Lefteri Gjoshe, autore e dy librave me nga 150 receta ‘Gatuaj për Familjen’ dhe “Gatuaj me dashuri” sjell në studion e “Rreze Dielli” katër receta të shpejta, të shëndetshme dhe shumë të shijshme: Pacarok - Pispili me presh / Supë pule / Sallatë me panxhar të kuq / Kek me xhinxhër dhe portokall.
Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.
Fenomeni i ndezjeve diellore që zgjasin deri në 2026-ën, ndikimi i tyre në gjendjet tona emocionale dhe shëndetësore. Si mund t'i balancojmë këto energji të rënda të jashtme? Gjatë ndezjeve diellore, njerëzit mund të ndihen disi të shkëputur, ndërsa individët më të brishtë mund të ndihen të çekuilibruar ose të ndjeshëm emocionalisht, por jo vetëm, mund të ketë lodhje trupore, dhimbje trupi, dhimbje koke, pagjumësi, etj. Si mund të përdoret kjo energji e paqëndrueshme për t'u lidhur me veten, për të arritur lidhjen shpirtërore... Flasim në studion e "Rreze Dielli" me dy ekspertë të meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl.