• VIDEO

    Negociatat/ Kulluri në Report Tv: Berisha e Rama pazare, PS amnistoi non gratën

    Negociatat mes PS dhe Rithemelimit, Partia Demokratike i cilëson si pazare mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

    • VIDEO

      Shantazhet në Telegram me foto intime, të ftuarit në 'Përballje' shprehin shqetësimin: Zhvillimet teknologjike do përkeqësojnë fenomenin

      Shantazhet në aplikacionin Telegram me foto intime u diskutua si fenomen në ‘Përballje’ në Report TV. Të ftuarit në studio ngritën alarmin pasi grupe të ndryshme denigrojnë me anë të fotove intime vajza dhe gra. 

    • VIDEO

      Shantazhet në Telegram me foto intime, të ftuarit në 'Përballje' shprehin shqetësimin: Zhvillimet teknologjike do përkeqësojnë fenomenin

      Shantazhet në aplikacionin Telegram me foto intime u diskutua si fenomen në ‘Përballje’ në Report TV. Të ftuarit në studio ngritën alarmin pasi grupe të ndryshme denigrojnë me anë të fotove intime vajza dhe gra. 

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Mars 2024 – Receta/ Paranojat, si mund të menaxhohen / Fati i shkruar apo…?

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jufka dibre me pulë / Çorvë gollake, tradita çame / Sallatë çezar shtëpie.

      Paranojat janë një lloj i shqetësimit ose frikës të shkaktuar nga mendimet e gabuara ose të pavërteta. Ato mund të kenë ndjenjën e përsekutimit, ndjekjes, ose rrezikut të dëshpëruar. Paranojat mund të jenë simptomë e një sëmundjeje mendore, por mund të jenë të pranishme edhe në njerëz të shëndetshëm. Kur paranojat ndikojnë në jetën e përditshme të një personi, dhe kur ato mund të konsiderohen një çështje serioze dhe duhen trajtuar nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Flasim në studion e "Rreze Dielli" me mjeken e njohur psikiatre Arjana Rreli, e cila ndan disa informacione dhe këshilla tepër efikase.

      Fati është një koncept i cili mund të ndryshojë në bazë të interpretimit dhe besimeve personale. Në disa kultura, fati mund të lidhet me një qasje të paracaktuar të jetës, ndërsa në kultura të tjera, mund të shihet si një kombinim i rastësisë dhe veprimeve të individit. Disa besojnë se fati është i parapërcaktuar, ndërsa të tjerët besojnë se njerëzit kanë kontroll mbi fatin e tyre. Në të përditshmen tonë shpesh themi se “këtë fat pata, apo ashtu e ka shkruar fati”... Çfarë thotë teologu Miron Çako në studion e "Rreze Dielli" në lidhje me këtë, a mund të jetë fati i shkruar, a mund të ndryshohet ai, a është vërtetë e shkruar sesi do të na ecë fati në jetë apo kjo varet nga ne?

    • VIDEO

      Shqiptari që luftoi në 30 luftëra! Sot në Esencë ora 21:00 nga Eljan Tanini

      Shqiptari që luftoi në 30 luftëra!

      Historia e jetës së 37 vjeçarit Vedat Xhymshiti që tani pret të niset në frontin tjetër.

      Xhymshiti tregon jetën e tij mes ferrit e parajsës

    • VIDEO

      Normaliteti në Kuvend? Salianji në Report Tv: E marrim vetë vendimin, jo në tryezë me Ramën! Nuk negociojmë me Bashën, ka vjedhur partinë

      Deputeti Ervin Salianji, i ftuar në Report Tv tha se i qëndron mendimin se ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të negociuar kërkesat e tyre kushtetuese është e gabuar. Sa i takon rikthimin të normalitetin në Kuvend, Salianji tha se këtë do ta vendosin vetë dhe jo në tryezë më kryeministrin Rama

      • VIDEO

        Çfarë është fati, a e kemi të shkruar apo e kemi ne në dorë?

        Fat është një koncept i cili mund të ndryshojë në bazë të interpretimit dhe besimeve personale. Në disa kultura, fati mund të lidhet me një qasje të paracaktuar të jetës, ndërsa në kultura të tjera, mund të shihet si një kombinim i rastësisë dhe veprimeve të individit. Disa besojnë se fati është i parapërcaktuar, ndërsa të tjerët besojnë se njerëzit kanë kontroll mbi fatin e tyre. Në të përditshmen tonë shpesh themi se “këtë fat pata, apo ashtu e ka shkruar fati”... Çfarë thotë teologu Miron Çako në studion e "Rreze Dielli" në lidhje me këtë, a mund të jetë fati i shkruar, a mund të ndryshohet ai dhe a mund të kuptojmë kemi fat të mirë apo fat të keq?

      • VIDEO

        Çfarë janë paranojat apo ndjenjat e frikshme, përse na shfaqen dhe si t'i menaxhojmë

        Paranojat janë një lloj i shqetësimit ose frikës të shkaktuar nga mendimet e gabuara ose të pavërteta. Ato mund të kenë ndjenjën e përsekutimit, ndjekjes, ose rrezikut të dëshpëruar. Paranojat mund të jenë simptomë e një sëmundjeje mendore, por mund të jenë të pranishme edhe në njerëz të shëndetshëm. Kur paranojat ndikojnë në jetën e përditshme të një personi, dhe kur ato mund të konsiderohen një çështje serioze dhe duhen trajtuar nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Flasim në studion e "Rreze Dielli" me mjeken e njohur psikiatre Arjana Rreli, e cila ndan disa informacione dhe këshilla tepër efikase. 

