-
VIDEO
‘Partizani’/ Ngjela për Report Tv: Kur Berisha të dënohet me formë të prerë s’do jetë më në politikë, Basha të jetë më aktiv
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv situatën politike dhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha ditën e djeshme.
-
VIDEO
Videoskandali/ SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit! Pretenca për Safet Gjicin e Alma K.
SPAK dha sot pretencën për ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma K.
-
VIDEO
Fasonët të prekur nga rënia e euros, eksperti: Deri në muajin qershor do të kemi 25 mijë vende pune të humbura
Nga data 4 janar e deri më sot 1200 punonjës në fasoneri janë larguar nga puna për shkak të krizës financiare nga rënia e euros në kursin e këmbimeve dhe eksporteve. Por ajo që pritet për këtë sektor do të jetë edhe më fatale
-
VIDEO
Arrest kardiak apo gjendje të fikti? Ja si të veproni menjëherë! Ndihma e parë shpëton jetën
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Tahir Demko nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive:
- Humbja e vetëdijes, trajtimi i një gjendje të fikti
- Ndalimi i frymëmarrjes, ose nje arresti kardiak
- Mbytjet nga ushqimet dhe të tjera në kushte shtëpie
-
VIDEO
I mbani mend dy aktorët e filmit "Një vonesë e vogël", ja si duken pas 41 vitesh...
Juna Tomorri dhe Gentjan Lleku pas 41 vitesh, dyshja e aktorëve ‘të vegjël’ të një prej filmave për fëmijë më të bukur “Një vonesë e vogël” pak kohë më parë risollën një skenë të atij filmi, përmes një fotoje. Në filmin “Një vonesë e vogël” ai është djali që kishte adresën e mësueses dhe që e humbi, kurse ajo është vajza që thoshte se e dinte shtëpinë e mësueses se ishte fqinjë me tezen e saj.
Nëpërmjet një lidhje skype Juna nga Gjermania dhe Genti nga Tirana në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji fëmijërinë dhe filmin që i bëri fëmijët më të njohur të Tiranës të atyre viteve.
-
VIDEO
Perime në tavë për 5 minuta nga zonja Albana
Perime në tavë
Përbërësit:
- 1 patate
- 1 kungull
- 1 qepë
- 2 speca
- 3 thelpinj hudhër
- 1 patëllxhan
- 5-6 domate qershi
- 1 filxhan çaj salcë domate
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë kafeje kerri
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:
Marrim të gjithë perimet dhe i presim në kubikë. I marinojmë me kripë, piper dhe kerri dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë salcën e domates, vendosim gjethen e dafinës dhe bimë aromatike të tjera sipas dëshirës dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë për rreth 25-30 minuta.
-
VIDEO
Do pastronin 18.3 mln euro të 'Cosa Notras'-s,SPAK çon në gjyq tre italianët që bashkëpunuan me Rezart Taçin! Do përfitonin 3 mln euro
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj tre shtetasve italianë, sipërmarrësit 90 vjeçar Francesco Zummo, ekonomistit Fabio Petruzella dhe Daniele Cestagalli, broker financiar të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo kishin organizuar një skeme komplekse financiare për pastrimin e 18.3 milionë eurove të ardhura të mafias siciliane Cosa Nostra.
-
VIDEO
Sallatë me fasule, e shijshme dhe shumë e shëndetshme nga Ardeta Koçi
Sallatë me fasule
Përbërësit:
- 1 tas fasule të ziera
- 2-3 karrota të ziera
- 1 qepë e kuqe e vogël
- 1 fk stika pishe
- 2 kastraveca turshi
- 70 gr ullinj
- 4-5 lugë vaj ulliri
- 2 lugë uthull molle
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fasulet një ditë më parë vendosen në ujë që të zbuten. Të nesërmen i ziejmë, derisa të mos e prishin kokrrën. I kullojmë dhe i marinojmë me kripë. Ndërkohë ziejmë shumë pak karrotat dhe i grijmë në copa. Qepën e presim përgjysmë dhe e grijmë imët në formë gjysmërrethi. Edhe këto i spërkasim me pak kripë. Në një tas të bollshëm i përziejmë të gjitha: fasulet, qepët, karrotat, ullinjtë, kastravecët e grirë, stikat, vajin e ullirit, piperin e zi, uthullën e mollës dhe majdanozin e grirë imët. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë në një pjatancë duke e zbukuruar me gjethe majdanozi.
-
VIDEO
Super shije! Supë me qiqra, supa e shëndetit të mirë nga Ardeta Koçi
Supë me qiqra
Përbërësit:
- 250 gr qiqra
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 litër lëng mishi /perimesh
- 1 lugë supe gjalpë
- 4 lugë supe vaj ulliri
- 1 lugë supe salcë domate
- 2 lugë supe uthull
- 2 thelpinj hudhra
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Qiqrat i vendosim në ujë 10-12 orë para se të gatuhen që të zbuten. I shpëlajmë dhe i vëmë në zjarr për të marrë një valë. I derdhim ujin dhe largojmë cipat e shkëputura nga qiqrat. I vëmë për t'i zier në një tenxhere me presion, për afro 35-40 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe i hedhim në mikser për të përgatitur kremin e qiqrave. Në mikser shtojmë vajin e ullirit, uthull, pak ujë të ngrohtë dhe i bëjmë kremoze. Në tenxheren që do të përgatisim supën, grijmë shumë imët qepën dhe e skuqim në gjalpë derisa të tretet. Hedhim hudhrat e shtypura, karrotën e grirë dhe salcën e domates dhe i skuqim derisa të shkëlqejnë. Shtojmë lëngun e mishit ose të perimeve, piperin e zi, arrën moskat, kripën, kremin e qiqrave, i përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin valë. Në fund i grijmë edhe majdanozin dhe e shërbejmë duke e spërkatur me pak vaj ulliri.
-
VIDEO
"Pa Gjurmë" gjen Lulin! Deklarata epike e qytetarit: Saliut do t'i dridhen gjunjët
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 12 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga rikthimi i Lulzim Bashës te Rama krijon një tjetër ministri të re e deri tek e majta që mungon.
-
VIDEO
Frontline Exclusive/Djali i Bedrie Lokës dëshmon videot e dhunës së Xhemalit ndaj së ndjerës (11 janar 2023)
Emisioni Frontline, në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanco publikon dy video ekskluzive përmes të cilave dokumentohen episode të tjera të dhunës që burri ushtronte ndaj të ndjerës Bedrie Loka e cila vendosi që ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë më 2 janar të këtij viti