Vezë sy me salcë
Përbërësit:
- 4 vezë
- 4 lgj vaj ulliri
- 500 ml kos
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Majdanoz / kopër e freskët
Përgatitja:
Përgatisim salcën e kosit duke grirë thelpinjtë e hudhrës dhe duke i bashkuar me kosin. I shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, e përziejmë dhe pastaj e vendosim në pjata. Marrim një tigan, shtojmë vaj dhe skuqim vezët. Duhet të kemi kujdes që e kuqja të mos çahet dhe pjesa e bardhë të mos digjet, prandaj skuqja më e mirë bëhet me kapak. Pasi veza është mpiksur i vendosim sipër salcën së bashku me majdanoz të freskët ose kopër të grirë hollë, piper të bluar në çast dhe pak vaj ulliri rreth pjatës.