I mbani mend ‘Djemtë e Detit’? Valentin Markvukaj: Si na pengoi shalli në Festival

18 Janar, 13:18

Valentin Markvukaj është autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Prej vitesh punon si muzikant dhe producent në Australi. Valentini njihet më së shumti si kompozitori dhe tastjeristi i grupit “Djemtë e Detit”. Në studion e “Rreze Dielli” ai kujton famën e viteve ’90, momentet më të bukura dhe të vështira të grupit si dhe tregon për projektet më të fundit muzikore, një videoklip i ri si dhe albumi i tretë i “Djemtë e Detit”.