• VIDEO

    Ushtrime me 350 kg dhe dietë strikte, Silvana nuk njeh limite: Synoj të konkurroj tek Ms. Olympia

  • VIDEO

    21 janari, deputeti Koçi: SPAK i detyruar të hetojë Berishën, u vetëdeklarua përgjegjës! 'Partizani' çështje e vogël para vrasjeve në Bulevard

    Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio live” në Report Tv ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e  21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

    • VIDEO

      Avokati Kara: Strasburgu i vuri vulën, 21 janari krim shtetëror! Berisha mund t'ia hedhë korrupsionit, por jo aty ku është derdhur gjak

      Avokati Romeo Kara i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se Gjykata e Strasburgut ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror.

       
    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Mars 2024 – Receta/ Agjërimi, përfitime & këshilla / Të rinjtë shqiptarë viral në NY

      Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish pule, presh dhe speca / Supë pule me perime / Çorba e Hasit me miell misri, kos dhe të brendshme / Gjellë me lakër në furrë.

      Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm. Pse agjerimi është i shëndetshëm për trupin? Përfitimet prej tij edhe për sëmundje të caktuara. Çfarë ndodh në trupin e njerëzve që agjerojnë? Për personat që agjërojnë për herë të parë, që ndoshta kanë më tepër vështirësi në përballimin e orëve të gjata pa ngrenë e pa pirë, çfarë i këshillon Joka si agjerues prej 15 vitesh? Cila është mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit gjatë kohës kur agjërohet? Gabimet që bëhen në këtë muaj në lidhje me vlerat dhe ushqyerjen e shëndetshme? A mund të agjerohet në mënyrë të vazhueshme edhe pasi të mbarojë ky muaj? Cilëve persona nuk ju këshillohet agjerimi? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili rekomandon dhe një menu të shëndetshme për syfyr dhe iftar në ditët e agjerimit.

      Veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme, të rinjtë shqiptarë në rrugët e New York- ut, pyesin kalimtarët rreth këtyre veshjeve duke u bërë viralë në rrjetet sociale… Në një lidhje skype nga New York me mësuesin shkodran Sebastjan Tinaj, i cili u mëson vajzave dhe djemve shqiptar kulturën, traditën dhe zakonet tona. Një video që është ideuar nga Sebastjani është bërë shumë virale në TikTok, pasi tregon vajzat shqiptare veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme që shëtisin në rrugët e New York-ut duke pyetur njerëzit e panjohur se kujt mendojnë ata se i përkasin këto veshje si shtet? Tinaj flet dhe për shkollën e shqiptarëve që jetojnë në New York, të quajtur “Mëso shqip”, e cila u mëson për kulturën dhe traditën tonë gati 200 fëmijëvë që kanë lindur apo janë rritur në Amerikë.

    • VIDEO

      "A e njihni këtë veshje"? Të rinjtë shqiptarë në New York, vënë në siklet kalimtarët...

      Veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme, të rinjtë shqiptarë në rrugët e New York- ut, pyesin kalimtarët rreth këtyre veshjeve duke u bërë viralë në rrjetet sociale…

      Në një lidhje skype nga New York me mësuesin shkodran Sebastjan Tinaj, i cili u mëson vajzave dhe djemve shqiptar kulturën, traditën dhe zakonet tona. Një video që është ideuar nga Sebastjani është bërë shumë virale në TikTok, pasi tregon vajzat shqiptare veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme që shëtisin në rrugët e New York-ut duke pyetur njerëzit e panjohur se kujt mendojnë ata se i përkasin këto veshje si shtet? Tinaj flet dhe për shkollën e shqiptarëve që jetojnë në New York, të quajtur “Mëso shqip”, e cila u mëson për kulturën dhe traditën tonë gati 200 fëmijëvë që kanë lindur apo janë rritur në Amerikë.  

    • VIDEO

      "Agjerimi mbizotëron ilaçet, sëmundjet, mjekët", Altin Joka: Terapia e së ardhmes në mjekësi

      Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm. Pse agjerimi është i shëndetshëm për trupin?  Përfitimet prej tij edhe për sëmundje të caktuara. Çfarë ndodh në trupin e njerëzve që agjerojnë? Për personat që agjërojnë për herë të parë, që ndoshta kanë më tepër vështirësi në përballimin e orëve të gjata pa ngrenë e pa pirë, çfarë i këshillon Joka si agjerues prej 15 vitesh? Cila është mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit gjatë kohës kur agjërohet?  Gabimet që bëhen në këtë muaj në lidhje me vlerat dhe ushqyerjen e shëndetshme? A mund të agjerohet në mënyrë të vazhueshme edhe pasi të mbarojë ky muaj? Cilëve persona nuk ju këshillohet agjerimi? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili rekomandon dhe një menu të shëndetshme për syfyr dhe iftar në ditët e agjerimit.  

