• VIDEO

    Kushti i Kreshnik Çollakut për të dhënë votën për ‘Aministinë’

    Në intervistën për Report Tv deputeti Kreshnik Çollaku ka një kusht për të dhënë votën PS-së për pr/ligjin e aministisë.

     
  • VIDEO

    Flutura Açka rrëfen dhunën e Bardhit dhe Nokës: E organizuar, por komisionin do e mbledh sërish (18 janar 2023)

  • VIDEO

    ‘Opozita në situata dramatike’ Çollaku: E mbështet vetëm 13 % e shqiptarëve, kaq mbështetën Partinë e Punës në 1990

    Nënkryetari i PD-se thotë se opozita ndodhet në situatën më të vështirë. Në një intervistë për Report Tv  Çollaku thotë se duhet të reagojmë me përgjegjshmëri

  • VIDEO

    Reforma Zgjedhore, Ngjela: Ka disa pika negative, Rama mund të hyjë në histori si triumfues nëse arrin t’u japë këtë të drejtë shqiptarëve

    Të nesërmen (19 janar) në orën 11:00 është caktuar mbledhja e parë e komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore. Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një lidhje skype për ‘Studio Live’ tha se kjo reformë është domosdoshme por ceku mes të tjerash, se ka edhe disa pika negative.

     
  • VIDEO

    ‘Sulmi’ i Bardhit e Nokës ndaj Açkës, Ngjela: Opozita në gjendje jo të mirë psikike, ka humbur shpresat për pushtetin! Do shohim shumë raste të tilla

    Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku foli për përplasjen mes Nokës dhe Bardhit me deputeten Flutura Açka në Komisionin e Medias, tha se kjo situatë është krijuar si pasojë e gjendjes jo të mirë psikologjike ku ndodhet opozita. 

  • VIDEO

    ‘Deri në 3 vjeç fëmijëve mos tu jepen pajisje teknologjike’, mjekja në Report Tv: Sjell problematika në sjellje dhe gjuhë (18 janar 2023)

    Me zhvillimet e vrullshme teknologjike si dhe me përdorimin në masë, kryesisht të mjeteve të komunikimit, është pothuajse i pashmangsëm edhe përdorimi i tyre nga fëmijët në mosha të vogla si dhe nga adoleshentët

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Janar 2024 – Receta/ Me mjeshtrin Sheki Useini / ‘Djemtë e Detit’

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh / Trahana me pançetë / Supë krem patate me spinaq.

    Sheki Useini mjeshtri shqiptar i meditimit, motivimit dhe hipnozës! Jeton në Zvicër, dhe shumë prej jush e njohin nga seancat apo seminaret e meditimit të mbajtura në Tiranë vitet e fundit. Ai është një qënie shpirtërore me përvojë njerëzore, sipërmarrës i suksesshëm në Zvicër, mësues i çertifikuar në Qëndrën Ndërkombëtarë OSHO në Indi, autor i disa librave dhe ligjërues në shumë evente dhe seminare. Kemi mundësinë sot në studion e “Rreze Dielli” të bisëdojmë me të për të kuptuar më shumë rreth rrugëtimit të tij të gjatë dhe si arriti të bëhej individi i suksesshëm që është sot. Gjithashtu diskutojmë në lidhje me përjetimet e një dhimbjeje, një humbje e një njeriut të dashur, cilat janë mënyrat më të shëndetshme për ta përballuar atë. Për një jetë të shëndetshme, për një jetë të ekuilibruar, për një jetë në harmoni, cilat janë katër gjërat më të rëndësishmë që çdokush duhet t’ia thotë vetes çdo ditë pasi zgjohet nga gjumi. Flasim gjithashtu për dashurinë… Si të kuptojmë që dikush na do vërtet? Si duket ai person në sytë tanë?

    Valentin Markvukaj është autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Prej vitesh punon si muzikant dhe producent në Australi. Valentini njihet më së shumti si kompozitori dhe tastjeristi i grupit “Djemtë e Detit”. Në studion e “Rreze Dielli” ai kujton famën e viteve ’90, momentet më të bukura dhe të vështira të grupit si dhe tregon për projektet më të fundit muzikore, një videoklip i ri si dhe albumi i tretë i “Djemtë e Detit”.

  • VIDEO

    I mbani mend ‘Djemtë e Detit’? Valentin Markvukaj: Si na pengoi shalli në Festival

    Valentin Markvukaj është autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Prej vitesh punon si muzikant dhe producent në Australi. Valentini njihet më së shumti si kompozitori dhe tastjeristi i grupit “Djemtë e Detit”. Në studion e “Rreze Dielli” ai kujton famën e viteve ’90, momentet më të bukura dhe të vështira të grupit si dhe tregon për projektet më të fundit muzikore, një videoklip i ri si dhe albumi i tretë i “Djemtë e Detit”.

  • VIDEO

    Rrëqeth mjeshtri: Një ditë pasi vdiq nëna, babai mbylli sytë e iku pa asnjë shkak, ja çfarë tha…

    Sheki Useini mjeshtri shqiptar i medititmit, motivimit dhe hipnozës! Jeton në Zvicër, dhe shumë prej jush e njohin nga seancat apo seminaret e meditimit të mbajtura në Tiranë vitet e fundit. Ai është një qënie shpirtërore me përvojë njerëzore, sipërmarrës i suksesshëm në Zvicër, mësues i çertifikuar në Qëndrën Ndërkombëtarë OSHO në Indi, autor i disa librave dhe ligjërues në shumë evente dhe seminare.

    Do kemi mundësinë sot në studion e “Rreze Dielli” të bisëdojmë me të për të kuptuar më shumë rreth rrugëtimit të tij të gjatë dhe si arriti të bëhej individi i suksesshëm që është sot. Gjithashtu diskutojmë në lidhje me përjetimet e një dhimbjeje, një humbje e një njeriut të dashur, cilat janë mënyrat më të shëndetshme për ta përballuar atë. Sheki Useini rrëfen dhe përjetimin e humbjes së papritur brenda 48 orëve të dy prindërve të tij.

  • VIDEO

    Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh nga zonja Albana

    Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 bukë misri
    • 3-4 presh
    • 4 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Nenexhik i thatë

    Përgatitja:

    Pasi e kemi marinuar me kripë dhe lyer me gjalpë e vendosim pulën të piqet në furrë. Bukën e misrit e thërrmojmë, e marinojmë me erëza dhe vaj ulliri. Preshin e grirë hollë e kaurdisim me pak kripë dhe me pak ujë derisa të zbutet. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Në një tavë vendosim përsheshin me bukë misri dhe sipër preshin e gatuar me erëza si dhe pulën e pjekur.

  • VIDEO

    Supë krem patate me spinaq nga zonja Albana

    Supë krem patate me spinaq

    Përbërësit:

    • 3-4 patate mesatare
    • 1 tufëz spinaq
    • 1/2 tufëz pazi
    • Lëng mishi / Ujë
    • Kripë, piper
    • Gjalpë të freskët

    Përgatitja:

    Pasi i qërojmë dhe i lajmë patatet i presim në kubikë të mëdhenj dhe i ziejmë në ujë të vluar. Shtojmë spinaqin dhe pazinë pasi i kemi larë me ujë të bollshëm dhe vazhdojmë zierjen për 10 minuta. I kullojmë perimet dhe i bëjmë pure, rregullojmë trashësinë me lëng mishi ose me lëngun e tyre. Shtojmë pak kripë, i japim supës krem një valë të lehtë dhe e servirim me gjalpë të freskët ose ajkë qumështi.

  • VIDEO

    Trahana me pançetë nga zonja Albana

    Trahana me pançetë

    Përbërësit:

    • 2 lgj trahana
    • 1 qepë mesatare
    • 100 gr pançetë
    • 1 lç spec i kuq
    • Kripë, piper
    • Pluhur hudhre
    • Bukë e zezë

    Përgatitja:

    Vendosim në tigan me 1 lugë vaj pançetën në kubikë dhe e kaurdisim derisa të bëhet krokante, më pas shtojmë qepën duke vijuar kaurdisjen. Pasi qepa është bërë transparente e shuajmë me pak ujë dhe hudhër pluhur. Shtojmë trahananë në kaurdisje dhe më pas shtojmë ujë. Rregullojmë shijen dhe ndërkohë thërrmojmë bukën të cilën e shtojmë tek trahanaja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv