-
VIDEO
Kek me çokollatë nga zonja Dhurata Dino
Kek çokollate
Përbërësit:
- 250 gr çokollatë fondente
- 250 gr miell
- 250 gr gjalpë
- 250 gr sheqer
- 8 kokrra vezë
- 1 bustinë vanilje
Përgatitja:
Çokollatën e shkrijmë në banjomari së bashku me gjalpin dhe e lëmë të ftohet. Rrahim vezët me sheqerin dhe më pas shtojmë çokollatën. E trazojmë mirë dhe gradualisht hedhim miellin e trazuar me vaniljen. Masa e brumit të kekut duhet të jetë kremoze dhe e rrjedhshme. E hedhim në një formë keku dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.
-
VIDEO
Qofte shtëpie me pule nga Dhurata Dino
Qofte shtëpie me fileto pule
Përbërësit:
- 500 gr fileto pule
- 100 gr djathë kaçkavall
- 1 thelpi hudhër
- 2-3 feta bukë
- 1 kokërr vezë
- Pak nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fileton e pulës e ziejmë dhe më pas e kalojmë në blender, e vendosim në një tas ku shtojmë hudhrën e grirë imët, vezën, djathin e grirë kaçkavall, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë bukën e njomur ose mund të përdorim galetë. Kontrollojmë brumin që të jetë i butë, jo i fortë. E lëmë brumin të pushojë që aromat të lidhen dhe më pas i skuqim qoftet në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Byrek me presh sipas traditës korçare nga zonja Dhurata Dino
Byrek me presh
Përbërësit:
Për petët:
- 500 gr miell
- 1 gotë ujë
- Pak vaj
- Pak kripë
Për mbushjen:
- 4 presh
- 2 vezë
- 200 gr djathë
- 1 gotë qumësht
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Preshin pasi e kemi grirë imët e kaurdisim me pak kripë që të zbutet mirë. E lëmë pak të ftohet dhe shtojmë vezët, djathin e grirë, qumështin, pak kos, kripë me kujdes dhe pak piper. E trazojmë mirë mbushjen e byrekut dhe nisim me përgatitjen e brumit të cilin e zëmë me miell, ujë, vaj dhe kripë. Ndajmë brumin në 10 kuleçë dhe i hapim të vogla sa pëllëmba e dorës. I spërkasim të gjithë kuleçët me pak vaj ulliri dhe më pas vendosim 5 kuleçët e hapur njëra mbi tjetrën. Spërkasim tryezën e punës më pak niseshte dhe hapim një petë të madhe të cilën e vendosim në tepsi. Shtrojmë dhe hapim mbushjen dhe më pas hapim petën tjetër me 5 kuleçët e tjerë, e shtrojmë mbi mbushje, rregullojmë anësoret e byrekut dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Broja s'diskutohet'! Humbjet e Kombëtares, Ilirjan Alliu për Report Tv: S'kishim përgatitje fizike, jemi ekip mesatar dhe pa yje
Kombëtarja e futbollit humbi të dyja miqësoret e marsit, ato kundër Kilit dhe Suedisë. Për Studio Live në Report Tv ish-futbollisti i Kombëtares Ilirjan Alliu tha se Armando Broja nuk duhet të diskutohet më, pasi është deçiziv në fushë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 27 mars 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Kuvendi nën akuzë për votim ligji pa kuorum te pagat po rriten por shqiptarët po bëhen më "dembelë" e deri tek përse sulmohen investimet e mëdha në Shqipëri?
-
VIDEO
Zgjedhjet e reja në Himarë do jene sërish përplasje shqiptaro-greke, betejën e parë Rama e fitoi (26 Mars 2024)
Dy kryebashkiakët e Himarës ndodhen pas hekurave dhe bashkia ka mbetur pa kryetarë mes lëvizjeve të drejtësisë dhe intrigave të politikës. Në ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi këtë aktualitet politik.
-
VIDEO
Komisionet 3+3, Galdini në 'Repolitix': Do ndajnë në copa Shqipërinë! Meçe: Fitore e Ramës
Dakordësia PS-Rithemelimi për reformat me skemën 3 me 3 u diskutua në pjesën e tretë të ‘Repolitix’.
-
VIDEO
Kreu i LRE zbulon në 'Repolitix' emrat që do kandidojnë në Himarë në zgjedhjet e ardhshme
Arian Galdini, kreu i LRE, zbuloi në 'Repolitix' emrat që do kandidojnë në zgjedhjet e reja për bashkinë e Himarës.
-
VIDEO
Arben Meçe në 'Repolitix': Beteja në Himarë do të jetë mes shqiptarëve dhe grekëve
Analisti Arben Meçe tha në 'Repoltix se beteja në Himarë tashmë do të jetë mes shqiptarit dhe grekut. Kjo betejë e tillë ishte dhe në zgjedhjet e 14 majit, por ishte e kamufluar.
-
VIDEO
Arrestimi i Jorgo Goros, gazetari në 'Repolitix': Dosja e SPAK e sforcuar, duhej goditur më parë për ndërtimet pa leje
Dy kryebashkiakët e Himarës ndodhen pas hekurave dhe bashkia ka mbetur pa kryetarë mes lëvizjeve të drejtësisë dhe intrigave të politikës. Në ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi këtë aktualitet politik.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Gruaja përballet me burrin:Më ndave nga i dashuri/47-vjeçari: Lekët mi hëngrën kollovarët
-
VIDEO
Doli në krah të Bashës, Ngjela: Do jap kontributin tim te e djathta! S’ka bashkim me Rithemelimin e ‘non gratës’! PS nuk rrëzohet kollaj
Spartak Ngjela, i cili rreshtua në "Harkun Opozitar Euro-Atlantik", një aleancë me parti të djathta e drejtuar nga Lulzim Basha, thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur tashmë non grata