    • VIDEO

      Çorba e Hasit me miell misri, kos dhe të brendshme nga zonja Albana

      Çorba e Hasit me miell misri, kos dhe të brendshme

      Përbërësit:

      • 300 gr miell misri
      • 4 lugë vaj ulliri
      • 250 - 300 gr të brendshme qengji
      • 2 gota kos
      • 1 thelpi hudhër
      • 1 lugë çaji kripë

      Përgatitja:

      Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të ziejnë. Në një enë tjetër shtojmë vajin e ullirit, hedhim miellin e misrit dhe e trazojmë derisa mielli të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Më pas shtojmë hudhrën e shtypur dhe lëngun që kemi përftuar gjatë zierjes së të brendshmeve dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të marrë trajtën e supës. E lëmë çorbën të zjejë për rreth 10 minuta, më pas shtojmë të brendshmet e ziera të prera në copëza të vogla. I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta dhe e heqim enën nga zjarri duke shtuar në fund kosin.

    • VIDEO

      Byrek me pulë, presh dhe speca nga zonja Albana

      Byrek me pulë dhe perime

      Përbërësit:

      • 1 pulë
      • 2 speca jeshil
      • 2 presh
      • 1 qepë
      • 3 karrota
      • 100 gr oriz
      • Vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi, piper i kuq
      • Peta të gatshme

      Përgatitja:

      Pulën e pastrojmë nga lëkura dhe e vendosim të ziejë në tenxhere me ujë të ftohtë. Presim specat, preshin e qepën imët dhe karrotën në rende. Në një tigan me vaj të nxehur kaurdisim perimet, kur të zbuten perimet shtojmë pulën e copëtuar, orizin dhe dy filxhanë lëng mishi. Në një tepsi shtrojmë 2 petë byreku të gatshme, vendosim mbushjen, sipër mbushjes vendosim petat e tjera të rrudhosura. E vendosim byrekun në furrë në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të artë.

    • VIDEO

      Në prag të Ditës së Verës, Elbasani gati për festën, Llatja për Report Tv: Do të ketë një sërë aktivitetesh

      Elbasani, qendra e festimeve për Ditën e Verës, është bërë gati për të pritur mijëra vizitore nga e gjithë Shqipëria, të cilët do të zgjedhin këtë qytet për të festuar.  Kryebashkiaku, Gledian Llatja, në një intervistë në Report Tv, prezantoi edhe programin festiv të Ditës së Verës

      • VIDEO

        Supë me mish pule dhe perime nga zonja Albana

        Supë me mish pule dhe perime

        Përbërësit:

        • Mish pule
        • Presh
        • Karrota
        • Pak oriz
        • Lëng mishi
        • Vaj ulliri
        • Kripë, piper
        • Majdanoz

        Përgatitja:

        Pasi kemi zier mishin e pulës, e copëtojmë dhe kullojmë lëngun. Kaurdisim pak perimet e grira imët, shtojmë lëngun e mishit së bashku me mishin e copëtuar të pulës dhe orizin dhe e lëmë supën të marrë valë. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe bimë aromatike.

      • VIDEO

        Gjellë me lakër në furrë nga zonja Albana

        Gjellë me lakër në furrë

        Përbërësit:

        • 1/2 lakër të bardhë
        • 1 filxhan oriz
        • 2 qepë mesatare
        • 4 lugë vaj ulliri
        • 2 domate
        • Spec të kuq të bluar
        • Spec djegës
        • Kripë, piper i zi, kerri

        Përgatitja:

        Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë lakrën e grirë, kripën dhe specin e kuq të bluar. E trazojmë për pak minuta, shtojmë 3 filxhanë ujë të vluar dhe pas 10 minutave shtojmë orizin. E lëmë gjellën të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier shpesh. Pak para se të përfundojë zierja, shtojmë domaten e qëruar dhe të grirë, piperin, kerrin dhe specin djegës. E lëmë të vlojë disa minuta, e kalojmë gatimin në një tavë për pjekje dhe e lëmë të piqet ngadalë në furrë të nxehur më parë.

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 mars 2024

        Titujt e gazetave për sot, nga si ja bëri Gazi-Ramës 8 me 2 te SPAK-u do të hetojë "21 janarin" e deri tek deputetë dhe shtetarë ku po e çoni Shqipërinë?

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv