-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 mars 2024
Titujt e gazetave për sot, nga pse u shty zyrtarizimi i paktit të dakordësuar PD-PS te lëreni të ngordhë e deri tek qeveria lidhi 1 mld euro kontrata në vitin 2023.
-
VIDEO
Negociata PS-Rithemelimi, Basha jashtë loje. Gogu: Ska pazar me non-gratën por opozita reflektoi (13 Mars 2024)
Negociatat mes PS dhe Rithemelimit duket se kanë ngecur, ndërsa mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për ditën e sotme nuk u mbajt. Deputeti socialist Toni Gogu i ftuar në Report Tv thotë se nuk ka pazare, por po zbatojnë kushtetutën.
Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, deputeti i mazhorancës thekson se nuk ka asnjë negociatë me non grata, por sipas tij është një reflektim i opozitës dhe mirëpresin dëshirën e tyre për të kthyer në normalitet në Kuvend. Ai thekson se mazhoranca është e gatshme të ngrejë komisione hetimore sipas asaj çfarë parashikon ligji.
-
VIDEO
Pse PS nuk ngre komision hetimor për ‘McGonigal’? Toni Gogu zbulon arsyen dhe ironizon opozitën: Ta hetojmë ne se s’po e bën punën Dumani
Deputeti socialist, Toni Gogu zbulon në Report Tv arsyet se përse mazhoranca nuk pranon ngritjen e një komisioni hetimor për ‘McGonigal’, të kërkuar nga opozita.
-
VIDEO
Negociatat/ Galdini ‘shigjeton’ Bardhin: Çon Berisha një bedel në marrëveshje me Ramën
Sa i takon negociatave PS-Rithemelimi për kthimin në normalitet të Kuvendit, kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini thotë në Report Tv se kjo është një marrëveshje Berisha-Rama. Sipas tij, Rama, Berisha, Meta e Basha kanë një qëllim të vetëm, të mbajnë peng reformën zgjedhore dhe ndryshimin e elitave politike.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, deputeti i Rithemelimit: S’mund të vendosin 3 veta për ne, duhet të jetë gjithëpërfshirëse
Deputeti i Rithemelimit, Lefter Gështenja ka folur për Reformën Zgjedhore në Report Tv. Gështenja thotë se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se nuk mund t’i përfaqësojnë 3 veta, duke nënkuptuar këtu grupin Basha.
-
VIDEO
Marrëveshje me Berishën? Toni Gogu: S’ka negociata, duan të rehabilitojnë një kartë të djegur që i ka marrë peng
I pyetur nëse PS po negocion me Sali Berishën, deputeti Toni Gogu tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se nuk ka asnjë negociatë, por mazhoranca po bën detyrën e saj dhe po respekton Kushtetutën e Kuvendit. Gogu thotë se deputetët e opozitës po përpiqen të rehabilitojnë në ‘kartë të djegur’, referuar Sali Berishës.
-
VIDEO
Shtyrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gështenja: S’ka material final për komisionet, tërhiqemi nga kaosi vetëm nëse plotësohen kushtet
Deputeti i Rithemelimit, Lefter Gështenja i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv foli për shtyrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe negociatat me PS. Ai thotë se mbledhja u shty se ende s’ka një produkt final mbi ato çfarë është rënë dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe një tjetër nënkomison të ‘reformave’. Gështenja thotë se s’ka asnjë marrëveshje, pasi komisionet hetimore janë e drejtë e opozitës dhe ata do tërhiqen nga kaosi vetëm nëse plotësohen kushtet.
-
VIDEO
Ngecin negociatat, deputeti i PS: S’ka pazare, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u shty
Negociatat mes PS dhe Rithemelimit duket se kanë ngecur, ndërsa mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për ditën e sotme nuk u mbajt.
-
VIDEO
Berisha nuk i shpëton 21 janarit, e pranoi që është fajtor për 4 vrasje - Debat në Studio Live
Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio live” në Report Tv ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
-
VIDEO
Nesër Dita e Verës, e gjithë Tirana në festë! Nënkryetari i Bashkisë zbulon ‘sekretet’: Ja aktivitetet
Nesër në Ditën e Verës, gjithë Tirana, do të jetë në festë. Andi Seferi, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës ka zbuluar për Report Tv disa nga aktivitetet që do të mbahen, muzikë, lojëra të ndryshme dhe festival i ballokumes.
-
VIDEO
Avokati Kara: SPAK të mos e mbajë peng çështjen CEZ-DIA, Meta simboli i politikës së korrupsionit
Nga “Studio Live” në Report Tv avokati Rome Kara tha se SPAK nuk duhet të mbajë peng aferën CEZ-DIA. Ai kërkoi që të dijë se çfarë do të bëhet me Ilir Metën, të cilin e quajti simbol të politikës së korrupsionit.
-
VIDEO
Petro Koçi: Nuk duam që kriza e opozitës të hyjë në parlament! Lita: Negociatat me PS, ‘lugë bosh’ për Rithemelimin
Konferenca e kryetarëve në të cilën PS dhe grupi Bardhi do të punonin për finalizuar dakordësinë e arritur një ditë më parë, u shty, pasi Rithemelimi po punon për të saktësuar objektet e 2 komisioneve hetimore, të cilat më herët janë rrëzuar nga mazhoranca.