• VIDEO

    'Në Himarë fitoi Omonia', Valteri dhe Dhuli debat në 'Studio Live': Pse SPAK nuk heton dosjet 184 dhe 339?

    Ish-deputeti Halit Valteri dhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli debatuan në 'Studio Live' në Report Tv mbi aktualitetin politik që lidhet edhe me zhvillimet në Himarë ku bashkia atje ka mbetur pa kryetar. Për Valterin, Rama vijon e fiton për shkak të gjendjes copë-copë ku ndodhet PD-ja. Ndërsa, Dhuli nga ana tjetër solli në vëmendje dosjet 184 dhe 339 që SPAK nuk i heton.

  • VIDEO

    Himara pa kryetar, Halit Valteri në 'Studio Live': Me arrestimin e Goros, SPAK tregoi se nuk është kapur nga Rama

    Ngërçi me Himarën me dy kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit prapa hekurave ka sjellë pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e drejtimit të kësaj bashkie kaq të lakmueshme. Në 'Studio Live' Halit Valteri dhe Skerdjan Dhuli debatuan mbi zhvillimet e fundit që prekin Fredi Belerin dhe Jorgo Goron. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Mars 2024 – Receta / Miss Mama, histori frymëzuese / Fenomeni i ndezjeve diellore, ndikimi në gjendjen tonë…

    Lefteri Gjoshe, autore e dy librave me nga 150 receta ‘Gatuaj për Familjen’ dhe “Gatuaj me dashuri” sjell në studion e “Rreze Dielli” katër receta të shpejta, të shëndetshme dhe shumë të shijshme: Pacarok - Pispili me presh / Supë pule / Sallatë me panxhar të kuq / Kek me xhinxhër dhe portokall.      

    Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.    

    Fenomeni i ndezjeve diellore që zgjasin deri në 2026-ën, ndikimi i tyre në gjendjet tona emocionale dhe shëndetësore. Si mund t'i balancojmë këto energji të rënda të jashtme? Gjatë ndezjeve diellore, njerëzit mund të ndihen disi të shkëputur, ndërsa individët më të brishtë mund të ndihen të çekuilibruar ose të ndjeshëm emocionalisht, por jo vetëm, mund të ketë lodhje trupore, dhimbje trupi, dhimbje koke, pagjumësi, etj. Si mund të përdoret kjo energji e paqëndrueshme për t'u lidhur me veten, për të arritur lidhjen shpirtërore... Flasim në studion e "Rreze Dielli" me dy ekspertë të meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl.

  • VIDEO

    Inceneratori i Elbasanit, SPAK u komunikon avokatëve akuzat për Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton!

    SPAK u ka komunikuar avokatëve akuzat për Arben Ahmetajn, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton për aferën e inceneratorit të Elbasanit

  • VIDEO

    Gjelosh Lulashi: Enver Hoxha firmosi vdekjen, pushkatimi para nënës së tij!

    Gjelosh Lulashi sot nji nga 38 martirët e lumnuar të kishës katolike, ishte 21 vjeç kur e vendosën para skuadrës së pushkatimit. Ishte data 4 mars 1946.
     

  • VIDEO

    Gratë thyejnë tabutë /Ja kush janë tre fitueset 60, 62 dhe 73 vjeçare të ‘Miss Mama’

    Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.    

  • VIDEO

    Bota në alarm/ Ja çdo përjetojmë nga ndezjet diellore që zgjasin deri në 2026

    Fenomeni i ndezjeve diellore që zgjasin deri në 2026-ën, ndikimi i tyre në gjendjet tona emocionale dhe shëndetësore. Si mund t'i balancojmë këto energji të rënda të jashtme?

    Gjatë ndezjeve diellore, njerëzit mund të ndihen disi të shkëputur, ndërsa individët më të brishtë mund të ndihen të çekuilibruar ose të ndjeshëm emocionalisht, por jo vetëm, mund të ketë lodhje trupore, dhimbje trupi, dhimbje koke, pagjumësi, etj. Si mund të përdoret kjo energji e paqëndrueshme për t'u lidhur me veten, për të arritur lidhjen shpirtërore... Flasim në studion e "Rreze Dielli" me dy ekspertë të meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl.

  • VIDEO

    Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, deputeti i PS ironizon listën e dëshmitarëve: Mungonte Presidenti i SHBA! Edhe i rrëzojmë, nuk mbivendosim hetimin me atë të SPAK

    Deputeti socialist Ilir Metaj, njëherazi edhe anëtar i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka folur në Report Tv mbi punën 4 mujore që pritet të ketë ky komision. Metaj thotë se është e rëndësishme transparenca për publikun dhe shou që po përpiqet të bëjë opozita.

  • VIDEO

    Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore

    Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.

  • VIDEO

    Kek me xhinxhër dhe portokall nga zonja Lefteri Gjoshe

    Kek me xhinxhër dhe portokall    

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 3 kokrra vezë
    • 3 filxhanë kafeje sheqer
    • 3 kokrra portokalle
    • 60 gr xhinxhër
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • 1 lugë gjalpë
    • 1 fryrës ëmbëlsirash
    • 1 lugë kafeje sodë
    • 1 paketë vanilje

    Përgatitja:

    Grijmë në rende lëkurat e 3 portokalleve dhe më pas shtrydhim lëngun e tyre. Grijmë xhinxhërën imët dhe e shtrydhim duke përftuar lëngun. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, lëngun e portakalleve, lëngun e xhinxhërës. E trazojmë mirë më pas shtojmë lëkurat e portokalleve, pak sodë buke, fryrësin e ëmbëlsirave dhe miellin të cilin e shtojmë gradualisht duke e trazuar. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë të shkrirë dhe e vendosim brumin e kekut në një formë. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur. Pasi keku të jetë pjekur e lëmë pak të ftohet dhe e servirim spërkatur me pak sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Pacarok, Pispili me presh nga zonja Lefteri Gjoshe

    Pacarok - Pispili me presh

    Përbërësit:

    • 500 gr miell misri i imët i verdhë
    • 2 lugë miell gruri
    • 5 presh
    • 3 vezë
    • 250 gr gjizë
    • 500 ml qumësht
    • 250 ml kos
    • 200 ml vaj
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Preshin e grirë imët e vendosim të kaurdiset mirë derisa të ulet vëllimi dhe të zbutet. Më pas shtojmë tek preshi gjizën, qumështin, kosin, vezët, kripën dhe piperin e zi. E lëmë të gatuhet dhe në fund shtojmë 1 lugë miell gruri. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe e spërkasim mirë më miell misri të verdhë duke realizuar një shtresë të bollshme. Tek mielli i misrit kemi shtuar shumë pak miell gruri. Me kujdes e spërkasim të githë sipërfaqen e miellit me ujë që të njomet mirë. Masën e përgatitur të preshit e vendosim në tavë mbi shtresën e miellin të misrit. E nivelojmë mirë dhe nëjsoj siç vepruam me bazën e pispilisë spërkasim mbushjen mirë me miell misri. Në një enë me pak yndurë shtojmë kos dhe e hedhim lugë-lugë mbi shtresën e miellit të misrit. E vendosim pacarokun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.   

  • VIDEO

    Supë pule nga zonja Lefteri Gjoshe

    Supë pule   

    Përbërësit:

    • 1 fileto pule
    • 2 patate mesatare
    • 2 karrota
    • 1 degë selino
    • 3 thelpinj hudhra
    • 1 qepë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 limon
    • 1 gjethe dafine
    • 1 tufë majdanoz
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper i bardhë

    Përgatitja:

    Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e vendosim të ziejë. Paralelisht vendosim në një enë tjetër patatet, karrotat dhe selinon të ziejnë. Pasi të jenë zbutur plotësisht perimet i frulatojmë. Tek fileto e pulës që po zjen shtojmë një lugë gjalpë, pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur, qepën e grirë imët dhe një gjethe dafine. E lëmë supën të marrë valë dhe në fund shtojmë perimet e frulatuara. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Largojmë gjethen e dafinës dhe shtojmë majdanozin e grirë imët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv