-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Janar 2024 – Receta / Shëndeti mendor tek adoleshentët! Prindër, kujdes
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me kungull dhe gorgonzola / Petanik me djathë / Mish me lakër.
Rreth 10-20% e adoleshentëve në nivel global përjetojnë gjendje të shëndetit mendor, por shumë prej tyre mbeten të nën -diagnostikuar dhe të pa trajtuar. Mos adresimi i kushteve të shëndetit mendor të adoleshentëve ndikon në jetën e mëvonshme, duke dëmtuar shëndetin fizik dhe mendor dhe duke kufizuar mundësitë për të bërë jetë të kënaqshme si të rritur. Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me aktivisten Edlira Çepani, psikologen Bona Miekley, njëkohësisht mama e 3 fëmijëve adoleshentë dhe Neli Demi, mjek psikiatër, të cilët na tregojnë faktorët ndikues që mund të çojnë në një çrregullim mendor, cilat janë gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit, si duhet të bashkëveprojmë me fëmijët dhe kryesisht adoleshentët. Cilat janë ato shenja dhe simptoma që shfaqin adoleshentët, të cilat duhet të na shqetësojnë.
-
VIDEO
Kujdes Prindër! Ja ku po gaboni në shëndetin mendor të fëmijëve tuaj
Çështjet e shëndetit mendor tek adoleshentët janë më të zakonshme nga sa mendojnë njerëzit dhe për fat të mirë, shumica e tyre janë shumë të shërueshme. Rreth 10-20% e adoleshentëve në nivel global përjetojnë gjendje të shëndetit mendor, por shumë prej tyre mbeten të nën -diagnostikuar dhe të pa trajtuar. Mos adresimi i kushteve të shëndetit mendor të adoleshentëve ndikon në jetën e mëvonshme, duke dëmtuar shëndetin fizik dhe mendor dhe duke kufizuar mundësitë për të bërë jetë të kënaqshme si të rritur.
Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me aktivisten Edlira Çepani, psikologen Valbona Mickley, njëkohësisht mama e 3 fëmijëve adoleshentë dhe Neli Demi, mjek psikiatër, të cilët na tregojnë faktorët ndikues që mund të çojnë në një çrregullim mendor, si duhet të bashkëveprojmë me fëmijët dhe kryesisht adoleshentët. Cilat janë ato shenja dhe simptoma që shfaqin adoleshentët, të cilat duhet të na shqetësojnë.
-
VIDEO
Petanik me djathë nga zonja Albana
Petanik me djathë
Përbërësit:
- 2 pako petë të pjekura
- 600 gr djathë
- 3 kokrra vezë
- 700 ml kos
- 1 majë luge sodë buke
- 150 gr gjalpë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- Arrë moskat
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Përgatisim në fillim lëngun me të cilin do spërkaten petët. Tresim gjalpin në një tigan të madh, shtojmë vajin, hedhim kosin, vezët e rrahura, djathin e copëtuar, pak piper të zi, pak sodë dhe i përziejmë, duke ngrohur pak lëngun. E provojmë për kripë dhe hedhim aq sa duhet. Lyejmë tepsinë dhe i rendisim petët një e nga një, duke i spërkatur nga pak me lëngun e përgatitur. Petët nuk i njomim shumë, sepse na qulloset petaniku, por pak kujdes me anët e petëve që të mos na mbeten të thata. Petën e sipërme e spërkasim me vaj dhe pastaj e lagim me qumësht, aq sa të jetë njomur e gjithë sipërfaqja. E lëmë 5 minuta të pushojë. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 185 gradë për rreth 45-50 minuta. Pasi e heqim nga furra, e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të ftohet pak.
-
VIDEO
Mish me lakër nga zonja Albana
Mish me lakër
Përbërësit:
- 1 kg lakër e bardhë
- 4 racione mish
- 1 qepë mesatare
- 2 domate të grira /1 lgj salcë
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 1 gotë verë e bardhë /2 lgj uthull
- Kripë, piper i zi
- Pak spec djegës
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim thelat e mishit të marinuara me pak kripë, pastaj hedhim qepën e grirë imët dhe e skuqim sa të zbutet. Pasi i kthejmë disa herë shtojmë domatet e grira, salcën, piperin e zi, specin djegës dhe e lëmë sa të pijë lëngun. Heqim mishin dhe e vendosim në një pjatë. Hedhim dy gota ujë të ngrohur e më pas lakrën e grirë në copa mesatare. Shtojmë kripë, verë të bardhë ose uthullë dhe me lugë e trazojmë me kujdes derisa të zbutet pak lakra. Shikojmë nivelin e lëngut të gjellës, që duhet të jetë i barabartë me lakrën. Kontrollojmë shijen e kripës (kujdesemi për kripën, sepse lëngu do të pakësohet gjatë zierjes, prandaj të mos e teprojmë). Përsipër vendosim thelat e mishit dhe e mbyllim tenxheren duke e lënë të ziejë në zjarr mesatar afërsisht 45-50 minuta, derisa të jetë tretur dhe të ketë mbetur me pak lëng.
