• VIDEO

    Tavë me brokoli nga zonja Albana

    Tavë me brokoli

    Përbërësit:

    • 1 kokë brokoli
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 1 qepë
    • 1 lgj qumësht
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 lç kripë

    Për salcën:

    • 3 kokrra vezë
    • 400 ml qumësht
    • 5 lgj vaj
    • 4 lgj miell
    • 10 gr pluhur pjekës
    • 100 gr djathë pice
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim ujë të ngrohtë, kripë dhe 1 lugë qumësht. Copëtojmë brokolin dhe e lëmë për rreth 5 minuta të ziejë. Ndërkohë presim qepën në.gjysëm hëne dhe e kaurdisim, më pas shtojmë në tigan specat e prera përgjysmë. Në një tavë të lyer me vaj shtrojmë brokolin, perimet e kaurdisura dhe vezët e rrahura me qumështin, vajin, miellin, koperën, kripën dhe pluhurin pjekës..E spërkasim sipërfaqen me djathë të butë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Rithemelimi paralajmëroi kaos, PS 'zhvendos' mbledhjen e 3 komisioneve online

    Deputetët e Gazment Bardhit dhe ata të Sali Berishës janë mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit, në orën 09:00, për të diskutuar diskutuar vijimësinë e aksionit si dhe për të qenë prezent në komisionet parlamentare, për të mos i lejuar zhvillimin normal të tyre në rast se do të mbaheshin fizikisht

    • VIDEO

      Atentati ndaj Zamir Kalemit, një mjet e ndoqi gjatë gjithë ditës më pas u ekzekutua!

      Një automjet i dytë është gjurmuar nga grupi hetimor, i cili dyshohet se ka ndjekur përgjatë gjithë ditës Zamir Kalemin, ditën e atentatit në Tiranë. I njëjti mjet dyshohet se ka larguar nga vendi i ngjarjes tre autorët. 

    • VIDEO

      Petulla me karrota dhe qepë të njoma nga zonja Albana

      Petulla me karrota dhe qepë të njoma

      Përbërësit:

      • 300 gr miell
      • 5 vezë
      • 300 ml ujë i gazuar
      • 2 karrota
      • 3 qepë të njoma
      • Pluhur pjekës
      • Kripë
      • Vaj për skuqje

      Përgatitja:

      Presim karrotat dhe qepët e njoma imët. Në një tas vendosim vezët i rrahim, shtojmë ujin e gazuar, miellin, kripën dhe perimet. E lëmë brumin të pushojë. Në një tenxhere hedhim vaj dhe zhysim garuzhden në vaj të nxehtë. Shtojmë masën e brumit në garuzhden me vaj, e lëmë të skuqet pak, largojmë garuzhden dhe e skuqim petullën dhe nga ana tjetër.

    • VIDEO

      Vezë sy me salcë nga zonja Albana

      Vezë sy me salcë

      Përbërësit:

      • 4 vezë
      • 4 lgj vaj ulliri
      • 500 ml kos
      • 2 thelpinj hudhër
      • Kripë, piper
      • Majdanoz / kopër e freskët

      Përgatitja:

      Përgatisim salcën e kosit duke grirë thelpinjtë e hudhrës dhe duke i bashkuar me kosin. I shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, e përziejmë dhe pastaj e vendosim në pjata. Marrim një tigan, shtojmë vaj dhe skuqim vezët. Duhet të kemi kujdes që e kuqja të mos çahet dhe pjesa e bardhë të mos digjet, prandaj skuqja më e mirë bëhet me kapak. Pasi veza është mpiksur i vendosim sipër salcën së bashku me majdanoz të freskët ose kopër të grirë hollë, piper të bluar në çast dhe pak vaj ulliri rreth pjatës.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 16 janar 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga Vit i ri e Kuvend i vjetër te opozita pengon fjalën e Presidentit e deri tek në një dekadë kanë ikur mbi 1 milion shqiponja.

    • VIDEO

      "Vdekje klinike"/ Mbyllen mijëra vende pune, qindra biznese ulin qepenat - Ku gabuan fasonët? (15 janar 2024)

      Në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv ekspertët ekonomikë Eduart Gjokutaj e Fatos Çoçoli, ish ministri i Ekonomisë, Arben Malaj dhe kreu i shoqatës ‘Pro Eksport Albania’, Edvin Prençe diskutuan mbi problemet me të cilat po përballen fasoneritë në vend dhe politika që mund të funksionojnë si zgjidhje të mundshme.

    • VIDEO

      Kriza e fasonerive, ish-ministri Malaj: Duhet paketë e plotë nga qeveria! Ja skema sesi mund të ndihmojë pa deformuar tregun

      Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj pasi tha se duhej që ristrukturimi i biznesit fason të ndodhte komfort tregut dhe jo me urdhër, foli gjithashtu edhe për një skemë të mundshme që qeveria mund të përdorë për të ndihmuar fasonerit.

    • VIDEO

      Kriza e fasonerive, Prençe: Jemi në kufijtë e mbijetesës! Nuk kërkojmë lëmoshë, qeveria të na mundësojë kredi të buta

      Kreu i shoqatës ‘Pro Eksport Albania’, Edvin Prençe i ftuar në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv tha se biznesi fason nuk kërkon lëmoshë nga qeveria por marrjen e kredive të buta.

       
    • VIDEO

      Takimi i bujshëm Majko- Berisha për situatën e Kosovës në ‘98, Lorenc Vangjeli rrëfen për herë të parë bisedën sekrete

      Ishte dhjetori i vitit 1998, kur studentët ishin futur në grevë urie dhe në atë kohë opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko

    • VIDEO

      Nga nxënës ekselent përfundon në “shtëpi bari”/Nëna: Dy vite ma mbajnë peng, dua djalin… (15 janar 2024)

      Erikson Marku është një 23-vjeçar nga Lezha të cilit familja nuk ia ka dëgjuar më zërin që prej vitit 2020. Si shumë të tjerë edhe Eriksoni vendosi të emigrojë në vitin 2017 për një jetë më të mirë. Ishte data 10 prill kur ai u vendos në shtetin Francez ku punonte si kamarjer. Kontaktet i kishte të rregullta me familjen deri më 15 tetor 2020, datë e cila shënon telefonatën e fundit me nënën e tij, Zonjën Pashkë. Në këtë telefonatë ai i pohoi se ishte mirë dhe sapo kishte lënë punën. Më tej pas tentativave të shumta të familjes për tu lidhur me Eriksonin, ata nuk mundën t’ia dëgjonin më zërin. Ajo çka ka ngritur më tepër dyshimet në familje janë disa mesazhe të mbërritura në familje në dhjetor të 2021 të shkruara nga djali nga një numër tjetër ku thuhet “Jam mirë, mos ia jepni kujt këtë numër sepse më prishni punë me letrat” ndërkohë që Eriksoni ishte me letra të rregullta në shtetin Francez. Sipas tyre këto mesazhe nuk janë të shkruara nga Erikson Marku. Pasi e telefonuan sërish numrin atyre iu përgjigj një shtetas afrikan i cili u pohoi se 23-vjeçari kishte punuar për të dhe se i kishte para borxhë. Por nuk i dha më tepër detaje. Edhe pas shumë tentativave ata nuk kanë mundur të lidhen më me djalin e vogël të familjes Marku. Të merakosur për fatin e tij, ata kërkojnë ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë” për të zbuluar misterin që fshihet pas kësaj ngjarje dhe të lidhin kontaktet me Eriksonin.

    • VIDEO

      Mesila Doda: PD e bërë cope e çikë, e përthithi problematika e personave në krye, duhet të konceptohet një e djathtë e re moderne (15 janar 2024)

      Deputetja e PDIU-së Mesila Doda në Report Tv shprehet se ka ardhur koha për një “të djathtë të re moderne”, duke nënvizuar se PD-së e ka përthithur problematika e personave që e kanë drejtuar

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv