-
VIDEO
Pa Gjurme-Burri e dhunoi, fëmijën ia mori shteti’/Prek 51-vjeçarja: Vajzën nuk e di ku e kam
-
VIDEO
Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Të premten ora 21:00 në Report Tv
Si u realizua hyrja me autobus në Ambasadën Greke dhe si i ndihmoi stafi i Ambasadës Greke shqiptarët që kërkuan azil? Të premten, ora 21:00 me Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv.
-
VIDEO
'Rithemelimit i duhej marrëveshja', Duka në 'Studio Live': Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës
Kreui i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv, ku foli për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.
-
VIDEO
'Vajza eskortë' nga Amerika Latine në Shqipëri, gazetarja në 'Studio Live': Prenotohen online dhe vijnë këtu, rrjet i mirëorganizuar
1232 ‘vajza eskorta’ vijnë nga Amerika Latine në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. Ky fenomen i ri, i përhapur në Tiranë dhe Durrës u diskutua në 'Studio Live' në Report Tv me gazetaren Keti Banush dhe ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa
-
VIDEO
'Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar' Beleri i Pashpaguar, (Pjesa II) Të premten ora 22:00 në Crime Story
Të panjohurat e një procesi që nisi me akuzën për veprime terroriste... Të premten ora 22:00 në Crime Story në Report Tv 'Beleri i Pashpaguar' (Pjesa II)
-
VIDEO
Pastron Ersekën prej 10 vitesh, Lorenci rrëfen paragjykimet në 'Një nge Ne!' Sot në ora 20:00 në Report Tv
Pas kthimit nga emigracioni, ëndrra për të punuar me gurin iu ndërpre në mes. Hodhi pas krahëve paragjykimet dhe prej 1 dekade punon si punonjës pastrimi në Ersekë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Mars 2024 – Receta / Alergjitë e stinës, trajtimi natyral / Kledian Leka, histori suksesi
Amvisë korçare dhe shefe kuzhine e “Vetëm Shije” një prej restoranteve me ushqimet më të shijshme tradicionale por jo vetëm, Dhurata Dino sjell në studion e “Rreze Dielli” katër receta të shpejta dhe me shije vërtetë fantastike: Byrek me presh / Pllaqi në furrë / Qofte shtëpie me pulë / Kek çokollate.
Megjithëse alergjitë janë shumë të zakonshme, pak dinë të identifikojnë në mënyrë efektive shkaqet e tyre dhe akoma më pak dinë t'i eliminojnë ato. Në këtë bisedë dinamike me Altin Jokën, do të prekim disa nga alergjenët më të zakonshëm duke ndarë një këndvështrim ndryshe se si t'i luftojmë ato. Çfarë janë alergjitë dhe kush i shkakton ato? Pse alergjitë stinore (kryesisht poleni) janë rritur si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi krahasuar me dekada më parë? Pse shumë njerëz pavarësisht se po përdorin medikamente në masë për trajtimin e alergjive nuk kanë efektivitet në shërimin e plotë? Cilat janë simptomat e alergjive? Si ndodhin ato, çfarë ndodh në organizëm? Lidhja mes alergjive dhe prodhimit të histaminës apo prodhimit të kortizolit? Organet përgjegjëse… Produktet bimore që i eliminojnë simptomat? Çfarë duhet të heqin totalisht nga dieta ushqimore njerëzit alegjikë dhe mjetet më të mira për trajtimin e histaminave? Çfarë i ndihmon alergjikët këtë periudhë, një formulë sugjeruese? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve si dhe protokollin më të mirë natyral për alergjitë sezonale i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Një histori suksesi vjen nga Italia, 23 vjeçari shqiptar Kledian Leka i diplomuari i parë i verbër në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës. Emri i tij ka zënë faqet e mediave italiane, pasi është diplomuar shkëlqyeshëm në Edukimin e Shkencave Kompjuterike. I vlerësuar maksimalisht në temën "Metodologjia e kompjuterizuar në mësim, strategjitë dhe mjetet për qasjen e studentëve me aftësi të kufizuara të shikimit" Kledian shpreson që të jetë një frymëzim dhe ndihmë për të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen dhe të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre panvarësisht sfidave që mund t’i sprovojë jeta. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Italia, Kledian Leka rrëfen sesi në moshën 11 vjeçare aksidentalisht duke luajtur me vëllain humbi shikimin, por nuk u dorëzua për asnjë çast, sot ai është programues i një prej kompanive më të mëdha informatike.
-
VIDEO
Shokon gjinekologia: “Seksi nis 13 vjeç, vajzat në fund kërkojnë të rivirgjërohen”
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po shtojnë numrin e çifteve infertilë në vendin tonë. Specialistët këtë e lidhin me fillimin e marrëdhënieve seksuale në moshë të hershme dhe nga mungesa e informacioneve për t’u mbrojtur.
-
VIDEO
Eksperti Gjipali: Pa gjyqësor të pavarur Shqipëria nuk integrohet në BE! Objektiv, plotësimi i kushteve deri në 2030
Eksperti i integrimit Gledis Gjipali, njëkohësisht dhe drejtori ekzekutiv i "Lëvizjes Evropiane", ka komentuar në Report Tv rekomandimet e Komisionit Europian për zbatimin e reformave për integrimin në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Altin Joka: Alergjitë e stinës, shkaku i vërtetë dhe trajtimi me "sheqerin" sekret
Megjithëse alergjitë janë shumë të zakonshme, pak dinë të identifikojnë në mënyrë efektive shkaqet e tyre dhe akoma më pak dinë t'i eliminojnë ato. Në këtë bisedë dinamike me Altin Jokën, do të prekim disa nga alergjenët më të zakonshëm duke ndarë një këndvështrim ndryshe se si t'i luftojmë ato.
Çfarë janë alergjitë dhe kush i shkakton ato? Pse alergjitë stinore (kryesisht poleni) janë rritur si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi krahasuar me dekada më parë? Pse shumë njerëz pavarësisht se po përdorin medikamente në masë për trajtimin e alergjive nuk kanë efektivitet në shërimin e plotë? Cilat janë simptomat e alergjive? Si ndodhin ato, çfarë ndodh në organizëm? Lidhja mes alergjive dhe prodhimit të histaminës apo prodhimit të kortizolit? Organet përgjegjëse… Produktet bimore që i eliminojnë simptomat? Çfarë duhet të heqin totalisht nga dieta ushqimore njerëzit alegjikë dhe mjetet më të mira për trajtimin e histaminave? Çfarë i ndihmon alergjikët këtë periudhë, një formulë sugjeruese? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve si dhe protokollin më të mirë natyral për alergjitë sezonale i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Isha vetëm 11 vjeç kur...Thirrja e ekselentit të verbër, diplomuar në Itali për shkenca kompjuterike
Një histori suksesi vjen nga Italia, 23 vjeçari shqiptar Kledian Leka i diplomuari i parë i verbër në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës. Emri i tij ka zënë faqet e mediave italiane, pasi është diplomuar shkëlqyeshëm në Edukimin e Shkencave Kompjuterike. I vlerësuar maksimalisht në temën "Metodologjia e kompjuterizuar në mësim, strategjitë dhe mjetet për qasjen e studentëve me aftësi të kufizuara të shikimit" Kledian shpreson që të jetë një frymëzim dhe ndihmë për të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen dhe të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre panvarësisht sfidave që mund t’i sprovojë jeta. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Italia, Kledian Leka rrëfen sesi në moshën 11 vjeçare aksidentalisht duke luajtur me vëllain humbi shikimin, por nuk u dorëzua për asnjë çast, sot ai është programues i një prej kompanive më të mëdha informatike.
-
VIDEO
Pllaqi në furrë, amvisa korçare Dhurata Dino sjell një tavë fantastike
Pllaqi në furrë
Përbërësit:
- Fasule pllaqi
- Spec i kuq
- Spec jeshil
- Pak selino
- Qepë të thatë
- Hudhër
- Salcë domate
- Gjethe dafine
- Rigon, nenexhik
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
- Suxhuk ose llukanik sipas dëshirës
Përgatitja:
Pllaqitë i kemi lënë një natë më parë në ujë dhe në mëngjes i ziejmë për 10 minuta me qepë, pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Specat e grirë së bashku me selinonë i kaurdisim për pak minuta që të mos zbuten dhe më pas shtojmë aty salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon, nenexhik dhe e bashkojmë masën me fasulet pllaqi të ziera në një tepsi, të cilën e vendosim në furrë të parangrohur të piqet derisa sipërfaqja të ajkoset. Në 10 minutëshin e fundit të pjekjes sipas dëshirës mund të shtjomë suxhuk të prerë në fetëza.