Veri Jug - Bulmet dhe ëmbëlsira në bujtinën Ajazi

21 Prill, 13:58

E zonja e bujtinës Ajazi, tregon sekretet e gatimit të djathrave në baxhion e vogël të bujtinës dhe nxjerrjen e gjalpit me enë tradiocionale, me një tundës që e ka mësuar ta punojë qysh se ishte shumë e re. Më pas ajo tregon edhe gatimin e një bakllavaje me 120 petë, një ëmbëlsirë karakteristike në zonat e Shqipërisë së mesme.