Gratë thyejnë tabutë /Ja kush janë tre fitueset 60, 62 dhe 73 vjeçare të ‘Miss Mama’

26 Mars, 13:24

Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.