• VIDEO

    Afera e pasaportave në 2013, gazetari Doçi: Noka zgjati kontratën e rriti çmimin e pasaportave, i përfshirë dhe Berisha! Janë ndarë para

    Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK Flamur Nokën, duke dorëzuar dhe dosjen me fakte që implikojnë deputetin e Rithemelimit për pastrim parash dhe korrupsion

    • VIDEO

      Gazetari Doçi: Kompania Net Group ka marrë deri në 250 tendera! Ndaj Evis Berberit një akuzë e tretë për fshehje të pasurisë

      Gazetari Adriatik Doçi në “Studio Live” në Report Tv ka zbardhur detaje nga skema që përdorte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi me dy shokët e tij Valter Begaj dhe Elvis Lami, përmes shitjeve fiktive dhe pastrimit të parave për të vjedhur para publike.

    • VIDEO

      Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin, anëtari i Kryesisë së PD: Grup deputetësh endacakë! Mandatin në Elbasan e mori me shqelma

      Anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu ka ‘shigjetuar’ grupin e deputetëve të Gazment Bardhit, të cilët tashmë iu bashkuan Rithemelimit të Sali Berishës. Në Report Tv, Logu i quajti një grup deputetësh endacakë që shkojnë nga mbledhja në mbledhje, pa një të ardhme të qartë politike por kanë si synim të kapin një mandat për zgjedhjet e ardhshme.

       
    • VIDEO

      Anëtari i Kryesisë së PD akuza: Ditën kur u votua buxheti i shtetit për 4 minuta, deputetët e Bardhit fitonin tenderë me qeverinë Rama

      Anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu ka hedhur akuza në drejtim të deputetëve të grupit Bardhi se kanë fituar tenderë nga qeveria Rama edhe ditën kur në Kuvend shtyheshin me gardistët teksa votohej buxheti i vitit 2024.

       
    • VIDEO

      Negociatat/ Anëtari i Kryesisë së PD: Rama bashkëpunim me Berishën, non gratat i ka në qeveri! Braimllari: Opozita betejën e ka në Kuvend

      Negociatat për kthimin e normalitetit në Kuvend, Partia Demokratike i sheh si një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës. I ftuar në Report Tv, anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu, thotë se Rama po bashkëpunon me një non grata, ndërsa sipas tij Rama ka non grata edhe në qeveri.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Mars 2024 – Receta/ Dita e Verës, festë e rituale/ Bëje vetë, Maska & Truke pastrimi

        Zonja Albana solli tre receta tradicionale plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreku i Ditës së Verës me 12 jeshillëqe / Qull me arra dhe pulë / Revani me miell misri.

        Gëzuar Ditën e Verës! Festë në Elbasan, në epiqendrën e festimeve. Qyteti i ballokumeve arenë aktivitetesh. Live nga Elbasani me gazetarin Ronaldo Gjoshi përcjellim atmosferën festive, ndërsa gazetarja Ledina Jakimi nga qendra e Tiranës tregon mbi aktivitetet e kësaj dite Tirana pa makina, argëtim dhe festë… Në stendat e gatimeve tradicionale të zonjave elbansanllije por jo vetëm, zonja Adile na tregon se ka gatuar plot 3000 ballokume, ishte vetëm 7 vjeç kur i ka gatuar për herë të parë me ndihmën e gjyshes së saj dhe sot këtë traditë ia ka trashëguar dhe vajzave të saj… Elbasan, në shtëpinë e amvisës Burbuqe Plangarica e cila na tregon tryezën me gatimet dhe simbolet e festës së Ditës së Verës.

        Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Anita Llanaj realizojmë një xhel botoks natyral për një fytyrë rinore me vetëm dy përbërës: fara liri dhe miell orizi. Një maskë fantastike kundër rrudhave të fytyrës, njollave kafe por dhe poreve të lëkurës, e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. Jepini fytyrës tuaj hidratimin dhe shkëlqimin me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie! Gjithashtu tregojmë sekretin si të largojmë si me magji pikat e zeza në hundë në kushte shtëpie, për këtë nevojiten pak përbërës me 0 kosto që të gjithë i kemi në shtëpi.

        Njollat e salcës qofshin ato ragu, domate të freskëta apo ketchup nuk janë gjithmonë të lehta për t'u hequr qafe. Kjo për shkak të përbërësit yndyror që kanë brenda tyre. Rregulli i parë është të veproni në njollë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse nëse njollat nuk trajtohen menjëherë, atëherë mund të jetë më i vështirë largimi i tyre. Ka mënyra të ndryshme për të trajtuar njollat e salcës qofshin ato të freskëta apo të thata. Një nga metodat më të përdorura është e ashtuquajtura metoda e gjyshes, ju duhet vetëm një ingredient që të gjithë e keni në frigoriferin tuaj, e përshtatshme edhe për veshjet më delikate. Gjithashtu në rubrikën “Bëje vetë” tregojmë sekretin si të largoni njollën e vajit në xhinset tuaja vetëm më sodë dhe hekur.

      • VIDEO

        Njolla salce dhe vaji në rroba? Mos blini asgjë, sekreti ështe në dollap, për 5 sekonda do befasoheni

        Njollat ​​e salcës qofshin ato ragu, domate të freskëta apo ketchup nuk janë gjithmonë të lehta për t'u hequr qafe. Kjo për shkak të përbërësit yndyror që kanë brenda tyre. Rregulli i parë është të veproni në njollë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse nëse njollat ​​nuk trajtohen menjëherë, atëherë mund të jetë më i vështirë largimi i tyre. Ka mënyra të ndryshme për të trajtuar njollat ​​e salcës qofshin ato të freskëta apo të thata. Një nga metodat më të përdorura është e ashtuquajtura metoda e gjyshes, ju duhet vetëm një ingredient që të gjithë e keni në frigoriferin tuaj, e përshtatshme edhe për veshjet më delikate. Gjithashtu në rubrikën “Bëje vetë” me Anita Llanaj tregojmë sekretin si të largoni njollën e vajit në xhinset tuaja vetëm më sodë dhe hekur, ja sa lehtë mund të veproni!

      • VIDEO

        Xhel për botoks natyral, ju duhen vetëm 2 përbërës / Ja si të largoni pikat e zeza si me magji!

        Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Anita Llanaj realizojmë një xhel botoks natyral për një fytyrë rinore me vetëm dy përbërës: fara liri dhe miell orizi. Një maskë fantastike kundër rrudhave të fytyrës, njollave kafe por dhe poreve të lëkurës, e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. Jepini fytyrës tuaj hidratimin dhe shkëlqimin me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie! Gjithashtu tregojmë sekretin si të largojmë si me magji pikat e zeza në hundë në kushte shtëpie, për këtë nevojiten pak përbërës me 0 kosto që të gjithë i kemi në shtëpi.

      • VIDEO

        Sot Dita e Verës! Festime në disa qytete të vendit! Tirana dhe Elbasani mirëpresin mijëra qytetarë

        Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

        • VIDEO

          Dita e Verës | 'Kam gatuar 3000 ballokume' zonja Adile i gatuan që 7 vjeç, rrëfen sekretin dhe ...

          Gëzuar Ditën e Verës! Festë në Elbasan, në epiqendrën e festimeve. Qyteti i ballokumeve arenë aktivitetesh. Live nga Elbasani me gazetarin Ronaldo Gjoshi përcjellim atmosferën festive, ndërsa gazetarja Ledina Jakimi nga qendra e Tiranës tregon mbi aktivitetet e kësaj dite Tirana pa makina, argëtim dhe festë… Në stendat e gatimeve tradicionale të zonjave elbansanllije por jo vetëm, zonja Adile na tregon se ka gatuar plot 3000 ballokume, ishte vetëm 7 vjeç kur i ka gatuar për herë të parë me ndihmën e gjyshes së saj dhe sot këtë traditë ia ka trashëguar dhe vajzave të saj…   Elbasan, në shtëpinë e amvisës Burbuqe Plangarica e cila na tregon tryezën me gatimet dhe simbolet e festës së Ditës së Verës.  

        • VIDEO

          Qull me arra dhe pulë nga zonja Albana

          Qull me arra dhe pulë

          Përbërësit:

          • 1 pulë e pjekur
          • 250 gr arra të qëruara
          • 3 lugë miell gruri
          • 5 thelpinj hudhër
          • Kripë, Piper
          • Gjalpë i freskët
          • Lëngu i pulës së pjekur

          Përgatitja:

          Fillimisht vendosim pulën të ziejë dhe më pas e vendosim të piqet. Ndërkohë grijmë arrat dhe me pas shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë të freskët derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë me pas arrat dhe i skuqim së bashku me miellin. Shtojmë dhe hudhrat e shtypura si dhe lëngun e ngrohtë të pulës. E trazojmë me lugë druri, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim së bashku me pulën e pjekur duke hedhur pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.

        • VIDEO

          Revani me miell misri nga zonja Albana

          Revani me miell misri

          Përbërësit:

          • 200 gr gjalpë
          • 500 gr sheqer
          • 4 kokrra vezë
          • 2 lëvozhga veze me finjë
          • 500 gr miell misri Ola për ballokume

          Përgatitja:

          Pasi kemi shkrirë gjalpin dhe e kemi lënë të vaket shtojmë sheqerin. E rrahim me lugë druri derisa të shkrijë dhe masa të bëhet kremoze. Shtojmë vezët një e nga një me pak distancë nga njëra-tjetra duke i rrahur pa ndërprerje. Më pas hedhim finjën, e përziejmë mirë dhe në fund shtojmë pak nga pak miellin e misrit duke vijuar përzierjen me lugë druri. E punojmë mirë brumin. Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me pak miell, shtrojmë brumin e revanisë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 50 minuta.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv