Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh / Trahana me pançetë / Supë krem patate me spinaq.
Sheki Useini mjeshtri shqiptar i meditimit, motivimit dhe hipnozës! Jeton në Zvicër, dhe shumë prej jush e njohin nga seancat apo seminaret e meditimit të mbajtura në Tiranë vitet e fundit. Ai është një qënie shpirtërore me përvojë njerëzore, sipërmarrës i suksesshëm në Zvicër, mësues i çertifikuar në Qëndrën Ndërkombëtarë OSHO në Indi, autor i disa librave dhe ligjërues në shumë evente dhe seminare. Kemi mundësinë sot në studion e “Rreze Dielli” të bisëdojmë me të për të kuptuar më shumë rreth rrugëtimit të tij të gjatë dhe si arriti të bëhej individi i suksesshëm që është sot. Gjithashtu diskutojmë në lidhje me përjetimet e një dhimbjeje, një humbje e një njeriut të dashur, cilat janë mënyrat më të shëndetshme për ta përballuar atë. Për një jetë të shëndetshme, për një jetë të ekuilibruar, për një jetë në harmoni, cilat janë katër gjërat më të rëndësishmë që çdokush duhet t’ia thotë vetes çdo ditë pasi zgjohet nga gjumi. Flasim gjithashtu për dashurinë… Si të kuptojmë që dikush na do vërtet? Si duket ai person në sytë tanë?
Valentin Markvukaj është autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Prej vitesh punon si muzikant dhe producent në Australi. Valentini njihet më së shumti si kompozitori dhe tastjeristi i grupit “Djemtë e Detit”. Në studion e “Rreze Dielli” ai kujton famën e viteve ’90, momentet më të bukura dhe të vështira të grupit si dhe tregon për projektet më të fundit muzikore, një videoklip i ri si dhe albumi i tretë i “Djemtë e Detit”.