Rrëqeth mjeshtri: Një ditë pasi vdiq nëna, babai mbylli sytë e iku pa asnjë shkak, ja çfarë tha…

18 Janar, 12:42

Sheki Useini mjeshtri shqiptar i medititmit, motivimit dhe hipnozës! Jeton në Zvicër, dhe shumë prej jush e njohin nga seancat apo seminaret e meditimit të mbajtura në Tiranë vitet e fundit. Ai është një qënie shpirtërore me përvojë njerëzore, sipërmarrës i suksesshëm në Zvicër, mësues i çertifikuar në Qëndrën Ndërkombëtarë OSHO në Indi, autor i disa librave dhe ligjërues në shumë evente dhe seminare.

Do kemi mundësinë sot në studion e “Rreze Dielli” të bisëdojmë me të për të kuptuar më shumë rreth rrugëtimit të tij të gjatë dhe si arriti të bëhej individi i suksesshëm që është sot. Gjithashtu diskutojmë në lidhje me përjetimet e një dhimbjeje, një humbje e një njeriut të dashur, cilat janë mënyrat më të shëndetshme për ta përballuar atë. Sheki Useini rrëfen dhe përjetimin e humbjes së papritur brenda 48 orëve të dy prindërve të tij.