-
VIDEO
Rizoto me kungull dhe gorgonzola nga zonja Albana
Rizoto me kungull dhe gorgonzola
Përbërësit:
- 320 gr oriz Carnaroli
- 150 gr djathë gorgonzola
- 1 qepë e vogël
- 200 gr kungull dimri
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 1 lugë gjalpë
- 2 gjethe dafine
- Kripë, piper
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Për lëngun e perimeve: karotë, qepë, selino me gjethe
Përgatitja:
Kungullin e presim në kubikë dhe e pjekim në furrë për rreth 20 minuta në 200°C. Ndërkohë ziejmë lëngun e perimeve. Në një tenxhere të cekët, ngrohim një kubik gjalpë dhe pak vaj. Shtojmë një qepë të grirë hollë, dy gjethe dafine dhe orizin. E shuajmë me një gotë verë të bardhë të thatë dhe e lëmë të avullojë plotësisht. Me pas hedhim lëngun e filtruar të perimeve. E lëmë rizoton të gatuhet duke e përzier herë pas here. Në gjysmë të gatimit shtojmë kungullin e pjekur duke e trazuar lehtë. Në fund shtojmë djathin gorgonzola, e trazojmë derisa të tretet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Pasi të ketë mbaruar gatimi, hedhim orizin në një pjatë të ngrohur më pare, e dekorojmë me dy gjethe dafine dhe disa kubikë kungulli.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 19 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Presidenti dekreton ligjin për komisionet hetimore,Rama mbron Begajn e opozita premton përballje te për Mulin e deri tek arrestohet mjeku që shfrytëzoi 16-vjeçaren për prostitucion
-
VIDEO
Reforma zgjedhore, Klosi: Fitojmë 2025, Sula: Mos u ngopshi! (18 janar 2024)
Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që pritet të zhvillohet ditën e nesërme (19 janar), ka mbizotëruar zhvillimet politike në Shqipëri. Deputeti i PS, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv tha se dyshon se nesër opozita do ndjekë të njëjtin skenar kaosi në mbledhjen e komisionit. Deputeti Dashnor Sula bëri me dije se do të jetë i pranishëm në mbledhje por nuk di objektin që do të ketë komisioni në rend dite.
-
VIDEO
Skandal/E kishin frikë nga pamja, djali me aftësi ndryshe përjashtohet nga shkolla (18 Janar 2024)
Kjo eshte histotia e Aleksander Lekaj nga njw fshat i Lezhws, i cili per shkak te fizikut nuk u pranua ne shkolle kur ishte femije. Sa here qe i kujton ato momente perlotet, kur ish drejtori i shkolles se fshatit iu komunikoi prinderve se prania e Aleksandrit ne shkolle trembte femijet e tjere. Por kjo nuk e bëri të dorëzohet, pasi dëshira për të marrë dije ishte më e madhe sesa diskriminimi që iu be. Endrren e realizoi pas shume vitesh, edhe pse duhet te sakrifikoj cdo mengjes. 38 vjecari pershkruan 5 kilometer me karrocen e tij per te shkuar ne nje shkolle ne qytetin e Lezhes. Sot ai është në klasë të 8-të dhe dhe pse në një moshë madhore. Aty është pritur mirë nga nxënësit e tjerë, gjithashtu edhe nga stafi pedagogjik. Aleksandri i bën studimet në një klasë specifike me mësuese ndihmëse. Nëna e tij, Dile Leka, kujdeset shumë për të birin pas vdekjes së bashkëshortit. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme, por kjo nuk e ka privuar atë t’i përkushtohet të birit. Ajo tregon se Aleksandri ka qenë një fëmijë i zgjuar dhe me dhunti. Në asnjë moment nuk i ka munguar dëshirë për të mësuar. Kur mësoi të lexoj për herë parë u aposionua shumë pas librave. Nena mundoheshe t’i blinte me aq mundesi sa kishte dhe pse te ardhurat ne familje ishin te pa mjaftueshme. E jo vetem librat, por edhe kompjuterat jane pasioni i tij. Në të ardhmen e shikon veten të punojë në sektorin e teknologjisë. 38-vjeçari vjen në studio pasditen e sotme me ëndrrën për të vazhduar gjimnazin dhe shkollën e lartë.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, ish-kreu i KQZ: Jo ndryshim sistemi, të ketë 4 rajone, jo 12-të! Ja si mund të zgjidhet ngërçi i përfaqësimit të opozitës në komision
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume u shpreh se nuk duhet të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor aktual, proporcional rajonal. Në studion e ‘Frontline’ në Report Tv, Kume tha se duhet që sistemi të jetë i njëjti por të zbatohet ndryshe, me 4 rajone zgjedhore dhe jo 12 siç është aktualisht.
-
VIDEO
Reforma Administrative, Blendi Klosi: Do rishikojmë numrin e bashkive, mund të reduktohen
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka deklaruar mbrëmjen e sotme (18 janar) në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se do të ketë një rishikim të Reformës Territoriale të vendit sa i takon ndarjes administrative.
-
VIDEO
Dash Sula në ‘Frontline’: Mund të mos jem në politikë pas 2025-ës
Deputeti demokrati, Dashnor Sula ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga politika pas vitit 2025. I ftuar në studion e ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Sula tha se më së shumti është i mendimit që të mos jetë në politikë pas përfundimit të mandatit të tij si deputet në 2025-ën kur pritet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Klosi: Dyshoj se në mbledhjen e nesërme do kemi përplasje të forcës! Sula: Do jem i pranishëm, kërkojmë zëvendësimin e Alibeajt si bashkëkryetar
Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që pritet të zhvillohet ditën e nesërme (19 janar), ka mbizotëruar zhvillimet politike në Shqipëri. Gjatë diskutimit për ndryshimet që mund të sjellë ky komision në kodin zgjedhor, deputeti i PS, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv tha se dyshon se nesër opozita do ndjekë të njëjtin skenar kaosi në mbledhjen e komisionit.