      • VIDEO

        Jufka dibre me pulë nga zonja Albana

        Jufka dibre me pulë

        Përbërësit:

        • 500 gr jufka
        • 1 pulë mesatare
        • 1 litër ujë
        • 1 qepë (sipas dëshirës)
        • Gjalpë
        • Trumzë
        • Gjethe dafine
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Ziejmë pulën në ujë të ftohtë ku shtojmë një gjethe dafine dhe pak më vonë kripë. Spërkasim me gjalpë jufkat dhe i vendosim në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius. Kaurdisim qepën e grirë në rende duke i shtuar pak ujë. Pulën në racione ose të tërën e vendosim sipër jufkave duke shtuar lëng pule sa të mbulohen jufkat dhe e vendosim në furrë të piqet.

      • VIDEO

        Çorvë gollake, tradita çame nga zonja Albana

        Çorvë gollake, tradita çame

        Përbërësit:

        Për brumin:

        • 300 gr miell
        • 1 vezë
        • 1 lugë vaj
        • Pak kripë
        • Ujë

        Për mbushjen:

        • 1 qepë e vogël
        • 200 gr mish viçi në kubikë
        • Arrë moskat
        • Kripë, piper

        Për lëngun e çorvës:

        • 2 kocka viçi
        • 1 litër ujë
        • 1 të bardhë veze
        • Gjalpë të tretur
        • Kripë, piper i zi

        Përgatitja:

        Përgatisim brumin duke vendosur në një tas miellin e situr, kripën, vezën, vajin dhe  ujë derisa brumi të bëhet i butë. E punojmë me dorë në një tepsi të madhe ose mbi tavolinë. Më pas, e mbulojmë me pecetë dhe përgatisim mbushjen. Në një tigan skuqim qepën me pak vaj ulliri, pas pak shtojmë mishin dhe e skuqim për pak minuta, shtojmë shumë pak ujë dhe kështu vazhdojmë duke shtuar pak ujë herë pas here pasi qepa duhet të tretet plotësisht ndërsa mishi të zbutet dhe të skuqet në të njëjtën kohë. Brumin e ndajmë në topa të vegjël, e hapim në peta pak më të trasha se byreku me petës e pak miell. E presim në katrorë të vegjël 3x3 cm, hedhim 1 kubik mish te secili, i palosim trekëndësh dhe më pas mbledhim anët duke krijuar si flutur. I skuqim në vaj të nxehtë, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe më pas i vëmë në një pjatë me letër kuzhine. I lëmë mënjanë.

        Ndërkohë përgatisim lëngun e çorvës, vendosim të ziejnë 2 kocka viçi në zjarr të ulët me më shumë se 1 litër ujë. Pas 30 minutash hedhim 1 të bardhë veze që të kthjellojë lëngun, e kullojmë me një sitë me vrima të imëta dhe e lëmë si masë homogjene, shtojmë pak lëng nga supa, e përziejmë me pirun dhe më pas e hedhim gradualisht në tenxhere, duke e përzier me rrahësen e vezëve me dorë. E shërbejmë të nxehtë dhe mbi çdo pjatë hedhim pak gjalpë të skuqur, piper të zi ose arrë moskat.

      • VIDEO

        Sallatë çezar shtëpie nga zonja Albana

        Sallatë çezar shtëpie

        Përbërësit:

        • 1 tufë sallatë jeshile
        • 1 fetë bukë
        • 1 gjoks pule
        • 1 lgj misër
        • 2 lgj vaj ulliri
        • 2 lgj kos
        • 1 lgj majonezë
        • 1½ lëng limoni
        • Kripë, piper
        • Djathë kaçkavall

        Përgatitja:

        Presim sallatën për së gjati dhe e vendosim në një sallatiere. Bukën e presim në kubikë dhe e kalojmë në furrë ose në një tigan me pak vaj ulliri. Fileton e pulës e tiganisim derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas e presim në kubikë. I vendosim kubikët e mishit të pulës dhe kubikët e bukës mbi sallatën jeshile, shtojmë misra të zjerë dhe djathë kaçkavall sipas preferencës. Në një enë përziejmë kos, majonezë, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën, të cilën e servirim menjëherë.

      • VIDEO

        Sot 16 vite nga masakra e Gërdecit, 26 persona humbën jetën! Familjarët kërkojnë drejtësi

        Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.  28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë të liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.

        Por familjarët e viktimave kanë ende shpresën se drejtësia e re do të çojë pas hekurave përgjegjësit e një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në vendin tonë. Ka dritë në fund të tunelit për këto familjarë të cilëve ajo tragjedi u mori të dashurit e tyre. 

        Aktualisht në GJKKO zhvillohet procesi kundër ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Të njejtat akuza që u ngritën ndaj tij në vitin 2009 edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit. Procesi ndaj Mediut mori shkas nga një kallzim i familjes Durda e cila humbi në atë kohë djalin nga shpërthimi.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv