhe vezët e ziera e të grimcuara. E kriposim masën dhe e përziejmë mirë. Brumin e tërhollojmë disa milimetra dhe e ndajmë në kuleçë me gotë, në mes hedhim nga një lugë mbushje dhe i mbështjellim mirë në formë topthi. Topthat i fusim në të bardhë veze të rrahur dhe i fërgojmë në vaj të nxehtë nga të gjitha anët.